By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Partitë konfirmojnë ftesën nga Ambasada amerikane për takimin e 31 janarit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Partitë konfirmojnë ftesën nga Ambasada amerikane për takimin e 31 janarit
Ballina 1Lajme

Partitë konfirmojnë ftesën nga Ambasada amerikane për takimin e 31 janarit

Kosova Times
Last updated: 2023/01/26 at 4:48 PM
Kosova Times Published January 26, 2023
Share
SHARE

Më 31 janar, Ambasada e ShBA-së në Prishtinë organizon diskutim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ftesa është konfirmuar nga disa parti politike, por jo të gjitha kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Edhe nga Qeveria nuk kanë treguar nëse kryeministri Kurti do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për diskutim.

Ftesa e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë, për pjesëmarrje në takimin ku do diskutohet për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ka mbërritur në adresë të disa partive politike dhe shoqërisë civile.

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila e kontaktuar nga Radio Kosova e ka konfirmuar shkurt se e kanë pranuar një ftesë të tillë. Por, më pas nuk ka qenë e qasshme për të saktësuar nëse do të marrin pjesë në takim apo jo.

Pjesëmarrja në takim është konfirmuar nga PDK-ja, kryetari i së cilës Memli Krasniqi ka thënë se asnjëherë nuk i kanë refuzuar takimet me ShBA-në.

Edhe LDK-ja e ka konfirmuar se ka marrë ftesë për këtë takim. Zëdhënësja e kësaj partie, Sibel Halimi, ka thënë për Radio Kosovën se për pjesëmarrjen në takim do të flasin më vonë. Ndërsa, nga AAK, nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.

Nga Qeveria nuk janë përgjigjur nëse kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në takim. Ndërsa, zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi, ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 31 janarit. Në një intervistë për RTK-në, ajo ka thënë se është kundër çdo asociacioni një etnik.

“A do të thotë ky takim se Asociacioni veç do të nisë të zbatohet? Jo, nëse e shihni qëndrimin tim personal. Gjithnjë kam qenë kundër formimit të komunave një etnike. Shihni çfarë ndodhi në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku Republika Serbe ka bërë për gjithë këto vite që i gjithë procesi i Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës si një shtet të ndenjur. Dhe, sot, nga paramendimi, ne si Qeveri po bëjmë gjithçka që kjo të mos ndodhë”, ka thënë ajo.

Pranimin e ftesave dhe konfirmimin e pjesëmarrjes në takimin e ambasadës së ShBA-së, e kanë konfirmuar për Radio Kosovën disa organizata të shoqërisë civile. Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi e vlerëson pozitive ftesën për takim e diskutim.

“Në këtë fazë nuk mund të paragjykojmë se cilat do të jenë veprimet e mëtutjeshme për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Por, i rëndësishëm është fakti se Ambasada e ShBA-së, ka ftuar përfaqësues nga shoqëria civile, qeveria dhe partitë politike, për të diskutuar për një temë që zgjon interes publik në Kosovë”, tha ai.

Së fundi është shtuar presioni i miqve ndërkombëtarë ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

You Might Also Like

Maqedonci ngushëllon SHBA-në pas sulmit terrorist në Siri

Bankat rrisin tarifat e disa shërbimeve për 100%, BQK pranon 17 ankesa

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne

Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë

Kosova Times January 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Janjiq: Vuçiq është rikthyer në rininë e tij, lokuesit e vërtetë janë në radhët e tij

Kosova Times Kosova Times December 31, 2022
Tre ditë zie në Dagestan: Më shumë se 15 policë dhe disa civilë të vrarë, gjashtë “banditë” të likuiduar
Bulliqi premton projekte të reja dhe mbështetje për gratë në Podujevë
Shefi i OKB-së thotë se konflikti i Sudanit mund të ‘përfshijë të gjithë rajonin’
“Bullgaria dhe Shqipëria – së bashku për edhe një tjetër fëmijë të lindur!”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?