By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 dhjetor
December 5, 2025
Berlini dërgon avionë luftarakë në Poloni pas shkeljeve të dronëve rusë
December 4, 2025
Kurti: Me Finlandën ndajmë të njejtat vlera dhe prioritete
December 4, 2025
Arrestohet nga policia serbe një shqiptar në Merdarë për flamurin e UÇK-së
December 4, 2025
Protestë më 13 dhjetor në Shkup, mbështetje për UÇK-në, reagon Mickovski
December 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Si, për çka dhe nga kush keqinformoheni?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Si, për çka dhe nga kush keqinformoheni?
Ballina 1Lajme

Si, për çka dhe nga kush keqinformoheni?

Kosova Times
Last updated: 2023/01/25 at 8:15 PM
Kosova Times Published January 25, 2023
Share
SHARE

Qytetarët e Kosovës hasin më së shumti në keqinformim kur janë në pyetje ngjarjet politike, sipas të dhënave të publikuara nga platforma për kontrollim të fakteve, hibrid.info, më 25 janar.

“Kjo na tregon se prodhimi dhe publikimi i përmbajtjeve keqinformuese është bërë me qëllim të krijimit të një narrative dezinformuese”, thuhet në raportin e publikuar me të dhëna për muajt korrik-dhjetor të vitit 2022.

Të dhënat e platformës hibrid.info – që është anëtare e Rrjetit Ndërkombëtar të Kontrolluesve të Fakteve (IFCN) – tregojnë se qytetarët më së shumti janë keqinformuar lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës, raportet mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe ngjarjet dhe zhvillimet në komuna e rajone të banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Keqinformimi lidhur me këto ngjarje dhe të tjera është evidentuar në disa forma: dezinformim, manipulim i fakteve, clickbait, përmbajtje e paevidentuar, gabim, teori konspirative, etj.

Të dhënat e hibrid.info tregojnë se “mediat e dyshimta” – siç janë cilësuar ato që nuk janë të regjistruara si entitete juridike apo nuk kanë të dhëna për aktivitetet e tyre – nuk janë të vetmet që shpërndajnë keqinformime.

Të dhënat e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) tregojnë se gati gjysma e qytetarëve të Kosovës nuk i verifikojnë fare informatat që i marrin në rrjete sociale, përkundër që 85 për qind besojnë se portalet publikojnë nganjëherë lajme të rreme.

Të dhënat e këtij raporti janë nxjerrë nga raportet mujore të hibrid.info për periudhën kohore korrik – dhjetor 2022. Ato janë grumbulluar nga stafi i platformës që monitoron në baza ditore artikujt me përmbajtje keqinformuese.

Për këtë arsye, përveç nevojës së profesionalizmit dhe respektimit të kodit etik gazetaresk nga mediat, Shkëlzen Osmani, themelues i platformës hibrid.info, thotë se është shumë e rëndësishme të përfshihet edukimi digjital dhe medial në edukimin shkollor.

“Kjo do t’i ndihmonte konsumuesit e përmbajtjeve digjitale që të zhvillojnë një gjykim kritik që nga moshat e reja. Rritja e gjykimit kritik dhe analitik i bën lexuesit që të jenë më të vëmendshëm në aspektin e përcaktimit të vërtetësisë së informacioneve që i lexojnë e, si rrjedhojë, edhe të bien më pak pre e keqinformimit”, thotë Osmani për Radion Evropa e Lirë.

Të dhënat e kompanisë Meta, të publikuara në fillim të vitit 2022, tregojnë se në Kosovë janë rreth 870 mijë përdorues të Facebookut.

Marrja e informatave të fundit lidhur me ngjarjet në vend është ndër arsyet kryesore që kosovarët e përdorin këtë platformë digjitale, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI).

You Might Also Like

Kurti: Me Finlandën ndajmë të njejtat vlera dhe prioritete

Arrestohet nga policia serbe një shqiptar në Merdarë për flamurin e UÇK-së

Protestë më 13 dhjetor në Shkup, mbështetje për UÇK-në, reagon Mickovski

Krasniqi: Inaugurimet në komunat në veri do të zhvillohen sipas Kushtetutës

Ekspertë mediesh rajonale vizitojnë RTK-në

Kosova Times January 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Kampionati evropian i s…: Marija përfaqëson me krenari vendin e saj

Kosova Times Kosova Times June 1, 2023
Është koha ideale për rizoto me kërpudha: Përgatiteni në këtë mënyrë, do t’ju kënaqë
Abdixhiku premtoi investime miliardëshe për Prishtinën në infrastrukturë
Presidenti i SHBA Biden : Duket se Izraeli nuk goditi spitalin e Gazës
Serbia “zyrtarizoi dështimin e dialogut” me letrën në Bruksel
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?