By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ndërron jetë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës
December 16, 2025
Vrasje në tentativë dhe lëndim i rëndë trupor në Partesh
December 16, 2025
Kalimi ilegal i kufirit dhe kontrabandë me mallra në Podujevë
December 16, 2025
44 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 16, 2025
Gjashtë të arrestuar në Obiliq për dëmtim të varrezave
December 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Paga “të papranueshme”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Paga “të papranueshme”
Ballina 1Financa

Paga “të papranueshme”

Kosova Times
Last updated: 2023/02/01 at 11:41 PM
Kosova Times Published February 1, 2023
Share
SHARE

Publikimi i vlerës së koeficientit të pagave në Kosovë zemëroi punonjësit e sektorit publik.

Është “e papranueshme”, thanë përfaqësues të sektorit të shëndetësisë, duke paralajmëruar edhe mundësinë e shprehjes së revoltës.

Qeveria e Kosovës bëri të ditur të mërkurën se vlera e koeficientit të pagave me ligjin e ri – që është miratuar në dhjetor dhe do të hyjë në fuqi nga 4 shkurti – do të jetë 105 euro.

Pritjet e shumë sindikalistëve kanë qenë që kjo vlerë të mos jetë nën 120 euro.

Kryetarja e Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë, Tevide Imeri, tha për Radion Evropa e Lirë se Këshilli Drejtues i kësaj federate do të mblidhet të enjten, për të diskutuar hapat që mund t’i ndërmarrë.

Sipas saj, punonjësit e shëndetësisë janë tejet të zhgënjyer me pagën që u ofron ky koeficient.

“Kjo pagë nuk do ta ndalë trendin e ikjes së mjekëve nga Kosova – jo vetëm migrimin jashtë vendit, por edhe migrimin brenda Kosovës, sepse një mjek në sektorin privat i merr 3.000 euro”, tha Imeri.

Paga caktohet në atë mënyrë që vlera e koeficientit shumëzohet me nivelin e koeficientit të punëtorit, i cili varion nga dy deri në 18.

Mjeku i përgjithshëm, për shembull, nivelin e koeficientit e ka 7.4. Paga e tij bruto deri në janar të këtij viti ka qenë 565 euro, ndërsa me vlerën e re të koeficientit do të jetë 777 euro.

E zhgënjyer me vlerën e koeficientit u shpreh edhe Sindikata e Policisë së Kosovës.

“Ne kemi kërkuar që vlera e koeficientit të mos jetë më pak se 50 për qind e vlerës së pagës [së ardhshme] minimale”, tha për Radion Evropa e Lirë kryetari i kësaj sindikate, Imer Zeqiri.

Në bazë të një projektligji që është miratuar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, paga minimale në Kosovë do jetë 264 euro, nga 130-170 sa është aktualisht.

Nga Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kosovës (SBAShK) thanë se paga që del me vlerën e re të koeficientit, nuk i plotëson as pritjet, as nevojat e punonjësve të arsimit.

“…megjithatë, SBAShK-u mendon se ligji duhet të fillojë të zbatohet” dhe “të metat eventuale të përmirësohen gjatë kohës sa është duke u zbatuar”, tha SBAShK-u përmes një komunikate për media.

Vlera e re e koeficientit zvogëloi pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por nga Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial i Kosovës nuk iu përgjigjën interesimit të Radios Evropa e Lirë për ta komentuar këtë çështje.

Kritika edhe nga opozita

Duke bërë publike vlerën e koeficientit në mbledhje të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti tha se ajo do të ndryshojë në vitin 2024, kur do të bëhet 110 euro.

Çdo vit, në bazë të mundësive buxhetore, ky koeficient do të lëvizë, tha ai.

Por, të revoltuar me njoftimin u shprehën edhe përfaqësues të partive opozitare.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se koeficienti prej 105 eurosh “është goditje e radhës ndaj mjekëve, mësuesve, policëve, ushtarëve e gjithë shërbyesve publikë”.

