By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ide për darkë të shpejtë: Rrotull pice i bërë nga brumëra të gatshëm, gati në 15 minuta
May 18, 2025
Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë
May 18, 2025
Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës
May 18, 2025
Al-Hadath: Trupi i udhëheqësit të Hamasit, Mohammed Sinwar, gjendet në Rripin e Gazës
May 18, 2025
Zelensky, Vance dhe Rubio takohen për herë të parë që nga grindja në Shtëpinë e Bardhë
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Maloku: Miqësinë e sinqertë shqiptare mos u mundoni ta “tregtoni” me partneritetin e rrejshëm serb!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Maloku: Miqësinë e sinqertë shqiptare mos u mundoni ta “tregtoni” me partneritetin e rrejshëm serb!
Opinion

Maloku: Miqësinë e sinqertë shqiptare mos u mundoni ta “tregtoni” me partneritetin e rrejshëm serb!

Kosova Times
Last updated: 2023/01/31 at 10:15 PM
Kosova Times Published January 31, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Dr. Fadil Maloku,  Sociolog

(z.Eskobar e Z.Hill, Ju për hir të ca interesave afatshkurtra gjeopolitike (përmes Asociacionit) po i luhatni seriozisht raportet afatgjata gjeostrategjike, me shqiptarët)

Presionet për implementimin e Asociacion, përveç obligimeve të dala nga Marrëveshjet e famshme që u amputuan arbitrarisht nga Projekti u M. Ahtisarit, (që më 2011 u nënshkruan nga Hashim Thaçi, e u aprovuan më 2015 nga Isa Mustafa), sipas gjitha gjasave (nëse i interpretojmë përmes metodës sociologjike të Analizës së Përmbajtjes) më shumë janë “produkt” të rrethanave gjeopolitike apo zhvillimi tjetër gjeopolitik, se sa të ndonjë kursi të paramenduar të brofshëm algoritmik! Është e qartë se edhe në politikë sikurse në sferat tjera nuk ndodh asnjëherë asgjë në mënyrë të rastësishme dhe e shtyrë nga emocionet, nga (anti)patia apo nga naiviteti, ashtu siç jemi të prirur të besojmë e dëshirojmë ne shqiptarët (në stilin; Amerika na do neve, edhe ne e dojmë, e vdesim për Amerikën?!). Naiviteti dhe infantiliteti ynë shkon aq larg sa që nuk arrijmë të kuptojmë që amerikanët nuk udhëhiqen nga emocionet, as nga dashuria, as nga urrejtja, as nga paragjykimi, as stereotipitë e tyre ndaj shteteve e vendeve që u ndihmojnë dhe kanë afeksion në miqësi, aleanca e partneritete, por, udhëhiqen ekskluzivisht nga “interesat e përhershme”! Për të cilat Kryediplomati e doajeni i diplomacisë botërore, Henry Kisingjer, thotë; ato, “ndryshojnë në kohë, hapësirë, gjeografi…”, dhe se “Amerika nuk ka as miq e as armiq të përhershëm, por, ka vetëm interesa të përhershme”. Shikuar me ketë dioptri e gjakftohtësi, neve shqiptarëve nuk duhet të na mbetet hatri, për zbehjen e miqësisë patetike me Amerikën, të cilën si mesazh por edhe si presion, po na aderon z. G. Eskobar tani me “ultimatumin” për Asociacionin! Hatri, duhet të na mbetet vetëm në rast të një vetëvlerësimi të gjithanshëm (politik e diplomatik sidomos) nga ana e jonë, ku me siguri do na rezulton, se; nuk i kemi eksplorua e deri diku po del edhe që nuk i kemi kuptua ato që po themi se Amerika i ka kultivua e identifikua si vlera e si interesa të saja (të përhershme kisingjeriane!) gjatë gjithë këtyre dyqind viteve të fundit! Për dallim nga ne serbet, e kanë mësuar ketë leksion që nga bombardimet e NATO-s 1999. Ata kanë angazhuar ekipe të tëra lobiste në Amerikë, për ta animuar si Departamentin e Shteti, ashtu edhe Kongresmenët dhe mediet që ushtrojnë  ndikim global. Derisa ne me faktin dhe aktin e vetëkënaqësisë sonë naive pushuam së lobuari dhe animuari si në Kongres ashtu edhe në DASH, serbët arritën të derdhin miliarda$ nga arka shtetërore dhe kanalet tjera të dyshimta për të “peshkuar” personalitete me ndikim. Gjitha qeveritë kosovare të pasluftës, në vend që ti dekorojnë (të paktën me akte formale!) këta lobist të shquar shqiptaro-amerikan për angazhimet dhe lobimet e tyre milionëshe, i margjinalizuan dhe madje provuan edhe t’i politizojnë e fragmentarizojnë në ideologji, klane dhe parti!? Mendoj, që indiferenca dhe mosangazhimi i lobit shqiptaro-amerikan, deri diku e ka “prodhua” edhe presionin që po e ndjejmë si nga Z. Derek, z.Eskobar, po edhe z. Hill. Në kuadër të kësaj “skeme”, duhet kuptuar që edhe intervenimi në vitin 1999 (siç e rekomandon edhe vetë disidenti amerikan Noam Chomsky), nuk u bë edhe aq shkaku i “intervenimit humanitar”, që shkaktoj largimin “biblik” të një milion shqiptarëve nga vatrat e tyre, por, u bë dhe u organizua nga:  shkaku i reduktimit, dobësimit po edhe zbehjes së ndikimit të Perandorisë së kuqe Ruse (“ariut siberian”) në ca vende të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve të Evropës Juglindore! Duke u nisur nga ky argument që padyshim ka të bëjë (si interes gjeostrategjik i SHBA-ve) edhe me sigurinë dhe stabilitetin e sotëm  të rajonit të Ballkanit Perëndimor, “interesat kisingjeriane”, duket që e “suflerizojnë” krijimin e Asociacionit, që mund të kalkulohet si hap gjeopolitik, për te ruajtur interesat gjeostrategjike amerikane.

