By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë
January 8, 2026
Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë
January 8, 2026
Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti
January 8, 2026
Komuna e Prishtinës thotë se mund të ketë vonesa në transportin urban
January 8, 2026
Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trimërinë dëshmojeni tek sheshi i Car Llazarit në Mitrovicë e jo tek Skënderbeu në Prishtinë!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Trimërinë dëshmojeni tek sheshi i Car Llazarit në Mitrovicë e jo tek Skënderbeu në Prishtinë!
Opinion

Trimërinë dëshmojeni tek sheshi i Car Llazarit në Mitrovicë e jo tek Skënderbeu në Prishtinë!

Kosova Times
Last updated: 2023/02/01 at 1:56 PM
Kosova Times Published February 1, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Protesta e fundit e mbajtur në qendër të Prishtinës, e shpërfaqi edhe një herë mosinteresimin e qytetarëve për protesta, papjekurinë politike dhe ndarjet tona partiake. Pankartat kundër simboleve të shtetit të Kosovës janë pak më tepër se papjekuri politike në kohën kur Serbia fuqishëm po lobon për çnjohjen e Kosovës.

Kundërshtimet e vonuara sikurse “shiu pas të vjelave”

Protesta prej vetëm disa qindra qytetarëve e mbajtur pikërisht në ditën dhe orën kur në Ambasadën Amerikane në Prishtinë u organizua një takim pune për të diskutuar për modalitetet e Asociacionit, ku të ftuar ishin zyrtarë nga presidenca, zyrtarë qeveritarë, liderë partiakë, diplomatë, personalitete të shquara dhe anëtarë të shoqërisë civile, është shpërfaqje e seriozitetit të situatës në të cilën ndodhemi.

Po e përsërisë edhe një herë, pavarësisht faktit se neve nuk na pëlqen, marrëveshja ndërkombëtare për Asociacionin, e nënshkruar nga dy ish kryeministrat e Kosovës (më 2013 dhe më 2015), me ratifikimin në Kuvendin e Republikës së Kosovës është kthyer në akt juridik i cili mund të zhbëhet vetëm në vendin ku është ratifikuar e jo në rrugë, sikurse që shtrirja e sovranitetit të plotë në veri të vendit mund të bëhet vetëm me dërgimin e trupave të FSK-së në veri e jo me protesta në sheshet e Prishtinës.

Të mos përdoret oratoria si akt i mashtrimit dhe nxitjes së qytetarëve për protesta që nuk e sjellin asnjë rezultat, pasi protestat dhe kundërshtimet e qytetarëve është dashur të ndodhin 10 vjet më parë para Kuvendit të Republikës së Kosovës, atëherë kur deputetët shqiptarë e miratuan marrëveshjen e 13 prillit 2013-të, në të cilën është nënshkruar edhe “Zajednica”.

A mund të pengohet formimi i Asociacionit njëetnik seb!?

Nga fillimi kam qenë dhe jam kundër dialogut Kosovë-Serbi në Brukseli pa njohje reciproke dhe kundër “Zajednicës” serbe në veri, mirëpo gjendja në veri nuk guxon të vazhdojë tutje si e tillë çfarë është, pasi ajo është kthyer në kancer për shtetin e Kosovës.

Kush i thotë vetës trim dhe atdhetarë, “mejdani” është i hapur tek sheshi i Car Llazarit në veri të vendit. Ata që po kërkojnë ta heqin “flamurin lara-lara”, pse nuk po shkojnë me ja vendosë në qafë “Car Llazarit” atë flamur, e mbase edhe t’i heqin të gjithë flamujt e Serbisë në veri dhe t’i zëvendësojnë ata me flamuj të kombit shqiptarë!

Shtrohet pyetja, “A mund të pengohet formimi i Asociacionit njëetnik serb!?” Unë e them, PO, por vetëm në dy raste; në Kuvendin e Republikës së Kosovës përmes akteve ligjore dhe ndërhyrjes ushtarake!

Mundësia ligjore, me rikthimin e marrëveshjes së 13 prillit 2013 nga ana e ‘Qeverisë Kurti’ në Kuvend, për anulimin e ratifikimit nga ana e deputetëve të kësaj legjislature, gjë e cila do t’ia hiqte përgjegjësinë juridike qeverisë aktuale dhe obligimet ndërkombëtare.

Ndërsa mundësia ushtarake për dërgimin e FSK-së në veri, është tejet sfiduese në këto rrethana, kur KFOR-in e kemi në mes, si forcë mbrojtëse dhe garantuese të lirisë sonë dhe jo vetëm kaq, pasi duhet matur mirë forcën dhe kapacitetet ushtarake të FSK-së për përballje eventuale ushtarake me Serbinë.

Unë nuk shohë mundësi të tretë në parandalimin e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri. Nëse ka të atillë që mendojnë ndryshe, le ta thonë dhe le ta provojnë! Por në asnjë rrethanë të mos luajnë me fatin dhe jetën e qytetarëve të vendit me frazeologji boshe dhe oratori mashtruese.

Presionit ndërkombëtar duhet t’i përgjigjemi me kërkesa për garanci ligjore që Asociacioni njëetnik serb të mos ketë kompetenca ekzekutive dhe as elemente shtetërore si dhe të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit. Asociacioni është produkt i gabimeve tona politike nga e kaluara, filluar nga decentralizimi etnik (ndarja e Mitrovicës në dy pjesë) e deri tek ratifikimi i marrëveshjes në Kuvend!

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

Kosova Times February 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Gjimshiti para duelit me Italinë: Në futboll gjithmonë ka surpriza

Kosova Times Kosova Times June 11, 2024
Gjilani fitore me përmbysje ndaj Ballkanit, fiton edhe Llapi
Pingpong/Organizohen xhirot 10 dhe 11 të javës së pestë të supërligës
Përmbyllet ‘Doku Festi’, çmimi kombëtar shkon për filmin e Norika Sefës
Lezha priti mbi 290 mijë pushues deri në fund të qershorit, avantazh çmimet dhe cilësia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?