By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kusari Lila: Propozimi për ndryshim orari nuk ishte shkelje
May 17, 2025
Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç
May 17, 2025
Vetëm Kosova e Serbia mbeten pa mjetet e para të Planit të Rritjes
May 17, 2025
Borxhet e komunës ndaj KRM ‘Pastrimi’ ende të papaguara
May 17, 2025
Sahatçiu realizon shkollën 42 në Tiranë, pasi u la pezull në Prishtinë
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Draft-statuti nga FES-i: Asociacioni me simbole të veta, kuvend, kryetar…
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Draft-statuti nga FES-i: Asociacioni me simbole të veta, kuvend, kryetar…
Ballina 1Lajme

Draft-statuti nga FES-i: Asociacioni me simbole të veta, kuvend, kryetar…

Kosova Times
Last updated: 2023/01/30 at 4:26 PM
Kosova Times Published January 30, 2023
Share
SHARE

Në një draft-statut të publikuar të hënën nga organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), parashihet që Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë të formohet në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës.

I përbërë nga 7 kapituj dhe 18 nene, ky draft-statut parasheh mënyrën e themelimit, strukturën organizative, marrëdhëniet me autoritetet qendrore, rregullimin ligjor, buxhetin, si dhe aspekte të tjera të funksionimit të këtij asociacioni, përfshirë simbolet.

Për krijimin e tij, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, që zhvillohet në Bruksel.

Me gjithë trysninë e faktorit ndërkombëtar, Kosova, deri më tash, nuk e ka zbatuar këtë marrëveshje. Kryeministri Albin Kurti, në disa raste, ka përsëritur se në Kosovë nuk mund të formohen asociacione njëetnike.

Duke prezantuar draft-statutin, përfaqësuesi i organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung në Kosovë, Rene Schlee, tha se gjatë hartimit të tij, janë kujdesur që ai të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe me Marrëveshjen e Brukselit.

“Ky është një projekt i pragmatizmit politik, sepse ne kemi menduar se do të vijë koha kur do të ishte i nevojshëm statuti i Asociacionit”, tha ai.

https://www.evropaelire.org/a/statuti-per-asociacionin-fes/32244026.html

Çfarë parasheh draft-statuti?

Sipas këtij dokumenti, Asociacioni parashihet t’i ketë simbolet e veta zyrtare, duke përfshirë stemën dhe flamurin, të cilat do të dizajnohen nga Bordi i Asociacionit në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.

Statuti do të miratohet nga një kuvend themelues i Asociacionit, i përbërë nga anëtarët e votuar të kuvendeve komunale të komunave pjesëmarrëse.

Statuti do të miratohet me akt juridik të Qeverisë së Kosovës dhe do të hyjë në fuqi pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Sipas dokumentit, anëtare të këtij asociacioni mund të jenë dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë: Mitrovica e Veriut, Kllokoti, Parteshi, Ranillugu, Graçanica, Zveçani, Zubin Potoku, Novobërda, Leposaviqi dhe Shtërpca. Anëtarësimi është vullnetar dhe çdo anëtar duhet t’i përmbahet statutit.

Asociacioni, sipas dokumentit të prezantuar, do të ketë të drejta të plota në fushën e zhvillimit ekonomik lokal, në fushën e edukimit, planifikimit urban, si dhe rural.

“Asociacioni ka të drejtë të ketë buxhet të tijin, llogari bankare, prona, si dhe të angazhohet në transaksione financiare”, thuhet po ashtu në draft-statutin e prezantuar nga Friedrich-Ebert-Stiftung.

Një ndër nenet flet edhe për objektivat e Asociacionit, të cilat, siç thuhet, janë: forcimi i demokracisë lokale, duke lehtësuar, financuar ose promovuar aktivitete që avancojnë pjesëmarrjen qytetare dhe praktikat demokratike, si dhe përfaqësimi i interesave të rëndësishme për demokracinë lokale.