Advertisements

Pra, për hir të sigurisë dhe stabilitetit gjeostrategjik të rajonit, kam përshtypje që “lëvizja gjeopolitike (përmes Asociacionit, ta shpërblej Serbinë!) që sipas strategëve të NATO-s është perceptuar si një hap i kohës…, i cili jo vetëm që duhet ta paqësoj por edhe siguroj, Serbinë nga “orbita” e Rusisë putiniane. Natyrisht, ne si Kosovë duhet ta rishikojmë e rishqyrtojmë interesin tonë afatgjatë kombëtar dhe shtetëror, në mënyrë që ai të jete ne koherence dhe plotësi edhe me “filozofinë kisingjeriane” . Pra, ne do duhej ta dispononim sensin dhe intuitën e “nuhatjes së kësaj klime kisingjeriane” . Mjerisht, këtu diplomacia jonë ka dështuar totalisht! Sepse, tani po na rrezikohen si miqësia ashtu edhe “interesat e përhershme” me Amerikën! Amerikanët duke u bazuar në logjiken e ”interesave kisingjeriane”, nuk kanë ngarkesa dhe nuk vuajnë nga komplekset (se; psh. po prishim një aleance, shkaku i një tjetre!) popujve dhe vendeve të vogla, sikurse jemi ne dhe të tjerët në Ballkan dhe gjetiu! Amerikane, nëse e kanë algoritmuar me saktësi milimetrike, “shkurorëzimin” e Serbisë me Rusinë putiniane (edhe shkaku i luftës në Ukrainë) ata, padyshim që do ë bëjnë atë?! Ajo çfarë me dhemb mua në gjithë ketë “odisejadë”, ka të bëjë me mosreflektimin tonë politik ë para se gjithash diplomatik!? Megjithatë, për të mos u keqkuptuar; Unë kam shkruar shumë për ketë keqinterpretim tonin të “miqësisë” me Amerikën! Por, vazhdoj ta mbroj tezën se; Amerika, mund të gaboj lidhur me shpresën se(duke kalkuluar: se më ë rëndësishme është interesi se miqësia) do mund ta kthej Serbinë kah “interesat kisingjeriane”.Ngase, Serbia përveç interesave ekonomike e kulturore me Rusinë (mbi 200 vite?) ka të “mbjellura” edhe “farat”e interesave shpirtërore e religjioze, me Rusinë! Andaj, mendoj po edhe jam shumë i bindur që Amerika, duhet të llogarit shumë më shumë në freskimin e “interesave kisingjeriane” me shqiptarët se sa me serbe! Sepse, shqiptarët, asnjë interes (as politik, as ekonomik, as gjeostrategjik, as gjeopolitik) nuk e kanë as tani e as ne te ardhmen me u shkëputë nga orbita perëndimore, aq më pak nga ajo Amerikane! Tekefundit kureshtarët po edhe diplomatët (si çifti i z. Eskobar, e z. Hill) që përfaqësojnë shtetin dhe interesat amerikane, le ta shfletojnë pak historinë shqiptare… dhe do e kuptojmë këtë cfare po mundohem të argumentoj… !

