By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Radman: Ideja e botës ruse ndikoi në idenë e botës serbe
June 27, 2025
Irani pranoi dëmet e mëdha në objektet e tij bërthamore
June 27, 2025
Macut për TASS: Vëllazëria e serbëve dhe rusëve – e pathyeshme, bashkëpunimi me BRICS – një interes strategjik
June 27, 2025
Beogradi dhe Moska po përgatisin një marrëveshje të re shumëvjeçare bashkëpunimi
June 27, 2025
Ukraina do të nisë një valë sulmesh me dronë me rreze të gjatë veprimi ndaj Rusisë, thotë Umerov
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mustafa dhe Shala: Qeveria Kurti po e zhytë vendin në krizë, PDK propozon shfuqizimin e rivlerësimit për tatimin në pronë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Mustafa dhe Shala: Qeveria Kurti po e zhytë vendin në krizë, PDK propozon shfuqizimin e rivlerësimit për tatimin në pronë
Ballina 1Lajme

Mustafa dhe Shala: Qeveria Kurti po e zhytë vendin në krizë, PDK propozon shfuqizimin e rivlerësimit për tatimin në pronë

Kosova Times
Last updated: 2023/01/30 at 3:46 PM
Kosova Times Published January 30, 2023
Share
SHARE

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar shfuqizimin e rivlerësimit për tatimin në pronë dhe ka njoftuar se nesër do të propozojë amandamentimin e ligjit aktual për tatimin në pronën e paluajtshme. 

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Arben Mustafa tha se veprimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për t’i shtrenjtuar faturat e tatimit në pronë shpërfaq mungesën e konsideratës për vështirësitë me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Kosovës si pasojë e krizës ekonomike.

“Qeveria e Kosovës po e zhytë vendin nga kriza në krizë, ndërsa për të gjitha krizat e ka pothuajse përgjigjen e njëjtë, shpërndarjen e 100 eurove që tashmë po paraqesin instrumentin më të dalluar të politikë-bërjes ekonomike të kësaj qeverie e të cilat në asnjë rast nuk kanë arritur të adresojnë nevojat e qytetarëve. Në rastin e tatimit në pronë, kjo mbështetje e propozuar madje nuk ka as bazë ligjore, gjë që krijon evidencë shtesë se kjo qeveri po bënë politikë shkel-e-shko, pa e kuptuar rëndësinë e veprimeve të veta dhe pa një plan serioz se ku dëshiron të arrijë. Ky veprim si dhe veprimet tjera janë përpjekje për të mbuluar skandalet e njëpasnjëshme e sidomos skandalin rajonal te korrupsionit shumë milionësh të ambasadorit Martin Berishaj”, shtoi ai.

PDK kërkon shfuqizimin e menjëhershëm të rivlerësimit mbi tatimin në pronë dhe aplikimin e faturave që kanë qenë në vitin 2022.

“Shtrenjtimi i faturave të tatimit në pronë në këtë kohë të vështirë për qytetarët e Kosovës është plotësisht i papranueshëm. Për më tepër, rivlerësimi i pronave që çoi në shtrenjtimin e faturave është bërë duke u bazuar në metodologji dhe kritere jotransparente për publikun dhe duke mos i marrë parasysh zhvillimet që kanë ndodhur për sa i përket zonimit dhe kërkesave të komunave për më tepër fleksibilitet në normat e tatimit në pronë. Prandaj, Partia Demokratike e Kosovës kërkon shfuqizimin e menjëhershëm të këtij rivlerësimi dhe aplikimin e faturave që kanë qenë në vitin 2022, ndërsa gjatë vitit 2023 kërkohet që të punohet në ligjin e ri të tatimit në pronë i cili duhet të adresojë defektet e ligjit aktual”, theksoi Mustafa.

Ndërsa, deputeti Ferat Shala njoftoi se PDK ka një propozim për amendamentimin e ligjit aktual për tatimin në pronën e paluajtshme, të cilin do ta dorëzoj sot në Kuvendin e Kosovës.

“Si Grup Parlamentar i PDK-së që nga nesër do të ndërmarrim nismën ligjore për amadamentimin e Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme”, theksoi ai.

Deputeti Shala tha se pas miratimit të këtij amendamenti, PDK propozon të hapet një debat për të rishikuar në detaje këtë ligj.

“Ky veprim juridik do të duhej të përfshinte: Normën tatimore, me mundësinë për të ulur kufirin e poshtëm të normës tatimore; Zonimin dhe nënzonimin sipas legjislacionit në fuqi; Kriteret dhe metodologjia e vlerësimit të pronave të përcaktohet me ligj. Të gjitha këto duhet të bëhen pasi të miratohet amendamenti i propozuar që i lë në fuqi normën tatimore ose lartësinë e tatimit siç ka qenë para rritjes së fundit”, tha ai. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani për rekrutët e rinj: Një zë i vetëm për Kosovën

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, Kurti fton në takim krerët e partive

Prodhimet vendore shpesh më të shtrenjta se ato të importit

Kushtetuesja: Për 30 ditë duhet të përfundojë seanca konstituive

Kurti e Murati takojnë drejtues të Odës Ekonomike të Gjenevës

Kosova Times January 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Suxho i bashkangjitet kampit stërvitor të Kosovës U17, femrat

Kosova Times Kosova Times January 4, 2023
Pse “Satelitët vrasës” rusë shqetësojnë Shtetet e Bashkuara
Brixen në Italinë veriore – destinacioni kryesor për vitin 2025, sipas ekspertëve të udhëtimit
Trajnerët e pingpongut certifikohen me ITTF-PTT Level 1
Hoti: Incidenti me presidenten në Shkup, pakujdesi e autoriteteve ose provokim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?