Këngëtarja transgjinore serbe Elektra Elite u shpall prostituta më e njohur dhe më e famshme nga mediat zvicerane.
Gazeta “20 Minuten” i ka kushtuar edhe faqen e parë dhe një tekst të gjatë për këngëtaren e njohur serbe transgjinore, e cila ushtron hapur dhe ligjërisht profesionin më të vjetër në Zvicër.
“Kjo është e pabesueshme, telefonata dhe mesazhe vijnë nga të gjitha anët”. E di që njerëzit janë të interesuar për jetën time, por nuk e besoja se do të kishte një sensacion të tillë në Zvicër. Thjesht po tregohem e sinqertë dhe e them ashtu siç është, ndaj çdo gjë e kam diskutuar me kolegët tuaj nga Zvicra”, tha Elektra.
Kujtojmë që gazeta e përmendur ka kontaktuar me Elektrën dhe ka bërë një storie me të dhe më së shumti ka tërhequr vëmendjen profesioni i saj kryesor, pra prostitucioni.
Siç thuhet në tekst, Elektra, përveç fitimeve të mijëra eurove në javë, është shpallur edhe si luftëtarja më e zëshme për të drejtat e minoriteteve vulnerabël.
Dihen shumë detaje që Elektra ka bërë të ditur për publikun: nga çmimi i saj deri te klientë të ndryshëm. Historia e saj është një temë që sot diskutohet vazhdimisht në Zvicër.