By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kategorizimi i intelektualëve dhe margjinalizimi i tyre
May 14, 2025
Njerezit lëshojnë dritë të dukshme derisa të vdesin
May 14, 2025
Trump nënshkruan një marrëveshje me Katarin me vlerë mbi 1 trilion dollarë
May 14, 2025
Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike
May 14, 2025
Deputetja e LDK-së kërkon reflektim nga partitë për zhbllokimin e Kuvendit
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hoti: Kushtet e Kurtit të parëndësishme për diskutimin për Asociacionin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hoti: Kushtet e Kurtit të parëndësishme për diskutimin për Asociacionin
Ballina 1Lajme

Hoti: Kushtet e Kurtit të parëndësishme për diskutimin për Asociacionin

Kosova Times
Last updated: 2023/02/04 at 1:52 PM
Kosova Times Published February 3, 2023
Share
SHARE

Ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se kushtet që ka vendosur kryeministri Albin Kurti, nuk kanë rëndësi në diskutimin që po bëhet për Asociacionin. Në një intervistë për Zërin e Amerikës të premten zoti Hoti tha se ndryshimi i formatit të dialogut me Serbinë nga qeveria Kurti ndryshoi qasjen ndaj këtij dialogu.

Ai tha se është përgjegjësia e spektri politik të vendit që të marrë përgjegjësi për shtetin e Kosovës dhe të lëvizë përpara në procesin e dialogut, përfshirë edhe Asociacionin. Ish-kryeministri thotë në intervistë se Kosova “në historinë e saj asnjëherë nuk ka qenë në një pozitë më të disfavorshme sa i përket procesit të dialogut dhe marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Zëri i Amerikës: Zoti Hoti, fillimisht desha t’ju pyes se sa realiste është plotësimi i kushteve që ka parashtruar kryeministri Kurti për Asociacionin?

Avdullah Hoti: Mendoj që janë jo relevante për diskutimin që po bëhet. Kosova ka filluar procesin e dialogut që nga viti 2011. Më 2013 është nënshkruar marrëveshja e përgjithshme dhe pastaj janë nënshkruar plot marrëveshje nëpër sektorë të ndryshëm që e kanë shtrirë sovranitetin e shtetit të Kosovës në gjithë territorin deri në masën që Kosova sot ka Zyrën Ndërlidhëse në Beograd. Tani jemi në një faze kritike të dialogut i cili për hir të vërtetës kishte strukturën shumë të mirë në qeverinë paraprake. Por kjo qeveri e ndërroi formatin e dialogut. Jemi në një pikë kritike kur duhet të bëjmë një hap të madh përpara. Sa i përket Asociacionit, është marrëveshja e vitit 2013 që është ratifikuar në Kuvend, pra që e ka bërë Asociacionin obligim të shtetit të Kosovës. Është marrëveshja e parimeve pastaj e vitit 2015 e cila e ka vendosur një siguresë ku thuhet që Statuti i Asociacionit e merr pëlqimin e Gjykatës Kushtetuese përpara se të dekretohet nga ana e qeverisë dhe janë deklarimet e vazhdueshme të partnerëve tanë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në veçanti, lidhur me Asociacionin që do të thotë se nuk do të jetë strukturë jashtë Kushtetutës së Kosovës. Tani është përgjegjësia e jona si spektër politik që të marrim përgjegjësi për shtetin e Kosovës dhe të lëvizim përpara në proces të dialogut, përfshirë edhe Asociacionin.

Zëri i Amerikës: Para se të vazhdojmë me Asociacionin, për çfarë e keni fjalën kur thoni që ndryshimet e formatit nga qeveria e tanishme paten ndikim kaq të madh në qasjen ndaj këtyre çështjeve?

