Pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu e bore, breshnizë dhe mundësi për ndonjë shkarkesë elektrike.

Era do të fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, e në zona të caktuara pritet jashtëzakonisht e fuqishme, sidomos në zonën e Istogut, me shpejtësi prej 20 deri në 90 kilometra në orë. Priten dëme materiale.

Me ngritjen e temperaturave gjatë ditës, reshjet e borës pritet të përzihen dhe shndërrohen në ato të shiut edhe në zona të tjera, duke mos përjashtuar breshnizën.  Në orët e mbrëmjes e gjitha do të shndërrohet në borë.

Temperaturat minimale do të luhaten prej minus 1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 7 gradë.