Kështu që ndryshimin e kursit të “qortimit ndaj shqiptarëve” dhe “përkëdheljes ndaj serbëve”, duhet kërkuar edhe te këto premisa të ndryshimeve globale gjeopolitike, por jo edhe të atyre gjeostrategjike. z. Eskobar, e z. Hill, të jeni të bindur që Serbia, në “kthesën” e parë (në momenti kur Rusia do fitoj në sferën gjeostrategjike..) do ua kthej shpinën “interesave kisingjeriane”amerikane . Tani sa dhe si do e përshtatë qeveria jonë këtë perceptim për “ndryshimin” e kursit ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe perceptimin se serbet po përkëdhelen, është një çështje që duhet analizuar dhe studiuar me vëmendje dhe me kujdes të veçantë si nga “eskadronët” e këshilltarëve të KM Albin Kurtit, ashtu edhe nga ekipet tjera që me “ekspertizat” e tyre shumëdimensional e kanë kureshtjen dhe kurajën që ta ndihmojnë Kosovën në këtë proces shumë të rëndësishëm për gjeneratat e ardhshme, mbetet për t’u parë. Sepse, tani e tutje s’ka me qenë e rëndësishme se kush do e marr përsipër si “kompromisin” (që për qeverinë Kurti, mund të kualifikohet edhe si tradhti!) ashtu edhe “rezistencën” (që për opozitën nuk perceptohet si një tradhti!), por, sa mund të shkoj dëmi që mund t’i shkaktohet Kosovës me Asociacionin, askush s’e di!? E dini që askush në Kosovë, ende nuk ka bërë ndonjë studim serioz (politik, ekonomik, social, diplomatik, e gjeopolitik) për pasojat që do mund ti “prodhoj” si instalimi ashtu edhe refuzimi i Asociacionit? Gjithçka çfarë është thënë, deri më tani për Asociacionin vetëm është përfolur, është dramatizuar, e është formalizuar si forma ashtu edhe përmbajtja dhe natyra e tij! Pra, s’kemi përgjigje; juridike, as politike, as sociologjike e as diplomatike?! E çfarë shteti dona me bë kështu…? Populli ynë, e ka një thënie tehjkohore; “mjerë lakrori i shtëpisë, që pret mazë tē kojshisë”…!

You Might Also Like

Faleminderit Aurela!

Kosova është zemra e kombit shqiptar

Ja pse shoqëria kosovare nuk është e shkëputur nga mendësia mesjetare e kulteve të krye fisit

Avni Dehari drejt librit të Gines-it!

Kuvendarët e pa përgjegjshëm që po dëshirojnë të ndalin orën e historisë

Kosova Times January 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Norvegjia do t’ua ndalojë hyrjen shumicës së turistëve rusë

Kosova Times Kosova Times May 23, 2024
Kancelari gjerman i shkruan kryeministrit serb, ia rikujton normalizimin e raporteve me Kosovën
Shtatëvjeçarja ukrainase që pikturon rrugëtimin e saj në luftë
Chollet pasnesër në Kosovë
Rikthehet elita, kryesfida luhet në ‘Zahir Pajaziti’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?