Avdullah Hoti: Dialogu u bllokua në vitin 2018 nëse ju kujtohet kur u vendos taksa 100% për mallrat nga Serbia, në qeverinë Haradinaj. Kur unë kam qenë Kryeministër, ne u pajtuam për Kornizën e Marrëveshjes Përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve dhe ne filluam ta negociojmë dhe i mbyllëm disa prej kapitujve të asaj marrëveshje. Në këtë qeveri u ndryshua formati, dolën me disa pika para dy vitesh kur filluan dialogun në Bruksel pasi e morën detyrën, pika që në fakt e ndryshuan në tërësi qasjen në dialog dhe pastaj zhvillimi ndërkombëtar sigurisht me luftën në Ukrainë dhe zhvillimet në rajon, është krijuar një kontekst tjetër. E mira është që tani kemi vëmendje të plotë të partnerëve ndërkombëtarë për të përmbyllur çështjet që i kemi me Serbinë. Propozimi që na është ofruar, edhe pse nuk është bërë zyrtar asnjëherë nga ana e kryeministrit sepse nuk është raportuar në Kuvend edhe pse ka dhënë komente gjatë muajve të fundit të vitit të kaluar, është një hap që duhet ta marrim në konsiderim. E nevojshme është që spektri politik të mblidhen bashkë, ta diskutojnë bashkë. Të krijohet ai kohezioni i nevojshëm edhe politik edhe shoqëror për të lëvizur përpara. E vërteta gjithashtu është që Kosova në historinë e saj asnjëherë nuk ka qenë në një pozitë më të disfavorshme sa i përket procesit të dialogut dhe marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zëri i Amerikës: Duke patur parasysh se theksi më i madh këto kohët ka qenë tek asosacioni, nga pikëpamja juaj si duhet zbatuar kjo marrëveshje?

Avdullah Hoti: Asosacioni është bërë pjesë e rendit kushtetues të Kosovës, është përgjegjësi e bartësve të institucioneve të sigurohen që këto obligime ndërkombëtare që i ka marrë Kosova, i ka bërë pjesë të rendit kushtetues, t’i zbatojë në koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe të sigurohet që të zbatohen brenda kushtetutës së Kosovës.

Zëri i Amerikës: Po për asosacionin, siç e thamë më herët, Uashingtoni ka dhënë garanci që ajo nuk do të kthehet në një “Republika Srpska”. A mendoni se premtimi i Uashingtonit është i mjaftueshëm për të qetësuar shqetësimet në këtë drejtim?

Avdullah Hoti: Uashingtoni ka kërkuar në 1999 që ne të nënshkruajmë marrëveshjen e Rambujesë, me premtimin që do të bombardohet Serbia. Një president amerikan në Tiranë ka thënë se mjaft është mjaft dhe Kosova duhet të bëhet e pavaruar dhe Kosova është bërë e pavarur. Partneritetin që e kemi me Shtetet e Bashkuara është ekzistencial, nuk është vetëm një partneritet diplomatik siç mund ta kemi me plot vende të tjera nëpër botë që na kanë njohur, por është partneritet ekzistencial. Marrëdhëniet e ngushta me Shtetet e Bashkuara janë në thelbin e vetë ekzistencës së shtetit të Kosovës.

Zëri i Amerikës: Diplomatët amerikanë dhe perëndimorë në përgjithësi këmbëngulin që te gjendet një model nga Kosova, bazuar në modelet europiane, për të krijuar asosacionin, por asnjë nga qeveritë e deritanishme nuk ka paraqitur një model të tillë, përfshirë tuajën. Pse?

Avdullah Hoti: Nuk ka modele të tjera. Modelet janë brenda kushtetutës. Eshtë marrëveshja e nënshkruar e 2013, është marrëveshja tjetër e 2015, është vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për marrëveshjen e Asosacionit. Ajo çfarë kërkohet është zbatimi në praktikë dhe marrja e përgjegjësisë nga bartësit e institucioneve.