Në draft-statut thuhet se Asociacioni do të ushtrojë edhe kompetenca të tjera shtesë, që mund të delegohen nga autoritetet qendrore, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Sa i takon strukturës organizative, neni 6 parasheh që Asociacioni të ketë: kuvendin e Asociacionit, kryetarin e Asociacionit, nënkryetarin e Asociacionit, këshillin e Asociacionit dhe bordin e Asociacionit.

Neni 15 parasheh që Asociacioni të angazhohet me autoritetet qendrore të Kosovës në shkëmbimin e informacioneve, në frymën e promovimit të demokracisë dhe multietnicitetit, bazuar në sistemin ligjor të Kosovës.

Sa i takon rregullimit ligjor, neni 16 parasheh që Qeveria e Kosovës, përmes një akti juridik, t’i japë Asociacionit statusin e subjektit juridik.

“Kjo përfshin të drejtën e zotërimit të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme” dhe të “bashkëpronësisë së shoqërive që ofrojnë shërbime lokale brenda fushëveprimit të Asociacionit”.

Shpenzimet e Asociacionit parashihet të jenë subjekt i auditimeve nga autoritetet kompetente, përfshirë Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës.

Sa i takon financimit, sipas dokumentit në fjalë, Asociacioni do të financohet nga kontributet e anëtarëve të tij, të ardhurat nga shërbimet e ofruara nga Asociacioni, pasuritë e tij të luajtshme ose të paluajtshme, transferet nga autoritetet qendrore, grantet, donacionet, si dhe mbështetja financiare e shoqatave dhe organizatave të tjera, vendase dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Republikën e Serbisë.

Sipas draft-statutit, Asociacioni do të përjashtohet nga detyrimet dhe taksat në arritjen e objektivave të tij, në të njëjtën mënyrë sikurse komunat pjesëmarrëse.

Qeveria dhe Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës parashihet që të kenë qasje në rishikimin e buxhetit vjetor të Asociacionit, përpara se ai të miratohet.

https://www.evropaelire.org/a/statuti-per-asociacionin-fes/32242944.html

Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj interesimit të REL-it për të komentuar draft-statutin e prezantuar nga organizata gjermane.

Para publikimit të tij, zyrtarë të partisë në pushtet -Lëvizjes Vetëvendosje – u takuan me zotin Schlee.

Në komunikatën dërguar mediave u tha se në këtë takim “u ritheksua qëndrimi i LV-së [Lëvizjes Vetëvendosje] kundër themelimit të një asociacioni dhe çdo marrëveshjeje tjetër mbi baza etnike”.

“Republika e Kosovës ka një nga sistemet më të mira në botë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve joshumicë, brenda kornizave ligjore dhe kushtetuese”, u tha po ashtu në komunikatë.

Deri më tash, nuk ka komente as nga Beogradi, por, javën e kaluar, kur Friedrich-Ebert-Stiftung ka paralajmëruar publikimin e draft-statusit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kjo nuk është punë e organizatave joqeveritare.

Çfarë e dallon ‘Asociacionin’ nga Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK)?

I themeluar në vitin 2001, Asociacioni i Komunave të Kosovës është organizatë jofitimprurëse dhe anëtarë të tij janë autoritetet lokale të Kosovës.

Autoritetet lokale anëtarësohen në këtë asociacion nga Kuvendi i Asociacionit, pas vendimit të marrë në Kuvendin Komunal.

AKK-ja angazhohet që në Kosovë të zbatohen rregullat nga Karta Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale. Mision i këtij asociacioni është të krijojë qeverisje lokale efikase, të qëndrueshme dhe demokratike.

Ai, po ashtu, angazhohet që të nxisë decentralizimin e pushtetit, përmes mbështetjes praktike dhe bashkëpjesëmarrjes mbi baza të barabarta, mes autoriteteve qendrore dhe atyre lokale.

Mes tjerash, Asociacioni i Komunave të Kosovës fokusohet në rritjen e njohurive dhe kapaciteteve të komunave për të siguruar kualitete të larta dhe efektive në shërbimet lokale, si dhe në demonstrimin se komunat e Kosovës janë të barabarta.

