By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pentagoni, godet dhe rrëzon balonën ‘spiune’ kineze
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Pentagoni, godet dhe rrëzon balonën ‘spiune’ kineze
Ballina 2Rajon / Botë

Pentagoni, godet dhe rrëzon balonën ‘spiune’ kineze

Kosova Times
Last updated: 2023/02/04 at 11:56 PM
Kosova Times Published February 4, 2023
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara rrëzuan të shtunën balonën kineze në brigjet e Karolinës së Jugut, një objekt fluturues që dyshohet se është përdorur për përgjim.

Balona fluturoi për disa ditë mbi objekte të ndjeshme ushtarake në të gjithë Amerikën e Veriut, duke u shndërruar në pikën më të fundit të tensioneve mes Uashingtonit dhe Pekinit.

Pas rrëzimit, autoritetet do të heqin mbetjen e saj nga ujërat territoriale amerikane. Balona u pikas të enjten, tek fluturonte në një lartësi prej 18 kilometrash dhe u vlerësua të ishte e madhe sa tre autobusë shkollash.

Pamjet televizive treguan një shpërthim të vogël, e më pas balona u pa tek binte në rënie të lirë në drejtim të ujit. Po kështu në pamje shquheshin avionë ushtarakë amerikanë, tek fluturonin në afërsi të saj, si dhe anije gati për operacionin e nxjerrjes së balonës nga ujërat e oqeanit Atlantik.

http://199.192.21.43/2023/02/03/nje-balone-pergjimi-kineze-mbi-shba-biden-keshillohet-te-mos-urdheroje-rrezimin-ja-arsyeja/

Planet për rrëzimin e balonës mbi oqean u njoftuan më herët nga dy zyrtarë amerikanë që folën në kushte anonimiteti mbi këtë operacion të ndjeshëm.

Në përgatitje të operacionin, Administrata Federale e Aviacionit mbylli përkohësisht hapësirën ajrore mbi vijën bregdetare të Karolinës së Veriut dhe asaj të Jugut, përfshirë aeroportet në Charleston dhe Myrtle Beach, në Karolinën e Jugut, si dhe në Wilmington, të Karolinës së Veriut. Roja Bregdetare këshilloi gjithashtu mjetet lundruese që të largohen menjëherë nga zona.

Përpara rrëzimit të saj Presidenti Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara “do të zgjidhin çështjen” e balonës kineze.

Autoritetet e kanë mbajtur balonën ‘spiune’ kineze nën monitorimin të vazhdueshëm. Të premten Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi se një tjetër balonë kineze, ishte pikasur tek fluturonte mbi Amerikën Latine.

Pentagoni pohoi njoftimet se një balonë e dytë kineze po fluturonte mbi Amerikën Latine.

“Vlerësojmë se është një tjetër balonë kineze, që po përdoret për përgjim”, tha në një deklaratë gjeneral brigade Patrick Ryder, sekretar i shtypit të Pentagonit.

http://199.192.21.43/2023/02/03/kina-shpreh-keqardhje-per-shkeljen-e-paqellimshme-te-hapesires-se-shba-se/

Autoritet amerikane e konsideruan incidentin me balonën në territorin amerikan ngjarje të rëndë, në shkelje të hapur të hapësirës ajrore amerikane dhe ligjit ndërkombëtar. Por Kina ka këmbëngulur se balona, e cila sipas Pekinit kishte humbur kontrollin, ishte civile dhe se ishte përdorur për mbledhjen e të dhënave meteorologjike.

Incidenti me balonën detyroi Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken të shtyjë vizitën e planifikuar për këtë fundjavë në Pekin.

“Arritëm në përfundimin se aktualisht nuk ekzistojnë kushtet e përshtatshme për një vizitë konstruktive”, tha zoti Blinken.

You Might Also Like

Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë

Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank

Iniciativa gjermane për një “Evropë me dy shpejtësi”

Lufta kthehet në Detin e Zi. Putini ndjek atë që dëshiron që nga dita e parë

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Kosova Times February 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ëndrra Gjeorgjiane përdori foto të qyteteve të shkatërruara të Ukrainës në tabelat zgjedhore. Votuesve u kërkohet të “zgjidhin paqen”

Kosova Times Kosova Times September 26, 2024
Shqiptarët në Britani dalin në protesta, shkak deklarata e Sekretares së Brendshme
Qeveria e Kosovës: Komunat në veri do të funksionalizohen
Arrestohet një amerikane pasi la nënën e saj të çmendur me 54 qen që e shqyen
Kaos ne parlamentin Serbise: Deputetët përleshen, Brnabiq në panik thërret sigurimin , ne holle “bilbilat” i bëjnë homazhe Palmës …
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?