By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Roberts në ditët e saj të para: “Askush nuk më donte – dhe i falënderoj për këtë”
June 28, 2025
Plazhet e Darzezës dhe Semanit në Fier, hapësira për qetësi, sport dhe rërë kurative
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rrëfimi i një vullnetari bullgar: “Çdo ditë është dhuratë në Ukrainë”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rrëfimi i një vullnetari bullgar: “Çdo ditë është dhuratë në Ukrainë”
Ballina 2Rajon / Botë

Rrëfimi i një vullnetari bullgar: “Çdo ditë është dhuratë në Ukrainë”

Kosova Times
Last updated: 2023/02/04 at 3:51 PM
Kosova Times Published February 4, 2023
Share
SHARE

Kur Lazar Radkov u nis nga Bullgaria për në Ukrainë, në mes të janarit, ai mendoi se ky mund të jetë udhëtimi i tij i fundit si vullnetar.

Por, pasi karvani i tij i ndihmës u godit indirekt nga bombat ruse jashtë Harkivit, duke lënë të vrarë një nga kolegët e tij vullnetarë, ai vendosi ta vazhdojë punën në vendin e shkatërruar nga lufta.

“Kështu është në luftë. Këto gjëra janë krijuar për të vrarë e për të gjymtuar. Nuk ka dyshim. Kushdo që shkon atje, e kupton se mund të mos kthehet dhe çdo ditë e konsideron si dhuratë”, thotë Radkov për Shërbimin bullgar të Radios Evropa e Lirë.

Radkov është një sipërmarrës 39-vjeçar nga organizata “Kapakë për të ardhmen”, e cila mbledh kapakë të shisheve të plastikës dhe kanaqe metalike për riciklim. Të ardhurat që i fiton, i dhuron për pajisje mjekësore në spitalet në Bullgari.

Organizata shpërndan edhe gjeneratorë për spitale, shkolla, shtëpi pleqsh dhe ndërtesa banimi. Vullnetarët e saj mbulojnë afërsisht 5.000 kilometra në javë.

Autobusi i Radkovit
Autobusi i Radkovit

Më 20 janar, Radkov po udhëtonte me nëntë punonjës të tjerë të ndihmës, të shpërndarë në dy autobusë, në Ukrainë.

Ishte pothuajse shtetrrethim dhe autobusët, ku shkruante qartë “vullnetarë”, u sulmuan pranë një fshati në rajonin e Harkivit.

Radkov, i cili një pjesë të madhe të punës së tij në Ukrainë e dokumenton në mediat sociale, tregoi se autobusët ishin goditur nga një mortajë. Megjithatë, më vonë, ushtarët ukrainas u thanë vullnetarëve se në atë kohë ka ndodhur një shpërthim i një droni rus në zonë.

“Mbi kokat tona fluturonin copëza”, kujton Radkov.

Radkov tregon disa copëza të nxjerra nga autobusi
Radkov tregon disa copëza të nxjerra nga autobusi

Ai thotë se shoferi i autobusit me të cilin udhëtonte, pastori ukrainas, Sasha Andreev, është plagosur rëndë.

“Po bërtiste nga dhimbja. Në një situatë tjetër, do t’ia kisha matur pulsin, nivelin e oksigjenit, presionin e gjakut… por u futëm në pjesën e prapme të një autobusi dhe ai ishte shtrirë mbi kuti. Dhe, shoferi voziste me shpejtësi”, thotë Radkov.

Ata arritën në spital rreth dhjetë minuta më vonë dhe i plagosuri u dërgua në një operacion urgjent. Ai u transferua në Harkiv për një operacion tjetër, por grupi mësoi më vonë se ai nuk ka mbijetuar.

“Një njeri shumë i mirë vdiq”, thotë Radkov.

“Ai ndihmoi shumë njerëz, si me ndihma humanitare, ashtu edhe me evakuim. Ishte një pastor i vërtetë, si shumë njerëz atje [në Ukrainë]. Kisha bën mrekulli”, thotë ai.

Para se të nisej në misionin në Ukrainë, Radkov thotë se kishte një parandjenjë për udhëtimin dhe se u shkroi disa miqve të ngushtë disa udhëzime, në rast se nuk do të kthehej. U tha, po ashtu, se i donte ata.

Ai thotë se familja e tij në Bullgari shqetësohet vazhdimisht për sigurinë e tij dhe se të gjithë ndjehen të lehtësuar dhe të lumtur kur kthehet i gjallë, sidomos djali i tij 7-vjeçar.

Radkov mblodhi fonde për katër ambulanca neonatologjike, ndërsa fushata për të pestën është në zhvillim e sipër.
Radkov mblodhi fonde për katër ambulanca neonatologjike, ndërsa fushata për të pestën është në zhvillim e sipër.

Radkov ka mbështetje edhe nga njerëzit në mediat sociale, ku shpesh poston fotografi dhe informacione për punën që bën organizata e tij në Ukrainë.

Megjithatë, ka edhe disa kritikë që e akuzojnë për shpërdorim të fondeve të organizatës “Kapakë për të ardhmen”, duke drejtuar misione ndihme në Ukrainë, në vend se vetëm brenda Bullgarisë.

“Më kanë quajtur bastard, sepse kam ndarë një javë nga jeta ime për t’i ndihmuar njerëzit që nuk kanë furnizime ushqimore”, thotë ai.

Radkov thotë se këta njerëz e harrojnë faktin se 99 për qind të punës ai e bën në Bullgari dhe 99 për qind e mjeteve që ai mbledh, shkojnë për fëmijët bullgarë.

Radkov hapi organizatën “Kapakë për të ardhmen” në vitin 2017 dhe suksesi i tij i parë ishte sigurimi i inkubatorëve për foshnjat e lindura para kohe në disa spitale në Bullgari.

Më pas, ai mblodhi fonde për katër ambulanca neonatologjike, të cilat tani mund të akomodojnë edhe të porsalindur, ndërsa fushata për të pestën është në zhvillim e sipër.

Radkov thotë se që nga sulmi i 20 janarit, është duke menduar për ta ndryshuar mënyrën e ndihmës në Ukrainë – ndoshta më shumë nga distanca.

“Dëshira për të ndihmuar ekziston te çdo person, në shpirtin e tij, në psikikën e tij. Te disa, ajo shfaqet më rrallë, te të tjerët më shpesh, pavarësisht rrezikut. Disa njerëz, për fat të keq, largohen. Por, unë rrezikoj dhe… çfarëdo që Zoti ka planifikuar për mua”, thotë Radkov.

You Might Also Like

Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”

Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare

Trump thotë se Serbia donte të fillonte një luftë në Kosovë, shpjegon si i ndaloi ata

Trump paralajmeroi armëpushim në Gaza në shtatë ditët e ardhshme: Shoh turma njerëzish që nuk kanë ushqim

Raketë e lëshuar nga Jemeni drejt Izraelit

Kosova Times February 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Marrëveshja: Serbia s`lëshon targa, Kosova ndërpret veprimet

Kosova Times Kosova Times November 23, 2022
Tri arsye pse Vulin nuk duhet të jetë në krye të BIA-s
Trump fiton edhe në një shtet kyç
Shtohet numri i vdekjeve ne det, rekomandimet e mjekëve si të bëjmë plazhin
Osmani: Trashëgimia e Nekibe Kelmendit vazhdon të na frymëzojë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?