By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Supë kremoze me kungull me një shije të parezistueshme
November 2, 2025
Një modele në një edicion të pazakontë, “akullorja shkrihet” mbi të: Dallimi yt është forca juaj
November 2, 2025
Ish-kreu i një burse kriptomonedhash gjendet i vdekur në qelinë e burgut në Turqi
November 2, 2025
Sulm në Angli, nëntë persona luftojnë për jetën. “Të plagosurit po iknin përmes trenit”
November 2, 2025
1,5 milionë meksikanë në paradën për Ditën e të Vdekurve
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nëntë ankesa te Avokati i Popullit për Ligjin për Paga
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nëntë ankesa te Avokati i Popullit për Ligjin për Paga
Lajme

Nëntë ankesa te Avokati i Popullit për Ligjin për Paga

Kosova Times
Last updated: 2023/02/01 at 1:24 PM
Kosova Times Published February 1, 2023
Share
SHARE

Nëntë ankesa kanë arritur deri tani për Ligjin për Paga në Sektorin Publik, në adresë të Institucionit të Avokatit të Popullit. Në një përgjigje për Radio Kosovën nga ky institucion kanë bërë me dije se vetëm pas shqyrtimit të ligjit dhe ankesave, atëherë ky institucion do të vendosë nëse do ta dërgojë, ose jo këtë ligj në Gjykatë Kushtetuese.

Miratimi i Ligjit të Pagave në Sektorin Publik ka nxitur reagime nga  institucione të shumta në vend.

Institucioni i Avokatit të Popullit tashmë ka pranuar nëntë (9) ankesa kundër këtij ligji.

Në një përgjigje më shkrim thënë për Radio Kosovën, nga ky Institucion kanë bërë me dije se ankesat kanë ardhur nga sektorë të ndryshëm, të cilat janë në shqyrtim nga Zyra e Avokatit të Popullit.

“Ankesat kanë ardhur nga sektorë të ndryshëm, si nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, auditorë të brendshëm, zyrtarët komunalë e të arsimit të Komunës së Prizrenit, Shoqata sindikale e shërbimit sprovues të Kosovës, nga Organizata”Instituti Kosovar i Drejtësisë (IKD), infermierët, dhe mjekët që punojnë në Ministrinë e Shëndetësisë,” thuhet në përgjigjen e tyre.

Ligji për Paga në Sektorin Publik do të hyjë në fuqi më 5 shkurt. Nga ajo ditë, Avokati i Popullit ka gjashtë muaj afat ligjor për ta trajtuar këtë ligj.

“Institucioni i Avokatit të Popullit është duke i trajtuar këto ankesa, dhe po ashtu duke analizuar ligjin në fjalë, dhe pas kësaj, Avokati i Popullit do të dalë me një qëndrim nëse do të procedojë ligjin në Gjykatën Kushtetuese.”

Ligji për Pagat në Sektorin Publik ishte miratuar në dhjetor të vitit të kaluar me 63 vota për. Deputetët e tri partive opozitare, PDK, LDK dhe AAK, nuk morën pjesë ndonëse ishin të pranishëm në sallën e Parlamentit. Kritikat e tyre lidheshin kryesisht atëherë me mos-caktimin e vlerës së koeficientit.

Në vitin 2020 Gjykata Kushtetuese e Kosovës  e kishte shpallur të pavlefshëm ligjin e atëhershëm për pagat në sektorin publik. Sipas vendimit të asaj kohe, ky ligj nuk ishte në përputhje me 11 nene të Kushtetutës së Kosovës.

You Might Also Like

Arrestohet polici i Serbisë, i konfiskohet municion dhe afër 10 mijë euro

Basha e Kurti vlerësojnë lartë sakrificën e heronjve Zhitia dhe Fazliu

Policia shqiptoi për 24 orë, rreth dy mijë gjoba në trafik

Mot sot me diell sot

Moti në Shqipëri i kthjellët temperatura deri 25° Celsius

Kosova Times February 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Trupat shqiptare stërvitje në kuadër të misioneve ndërkombëtare të NATO-s

Kosova Times Kosova Times April 30, 2025
Protestuesit në Iran u dhunuan dhe abuzuan seksualisht, sipas Amnesty International
Studentë dhe qytetarë bllokojnë Autokomandën, një kolonë nga Beogradi i Ri u drejtua drejt qendrës së qytetit
Baerbook: Serbia të lirojë menjëherë policët kosovarë
Byrek me kërpudha, spinaq dhe pulë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?