Bislimi nga deputeti Reuten, pranoi simbolikisht nga penën me të cilën u nënshkrua me 19 prill të vitit të kaluar, vendimi final për procesin. Kujtojmë se Reuten ishte dhe raportues mbi çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian.Gjatë takimit, u bisedua mbi rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian, ku zëvendëskryeministri përmendi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE dhe nevojën për ecjen tutje në këtë proces, angazhimin e vendit sa i përket Planit të Rritjes dhe punës për reformat indikative, por edhe performancën e vendit përmes indikatorëve ekonomikë, njofton Qeveria e Kosovës.

Në këtë takim u ngritën dhe çështje që ndërlidhen me fusha si energjia, shëndetësia e arsimi.

Nga ana e tyre, eurodeputetët Reuten dhe Ilçiq nënvizuan se Parlamenti Evropian e mbështet Republikën e Kosovës në objektivin e qëllimin e saj në rrugëtimin integrues drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar dhe mirënjohjen për qëndrimin parimor e mbështetjen ndaj qasjes evropiane kundrejt agresionit të pajustifikuar rus në Ukrainë.

Duke i falënderuar eurodeputetët për përkrahjen e vazhdueshme të tyre dhe të Parlamentit Evropian ndaj Republikës së Kosovës, zëvendëskryeministri Bislimi vlerësoi pikëpamjet e ndara dhe diskutimet gjithmonë produktive. Në këtë takim, ai shoqërohej dhe nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, njofton ekzekutivi, transmeton RTKLive.