Në anën tjetër, Asociacioni i komunave me shumicë serbe, sipas marrëveshjes së vitit 2013, parasheh që pjesë e këtij organizimi të jenë vetëm komunat që kanë shumicë të banorëve serbë: Mitrovica e Veriut, Kllokoti, Parteshi, Ranillugu, Graçanica, Zveçani, Zubin Potoku, Novobërda, Leposaviqi dhe Shtërpca.

Qeveria e tanishme e Kosovës e ka kundërshtuar më së shumti idenë e formimit të një asociacioni njëetnik, por edhe nga qeveritë e kaluara është konsideruar si një mekanizëm që mund t’i sjellë telashe Kosovës, pasi do të kishte qasje të plotë në fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural.

Siç thuhet në marrëveshje, Asociacioni do të ketë për qëllim t’i përfaqësojë interesat kolektive të atyre komunave, në veçanti në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural, si dhe të ekonomisë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar më 23 dhjetor të vitit 2015 se parimet e përgjithshme të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të dakorduara po atë vit mes Kosovës dhe Serbisë, nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese ka thënë se ky asociacion mund të formohet nëse parimet që nuk janë në harmonizim me Kushtetutën, do të harmonizoheshin.

Chollet dhe Escobar: Është koha të themelohet Asociacioni

Komuniteti ndërkombëtar, javëve të fundit, e ka rritur trysninë mbi Qeverinë e Kosovës që të nisë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka qëndruar në fillim të janarit në Prishtinë, ku ka thënë se ShBA-ja është e angazhuar për arritjen e një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka bërë thirrje për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani – përfshirë atë për Asociacionin.

https://www.evropaelire.org/a/statuti-per-asociacionin-fes/32231203.html

Këtë kërkesë, Chollet e ka përsëritur edhe më 30 janar në një tekst bashkautorial me Escobarin, i cili është publikuar nga disa media lokale në Kosovë.

Chollet dhe Escobar kanë thënë se ndër qëllimet më të rëndësishme të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor është që të ndihmojnë në krijimin e kushteve për “marrëdhënie të shëndetshme, paqësore dhe të qëndrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, por si çështje kritike në këtë qëllim e kanë cilësuar themelimin e Asociacionit.

“Në përgjithësi, Asociacioni do të ishte strukturë për komunat me popullatë me shumicë etnike serbe, për të bashkërenditur çështjet dhe shërbimet, si: arsimi, kujdesi shëndetësor, planifikimi urban dhe rural dhe zhvillimi ekonomik lokal – me fjalë të tjera, funksionet për të cilat të gjitha komunat në Kosovë janë përgjegjëse”, kanë shkruar Chollet dhe Escobar.

Ata kanë thënë se e kundërshtojnë rreptësishtë krijimin e çfarëdo etniteti që i përngjan Republikës Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë dhe se bashkësia ndërkombëtare nuk po kërkon të imponojë zgjidhje.

Më herët, Kurti, duke iu përgjigjur një kërkese të ShBA-së që Kosova të vendosë në tryezë propozimet për formimin e Asociacionit, ka thënë se çështja mund të zgjidhet brenda kornizës së marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në Serbi insistojnë se nuk mund të ketë dialog për normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Kosovën, pa themelimin e këtij asociacioni.

You Might Also Like

Kusari Lila: Propozimi për ndryshim orari nuk ishte shkelje

Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç

Vetëm Kosova e Serbia mbeten pa mjetet e para të Planit të Rritjes

Borxhet e komunës ndaj KRM ‘Pastrimi’ ende të papaguara

Sahatçiu realizon shkollën 42 në Tiranë, pasi u la pezull në Prishtinë

Kosova Times January 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Barazia gjinore, si parakusht për barazi shoqërore

Kosova Times Kosova Times October 31, 2023
Detaje nga plagosja në Kukës! I plagosuri kushëriri i kryetarit të Bashkisë
Rrëzohet një helikopter, nuk ka të mbijetuar, pjesë të avionit të shpërndara përreth….
Gjermania arrin në gjysmëfinale të Olimpiadës për herë të parë
Bloomberg: Vendet e Evropës Lindore reduktojnë mbështetjen për refugjatët ukrainas
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?