Sociologu Fadil Maloku duket i befasuar për mungesë te reagimit të faktorëve ndërkombëtarë lidhur me deklaratat e presidenti serb në parlamentin e Serbisë ku po zhvillohej një debat i ashpër për Projektin franko gjerman, dhe herë herë edhe me tone e kërcënime të ashpra, midis radikalëve dhe “patriotëve” serb. “Presidenti serb po”betohet”, (se si Serbia kurrë, s’do të LEJOJ ANËTARËSIMIN E KOSOVĒS NĒ OKB…?!) po edhe po e merr përsipër që plani franko gjerman, kurrë të mos implementohet…!? Ku është tani ky “skifteri” z.Eskobar, që po na qet “hi syve” neve në Kosovë…për dobinë dhe madhështinë e këtij plani!? Sipas të cilit Serbia (e “përkëdhelur”) po fiton gjithçka (hapjen e dyerve për procese e zhvillime integruese në BE-ne e NATO!) ndërkaq, Kosova (e “qortuar”) vetëm “të… Sylos”!?”, shkruan në një reagim të tij sociologu Maloku. /Kosovatimes/