By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së
July 18, 2025
Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet
July 18, 2025
Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë
July 18, 2025
Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së
July 18, 2025
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani pas tërheqjes së ambasadorit bullgar: Sofja po bie pre e provokimeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Osmani pas tërheqjes së ambasadorit bullgar: Sofja po bie pre e provokimeve
Rajon / Botë

Osmani pas tërheqjes së ambasadorit bullgar: Sofja po bie pre e provokimeve

Kosova Times
Last updated: 2023/01/26 at 4:10 PM
Kosova Times Published January 26, 2023
Share
SHARE

Bullgaria do t’i ndërpresë të gjitha projektet e përbashkëta ndërshtetërore me Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa të mërkurën në mbrëmje e bëri publik edhe vendimin për tërheqjen e ambasadorit të saj nga Shkupi.

Kjo u bë e ditur nga ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Nikolai Milkov, pas një seance në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme të Bullgarisë, ku ishte diskutuar për tensionet e fundit me Maqedoninë e Veriut, pas sulmit fizik ndaj Hristijan Pendikovit – përfaqësues i një klubi bullgar në qytetin e Ohrit.

Sulmi ndaj tij kishte ndodhur, më 19 janar, por hetimet ende nuk kanë përcaktuar nëse ai është sulmuar për shkak të mosmarrëveshjeve personale, apo për shkak të shtetësisë së tij bullgare. Për këtë rast po hetohen katër persona.

“Të gjithë jemi të mendimit se gjërat nuk mund të vazhdojnë siç kanë qenë. Kjo që po ndodh nuk është një qasje produktive. Duhet të bëhet e qartë se gjërat kanë ndryshuar. Gjërat nuk do të vazhdojnë, ne do të shqyrtojmë më shumë komponentë dhe elementë të bashkëpunimit tonë dypalësh me shtetin tonë fqinj”, deklaroi Milkov.

I pyetur nëse pas këtij incidenti Sofja do t’i bllokojë bisedimet e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, Milkov tha se Bullgaria këtë nuk do ta bëjë sepse siç tha, “bisedimet asnjëherë nuk kanë filluar” andaj si reagim për incidentin do të ndërmarrë masa të tjera si “ndërprerja e të gjitha projekteve të përbashkëta ndërshtetërore me Maqedoninë e Veriut”.

Ai foli edhe për festën e 4 Shkurtit, ditëlindjes së Goce Dellçevit, për të cilën tha se nëse bullgarët ndalohen në kufirin e Maqedonisë së Veriut dhe nuk lejohen të shkojnë në Shkup për të festuar këtë ditë, Bullgaria do të reagojë negativisht.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, shprehu keqardhje për vendimin e Sofjes, i cili beson të jetë i përkohshëm pasi dialogu, sipas tij, është mënyra e vetme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Osmani tha se nuk qëndrojnë arsyetimet se tërheqja është bërë për shkak të incidentit, pasi, sipas tij, organet kompetente po bëjnë gjithçka për zbardhjen e tij dhe se tashmë ka persona të ndaluar për këtë rast.
Osmani tha se Sofja po bie pre e provokimeve të personave e qarqeve tjera që janë të interesuara për tensione mes dy vendeve.

“Shpreh keqardhje për këtë tërheqje të përkohshme… Sigurisht se kjo, në një mënyrë shihet edhe si përkeqësim i raporteve. Por, ne jemi të interesuar që të vazhdojë dialogu me Bullgarinë dhe ambasadorët janë instrumenti kryesor për dialog mes shteteve. Kështu që, besoj se ky vendim do të tërhiqet që të mund të vazhdojë ky dialog. Por, duhet parë edhe konteksti tjetër pasi kemi zgjedhje në Bullgari dhe këtu një situatë të tensionuar politike dhe hapësira e provokatorëve, e dhunuesve dhe e përfituesve politikë tani është aktive dhe secili prej tyre tenton që të përfitojë diçka nga kjo situatë”, deklaroi Osmani.

Reagimi i shefit të diplomacisë bullgare pasoi një paralajmërim të presidentit maqedonas, Stevo Pendarovski, se më 4 shkurt në Shkup do të udhëtojë një grup i bullgarëve, përfshirë politikanë, për të marrë pjesë në shënimin e ditëlindjes së Goce Dellçevit. Dellçev njihet si një figurë historike nga periudha e vitit 1900, identitetin e të cilit e pretendojnë, si Sofja, ashtu edhe Shkupi.

Pendarovski deklaroi se ka informacione se ky grup mund të shkaktojë incidente, andaj edhe i ka propozuar Qeverisë ndalimin e hyrjes në vend të një deputeti të Parlamentit Evropian nga Bullgaria dhe të disa personave të tjerë shtetas të Bullgarisë.
Kreu i shtetit, gjithashtu, tha se ka të dhëna se pas strukturave në Bullgari që bëjnë fushatë anti-maqedonase qëndron shërbimi inteligjent rus.

Tensionet mes dy shteteve janë acaruar në tre muajt e fundit pas hapjes së klubeve bullgare në Manastir dhe Ohër, që u kundërshtuan nga pala maqedonase pasi mbajnë emrat e Car Borisit të Tretë dhe Vanço Mihajlovit, personalitete bullgare që kanë luftuar për bashkimin e territoreve të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.

Për rritjen e tensioneve me Sofjen, opozita maqedonase ka akuzuar partitë në pushtet, të cilat, sipas saj, “për të mbrojtur krimin e Kovaçevskit [kryeministër] dhe Ali Ahmetit [kryetar i BDI-së] pranuan të gjitha kushtet e Bullgarisë, që çuan në acarimin edhe më të madh të raporteve mes dy vendeve”.

“Me LSDM-në [Lidhjen Social Demokrate], Kovaçevskin dhe Bujar Osmanin [ministër i Punëve të Jashtme] kemi vetëm pasiguri, poshtërime dhe bllokada. Qëndrimi joshtetëror që Qeveria tregon me veprime, është disfata më e madhe që mund t’i ndodhë Maqedonisë [së Veriut]”, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së.

Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, vitin e kaluar hoqi veton ndaj Shkupit për t’i hapur rrugë bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Por, bisedimet mund të bllokohen nëse Maqedonia e Veriut nuk bën ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën e saj, ashtu siç parashihet me marrëveshjen ndërmjet dy vendeve, bazuar mbi atë që njihet si “propozimi francez” për zgjidhjen e kontesteve për gjuhën, identitetin dhe historinë maqedonase.

You Might Also Like

The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”

Publikohen emrat e 18 spiunëve të Putinit

Ukraina ka njoftuar një sulm të gjerë hakerash në serverat e Gazprom dhe pothuajse 400 degëve të saj

Sa serioze është diagnoza e Trump?

Kthesë rreth rrëzimit të aeroplanit në Indi. Piloti i fiku qëllimisht ndërprerësin e karburantit?

Kosova Times January 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Rikthehet superliga (m dhe f) me ndeshjet e javës së tretë

Kosova Times Kosova Times June 18, 2024
Afaristi kroat paraqitet vullnetarisht: “Jam gati të jem sponsor dhe organizator i kthimit të Titos në Kumrovce!”
Dramë në qiell mbi Kroaci: Avioni papritmas ndryshoi drejtim dhe bëri një ulje të detyruar, pamjet satelitore zbulojnë gjithçka…
Kurti takon përfaqësuesin e Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, kërkoi shtim të sigurisë në kufi me Serbinë
Osmani uron Italinë për Ditën e Republikës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?