Zëri i Amerikës: E kam fjalën më shumë për një model ku mund të bazoheni…

Avdullah Hoti: Nuk ka modele, modeli është i nënshkruar, është vendimi i Gjykatës Kushtetuese që duhet të merret parasysh në praktikë. Përshtypja ime është që bartësit e institucioneve në vend po fshihen pas këtyre dogmave populiste të Asosacionit në vend që të marrin përgjegjësi për të çuar përpara procesin e dialogut, në vend që të konsiderojnë me shumë përgjegjësi shtetërore, propozimin franko-gjerman, ose propozimin evropian siç po quhet për marrëveshjen me Serbinë ta ndajnë me partitë politike, ta diskutojnë me qytetarët, ta informojnë Kuvendin dhe të shihet se si mund të arrihet kohezioni i nevojshëm dhe konsensusi i përgjithshëm, jo vetëm politik, por edhe shoqëror sepse ne kemi nevojë për arritje të konsensusit shoqëror, jo vetëm mes shqiptarëve, por gjithë qytetarëve që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Zëri i Amerikës: Dhe pikërisht në ketë kontekst që ju thoni, për ndarjen e përgjegjësisë dhe bashkëpunimit, çfarë roli po luan opozita dhe ndoshta më konkretisht partia juaj për një zgjidhje të situatës aktuale?

Avdullah Hoti: Partia ime në opozitë është partia më konstruktive në të gjitha proceset. Historikisht ne u kemi vendosur vulë zhvillimeve që kanë ndodhur në Kosovë. Edhe tani në opozitë po mundohemi të mbështesim qeverinë për të çuar para këtë përgjegjësi që nuk është vetëm e tyre, por tani janë ata bartës të institucioneve dhe duhet të lëvizin përpara. Opozitë më mbështetëse, përkrahëse, konstruktive nuk ka patur asnjëherë Kosova. Kosova asnjëherë nuk ka patur qeveri më të papërgjegjshme për të çuar proceset përpara. Jemi në fazë kritike, unë shpresoj që në javët e ardhshme do të zhvillohet një debat shumë substancial brenda institucionit, brenda Kuvendit të Kosovës për t‘u dakordësuar se si lëvizim përpara.

Zëri i Amerikës: Ka nga ata që mund të thonë që në këto momente, pikërisht kritike, një opozitë më kontruktive dhe bashkëpunuese do të ishte një qëndrim më i përshtatshëm duke patur parasysh se sa e mprehtë është situata në këto momente.

Avdullah Hoti: Mendoj se ato janë dogma të politikës lokale, ne kemi nevojë për bashkërendim të aktiviteteve, për koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë se si lëvizim përpara, cilat janë përfitimet e Kosovës nga pranimi i propozimit që na është dhënë, çfrarë mund të nxjerrim nga ai propozim. Eshtë e qartë se ai propozim nuk është ideal, ideale është njohja reciproke, marrëveshja përfundimtare, por duhet të hapim debatin dhe të gjejmë zgjidhjen më të mirë të mundshme.

You Might Also Like

Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike

Deputetja e LDK-së kërkon reflektim nga partitë për zhbllokimin e Kuvendit

Socialistët festojnë, Rama: Shqiptarët na besuan më shumë se kurrë

Costa: Masat ndaj Kosovës janë të lidhura me de-eskalimin në veri

Rama: Sabotazhi i `Pastrimit` nuk kalon, sonte fillon largimi i mbeturinave

Kosova Times February 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vuçiq provokon Kosovën, Kroacinë e Bosnjën: Qeveria në Serbi nuk ndërrohet

Kosova Times Kosova Times January 1, 2025
Shtetet e Bashkuara njoftuan një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë 175 milionë
Vendet e BE-së kanë miratuar paraprakisht një mision ushtarak në Detin e Kuq
Kina dhe Rusia me stërvitje të përbashkëta detare
Komuniteti i inteligjencës amerikane: Dodik po merr hapa për shkëputjen de facto të Republikës Sërpska
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?