By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Konsensusi” transnacional ballkanik “kundër” themelimit të Asociacionit përballë konsensusit ndërkombëtar “për” themelimin e Asociacionit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > “Konsensusi” transnacional ballkanik “kundër” themelimit të Asociacionit përballë konsensusit ndërkombëtar “për” themelimin e Asociacionit
Opinion

“Konsensusi” transnacional ballkanik “kundër” themelimit të Asociacionit përballë konsensusit ndërkombëtar “për” themelimin e Asociacionit

Kosova Times
Last updated: 2023/01/30 at 4:45 PM
Kosova Times Published January 30, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Skender HYSENI

Dita ditës po marrin formë dy konsensuse paralele, natyrisht,  me diskrepancë të theksuar, shumë të thellë, “kundër” (ai transnacional ballkanik) dhe “për” themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë (ai ndërkombëtar).

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti me VV-në në Kosovë, njëfarë biçim kryeministri, Abazoviq në Mal të Zi dhe grupi problematik i VV-së në Tiranë janë pjesë konsensusit transnacional ballkanik kundër asociacionit dhe rrjedhimisht kundër marrëveshjes së paqes midis Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht midis shqiptarëve dhe serbëve në përgjithësi . Në anën tjetër ndërkaq, e gjithë bota demokratike, përfshirë këtu Amerikën, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë dhe të gjitha vendet e BE-së, po bënë thirrje pa ekuivokë për themelimin e asociacionit dhe për marrëveshje paqeje midis Kosovës dhe Serbisë, e që në thelb do të ishte paqe midis shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan përgjithësisht!

Pyetja thelbësore që shtrohet sot është: A ka në Kosovë një masë kritike që do t’i kundërvihet çmendurisë kolektive që po përpiqet ta instalojë në Kosovë sot “konsensusi transnacional ballkanik” që udhëhiqet nga Albin Kurti e Vjosa Osmani dhe politika e tyre, pa asnjë mëdyshje, e çmendur!

Binomi Kurti Osmani dhe aleatët e “forte” të tyre, si ky Abazoviqi, “tellalli” i Vuçiqit në Mal të Zi dhe grupi i marksistëve të Tiranës janë e keqja më e madhe e Kosovës dhe shqiptarëve sot. Politika e çmendur që udhëhiqet nga ky “bllok” mjeranësh po i rrezikon vet themelet e shtetit të Kosovës. Me veprimet e tyre politike, Kurti e Osmani, po u shërbejnë agjendave politike serbe.

As pesimistët më të mëdhenj nuk e kishin mendua se udhëheqja aktuale e këtij vendi do ta kantandiste vendin në këtë gjendje. Kryeministri Albin Kurti dhe noterja e tij Vjosa Osmani, me politikat e tyre aventureske, kryeneçe, egocentrike, diletanteske, amatoreske dhe shumë të rrezikshme ia dolën që vendin tonë të dashur ta vendosin në raporte konfrontuese më partnerët e pazëvendësueshëm të Kosovës.

Dita e zgjedhjes së Vjosa Osmanit për presidente të vendit, shënon ditën më fatkeqe për shtetin e ri të Kosovës. Është kjo dita kur filloi politika shkatërrimtare për vendin. Nuk ka si të mos thuhet këtu që Lidhja Demokratike e Kosovës bëri gabimin e pafalshëm strategjik, duke i krijuar kuorumin instalimit të së keqes. LDK-së, ato ditë i mungonte vizioni. Ajo pavetëdijshëm pandehte se qëndrimi në sallë të kuvendit dhe votimi për presidenten dhe rrjedhimisht mundësimi i krijimit të Qeverisë Kurti, ishte sjellje shtetërore. Por, ja që ky ishte pikërisht dhe përfundimisht qëndrim jo shtetëror. Çmimi i shkuarjes në zgjedhje, qoftë dhe çdo tre muaj, do të ishte shumë më i vogël sesa çmimi që ka rrezik të paguhet si pasojë e politikave infantile të këtyre aventurierëve politik.

Opozita parlamentare, PDK, LDK dhe AAK, si dhe opozita qytetare kundër politikave shkatërruese për vendin duhet të mobilizohet me çdo mjet demokratik për ta ndalur të keqen.  Kosova po kalon një periudhë të stagnimit dhe prapakthimit, dështimit të plotë. Në këto rrethana Kosova nuk ka nevojë për një opozitë të heshtur, kalkulante dhe krejtësisht anemike. Kosova ka nevojë për në një opozitë,  jo për vetveten, por për një opozitë për shtetin!

Kosova dhe populli i saj është janë me fat dhe të bekuar qe megjithatë kanë ende përkrahjen e fuqishme të miqve të saj, SHBA-ve në rend të pare dhe BE-së që po e mbrojnë këtë vend edhe nga politikat e papërgjegjshme të politikanëve të saj. Ne duhet ta dëshmojmë që jemi pjesë e konsensusit ndërkombëtar e assesi pjesë e “konsensusit transnacional ballkanik”.

You Might Also Like

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

Pse Rusia hyri në luftë kundër Ukrainës

Krishtlindja e politikës së madhërisë serbe të turpit

Kosova Times January 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Një muaj paraburgim për Dejan Pantiqin

Kosova Times Kosova Times December 12, 2022
Irani e dënon edhe me një vit burgim fituesen e Nobelit për Paqe, Mohammadi
Sanduiçët me mbishkrimin: “Ne ju presim në shtëpi”
Kurti ka bërë kallëzim penal kundër kryeministrit te Mali i ZI Spajiq
Vitia inkurajon vajzat që të vaksinohen kundër kancerit në qafën e mitrës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?