By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Beogradi u çlirua nga ukrainasit, por propaganda ruse dhe serbe e fshehin këtë
May 8, 2025
Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përgatitjet për regjistrimin e popullsisë së Kosovës, kryeshefi i ASK-së tregon si do të veprohet në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Përgatitjet për regjistrimin e popullsisë së Kosovës, kryeshefi i ASK-së tregon si do të veprohet në veri
Ballina 1Lajme

Përgatitjet për regjistrimin e popullsisë së Kosovës, kryeshefi i ASK-së tregon si do të veprohet në veri

Kosova Times
Last updated: 2023/02/05 at 8:56 PM
Kosova Times Published February 5, 2023
Share
SHARE

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë do të bëhet nga 1 shtatori deri më 16 tetor 2023 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Kryeshefi i ASK-së, Ilir Berisha, ka treguar se si do të bëhet regjistrimi i popullsisë në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Berisha tha se në familjet e komunitetit serb, apo të çfarëdo komuniteti tjetër pakicë në Kosovë, edhe regjistruesi do të jetë i atij komuniteti, në mënyrë që qytetarët të pranojnë më lehtë intervistimin.

“Nëse në një qark regjistrues ose në një vendbanim janë shumica të një komuniteti, atëherë regjistruesi do të jetë i po atij komuniteti, që e njeh zonën, i njeh njerëzit dhe për komunitetin është i pranueshëm për intervistë. Ta supozojmë në një vendbanim ose në një qark regjistrues ku do të jenë shumica shqiptare aty ekzistojnë edhe komunitetet e tjera: rom, ashkali, egjiptian, atëherë sipas vullnetit të këtyre ekonomive familjare, mund të përcaktohen për një regjistrues që të vijë prej të njëjtit komunitet” – tregoi kreu i ASK-së.

ASK deri më tani është takuar me kryetarët e 33 komunave të Kosovës, nga 38 sa janë gjithsej. Mirëpo, takime nuk kanë mundur të realizojë me 4 komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, për shkak të dorëheqjeve të kryetarëve të tyre, 3 muaj më parë.

Ndërsa, me komunat e tjera me shumicë serbe ASK ka mbajtur takime dhe thotë se kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim.

“Ashtu siç është e njohur tanimë për të gjithë, këto kanë qenë procese që kanë rrjedhur pasi është aprovuar Ligji për Regjistrimin e Popullsisë. Pas caktimit të datave, 4 kryetarët e komunave veriore kanë dhënë dorëheqje dhe derisa nuk ka një pozitë që të kemi kontakt, nuk kemi kontaktuar me ta. Ajo çka kemi pasur biseda përmes mekanizmave dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare që janë në Kosovë, jemi duke diskutuar mundësitë e vendosjes së kanaleve. Përndryshe në komunat e tjera që kanë shumicë serbe, kemi mbajtur takim me ta dhe fatmirësisht ka pasur një gatishmëri dhe një pritje për të marrë pjesë të gjithë në regjistrimin e popullsisë” – tha kreu i ASK-së.

Çfarë ndodh nëse qytetarët e komunitetit serb refuzojnë të marrin pjesë në proces?

Nëse qytetarët e komunitetit serb refuzojnë të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë duke refuzuar të plotësojnë pyetësorët, atëherë ASK do të mundohet të mbledhë sa më shumë informacione e statistika për të bërë një vlerësim të përafërt, thekson kreu i ASK-së.

Sipas tij, kjo mënyrë u përdor edhe në vitin 2011, kur u bë regjistrimi i fundit i popullsisë dhe serbët e Kosovës nuk pranuan të marrin pjesë në proces.

“Në bazë të praktikave të fundit, në vitin 2011 që e kanë refuzuar, ne kemi informacione edhe teknika statistikore, metodologji që njihen ndërkombëtarisht që të bëjmë një vlerësim të përafërt, nëse jo të gjithë indikatorët për atë pjesë, atëherë së paku treguesit kryesore demografik t’i kemi në dispozicion” – tha Berisha.

Ai shtoi se Kosova nuk mund të jetë peng i një grupi të vogël që të mos kryhet një proces i madh siç është regjistrimi i popullsisë.

Berisha i fton të gjithë qytetarët që të jenë pjesë,  sepse kështu e parasheh edhe ligji.

“Çdo kërkesë apo pengesë që ata shohin, ne do të shikojmë që t’i eliminojmë, vetëm e vetëm që ata të marrin pjesë. Nuk mund të pranojmë bojkotin apo shtyrjen për shkak të mospranimit të tyre” – shtoi kryeshefi i ASK-së.

Çka parasheh ligji për qytetarët që refuzojnë të përgjigjen apo japin informacion të rremë?

Regjistrimi i Popullsisë në Kosovë bëhet sipas Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë, të Ekonomive Familjare dhe të Banesave.