“Është braktisje e njerëzve të vendit, që shkakton braktisjen e tyre të vendit”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

Duke folur në një seancë të Kuvendit të Kosovës, Abelard Tahiri, nga Partia Demokratike e Kosovës, e cilësoi vlerën e koeficientit si “të mjerë”.

“Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i kanë zgjatur kolonat e pritjeve të të rinjve dhe të rejave të Kosovës pranë dyerve të ambasadave”, tha Tahiri, duke iu referuar migrimit të qytetarëve kosovarë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, mbi 42.000 shtetas kanë ikur nga Kosova në vitin 2021, për arsye të ndryshme.

Miftaraj: Presim që Ligji të procedohet në Gjykatën Kushtetuese

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), më 6 janar, ka deponuar tek Avokati i Popullit të Kosovës një kërkesë për fillimin e hetimeve për, siç ka thënë, shkelje të të drejtave të njeriut, me rastin e miratimit të Ligjit për pagat.

Ky ligj nuk e ka përcaktuar vlerën monetare të koeficientit dhe në këtë mënyrë, sipas IKD-së, ka cenuar sigurinë juridike të nëpunësve të sektorit publik.

“Shpresojmë që Avokati i Popullit ta marrë për bazë këtë [kërkesë] dhe ta procedojë në Gjykatën Kushtetuese”, tha për Radion Evropa e Lirë Ehat Miftaraj nga IKD-ja.

Ai, megjithatë, e veçoi si të mirë një dispozitë kalimtare të këtij ligji, ku thuhet se “zyrtarët, të cilët para hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për pagat përfitonin pagë më të madhe, do të marrin një shtesë të barabartë me diferencën ndërmjet pagës aktuale dhe pagës së re bazë, gjatë vitit të parë”.

Gjatë vitit të dytë, thuhet në ligj, shtesa do të jetë në vlerën e 50-përqindëshit të diferencës mes pagave.

Dhjetë ankesa tek Institucioni i Avokatit të Popullit

Avokati i Popullit në Kosovë, Naim Qelaj, tha për Radion Evropa e Lirë se në adresë të këtij institucioni, deri më tash, kanë arritur dhjetë ankesa për Ligjin e ri të pagave, përfshirë atë të IKD-së.

“Këto ankesa jemi duke i trajtuar, por ende nuk kemi ndonjë përgjigje. Nëse vlerësojmë se ka probleme [në ligj], ne kemi afat ligjor prej gjashtë muajsh për ta dërguar ligjin në Gjykatën Kushtetuese”, tha Qelaj.

Raporti i koeficienteve 2:18

Me Ligjin e ri për pagat, niveli i koeficienteve sillet nga 2 deri në 18 – më i larti i takon vetëm presidentes së shtetit. Më i ulëti, ndërkaq, u takon pozitave si: rekrut/kadet i Forcës së Sigurisë së Kosovës, kadet policor, kadet doganor dhe kadet korrektues.

Ligji për paga zbatohet për punonjësit e sektorit publik, pagat e të cilëve financohen nga buxheti i shtetit, me përjashtim të punëtorëve të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI).

Numri i punonjësve që marrin paga nga buxheti i Kosovës është rreth 83 mijë. Paga mesatare bruto në vend, deri më tash, ka qenë rreth 480 euro.

You Might Also Like

Ndërron jetë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës

Mot i vranët me intervale me diell

Osmani: Mitrovica dhe veriu i vendit pjesë e pandashme e territorit

Qeveria miraton kërkesën e MF-së për kursime e ndarje buxhetore

Hoti kritikon Osmanin pas vizitës në Mitrovicë

Kosova Times February 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

BBC mbi sanksionet kundër NIS: Vuçiç shkëmben fyerje me Kremlinin, Serbia në konflikt me Moskën

Kosova Times Kosova Times November 12, 2025
Trump shkarkon gjashtë gjeneralë dhe admiralë
Kurti shpalos para studentëve të huaj programin qeverisës
Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell
Një person i zhdukur në Gjilan, vetura gjendet pranë pendës së Livoçit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?