Ky Ligj, përveçqë përcakton mënyrën e rregullat e regjistrimit, parasheh edhe dënime për ata persona që refuzojnë t’i japin të dhënat e kërkuara, ose japin të dhëna jo të plota.

Paragrafi i dytë i nenit 23 thotë se personi i cili refuzon t’i japë të dhënat, të cilat i kërkon regjistruesi ose personi tjetër i autorizuar për regjistrim, të parapara me nenin 4 të këtij Ligji, ose jep të dhëna jo të plota, ndëshkohet me gjobë prej 250 deri në 500 euro.

Ilir Berisha tregon se qytetarët kanë të drejtë të mos përgjgijen vetëm në tri pyetje: gjuha që flasin, religjioni dhe etnia.

Regjistrimi i Popullsisë është një ndër proceset më të rëndësishme të një shteti. Ilir Berisha tregoi që të dhënat që nxirren nga ky proces janë shumë të nevojshme edhe për bërjen e politikave, si në nivelin qendror edhe në atë lokal.

“Procesi është i rëndësishëm për shumë dimensione, në radhë të parë është për nivelin qendror, për bërjen e politikave për rezidentë që jetojnë në një vend për një kohë të caktuar. Burimet administrative që i kemi, në shumicën e rasteve nuk janë të freskuara në kuptimin e rezidencës. E dyta është për nivelet lokale, pjesa e madhe e komunave kanë një databazë që konsiderohet se kanë një numër të banorëve mirëpo, vetë lëvizjet e qytetarëve që kanë lëvizë prej një komune në komunën tjetër, regjistrimi i popullsisë është i vetmi që u siguron numrat në nivel të vendbanimit” – tha Ilir Berisha.

Shumë prej pyetjeve të pyetësorit kanë të bëjnë edhe me kushtet socio-ekonomike, me kushtet në të cilat qytetarët jetojnë, qasja e tyre në sistemet e ujit të pijes, në kanalizime, metoda që përdorin për ngrohje e të tjera.

Sipas Berishës, përveç numrit të rezidentëve në nivel vendi dhe në nivel lokal, do të publikohen edhe mbi 18 libra me tregues të ndryshëm demografikë dhe socio-ekonomikë.

“Shfrytëzues tjetër (të të dhënave) janë bota akademike që merren me hulumtime, me kushtet socio-ekonomike, me punësimin, me baza gjinore. Shfrytëzues të tjerë janë investitorët e jashtëm edhe investitorët e brendshëm, bizneset që marrin informacion sa banorë janë rezidentë në një vendbanim, në një komunë, në nivel të Kosovës, si është struktura e tyre, mosha e tyre, gjinia e tyre, niveli i shkollimit, niveli i punësimit, cilat janë llojet e aktiviteteve, niveli i profesionit” – tregoi tutje Berisha.

Sa pyetje i kanë pyetësorët dhe sa kohë marrin për plotësim?

Berisha tregoi se pyetësori i cili tashmë është në draft final ka 512 pyetje dhe nënpyetje dhe merr rreth 1 orë kohë për t’u plotësuar.

Sipas tij, në rast se ndonjë institucion qendror ka ndonjë koment apo pyetje shtesë për draftin final atëherë kërkesat e tyre do të shqyrtohen edhe nga një grup ekspertësh.

Siç tha Berisha, janë gjithsej 5 pyetësorë. Një për ekonomi shtëpiake, një për individë, një për banesa, një për ndërtesa kolektive dhe një tjetër është plotësues për pjesën e diasporës.

Çdo regjistrues në qarkun që e ka për obligim ta mbulojë, do të shkojë derë më derë, të kontaktojë personat që janë rezidentë, dhe t’i informojë ata për qëllimin e vizitës.

“Nëse në një ekonomi shtëpiake nuk është askush, atëherë regjistruesi lë kontaktin e tij, ku banorët duhet të telefonojnë për të caktuar kohën e përshtatshme për plotësimin e pyetësorit, tha Berisha në një intervistë për KALLXO.

You Might Also Like

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

Ngërçi politik, presidentja Osmani e gatshme për një takim gjithëpërfshirës

LDK dorëzoi kallëzim penal ndaj Kurtit e ministrave në detyrë

KQZ në rend dite regjistrimin e një partie dhe pezullimin e një tjetre

Abdixhiku: Qeveria Nacionale e Tranzicionit do të ketë afat të caktuar

Kosova Times February 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Çfarë i kërkoi Zelensky Orbanit?

Kosova Times Kosova Times July 3, 2024
TRUMP gjobitet me 364 milionë dollarë! Ish-presidenti amerikan dhe djemtë e tij dënohen për mashtrim në Nju Jork
Udhëzimet për licencimin dhe performansën e mësimdhënësve
Ushtria izraelite i gjen në Gazë trupat e pajetë të tre pengjeve
IKD: Dy Projektligje shoqërohen me shkelje të Kushtetutës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?