By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve
May 16, 2025
Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE
May 16, 2025
Spiuni brenda ushtrisë së Ukrainës dyshohet se ka ndihmuar bombardimet ruse
May 16, 2025
Kurti takon Papandreoun, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit bilateral
May 16, 2025
Burri që goditi me thikë Salman Rushdie dënohet me 25 vjet bur
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Shkëndija e shpresës’: Gratë afgane i kthehen mësimit virtual
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > “Shkëndija e shpresës’: Gratë afgane i kthehen mësimit virtual
Ballina 2Rajon / Botë

“Shkëndija e shpresës’: Gratë afgane i kthehen mësimit virtual

Kosova Times
Last updated: 2023/02/05 at 4:33 PM
Kosova Times Published February 5, 2023
Share
SHARE

Zarghona Pamiri hoqi dorë nga arsimimi i saj kur talibanët në Afganistan ua ndaluan grave në dhjetor që të shkolloheshin dhe të shkonin në universitet.

Por, Pamiri së fundmi u regjistrua në një universitet online që të vazhdojë studimet.

Ajo është në mesin e mijëra grave që i janë bashkuar Universitetit Online të Afganistanit, një platformë e re mësimore virtuale që ofron kurse dhe diploma universitare falas për gratë.

“Kjo u ka dhënë grave afgane një fije shprese”, tha Pamiri, e cila ishte studente pasuniversitare në Universitetin e Kabulit, për Radion Azadi të Radios Evropa e Lirë.

“Edukimi në internet është i dobishëm. Mësojmë shumë nga ligjëratat në internet”.

Që nga marrja e pushtetit në vitin 2021, talibanët kanë vendosur dhjetëra kufizime në paraqitjen e grave, lirinë e lëvizjes dhe të drejtën e tyre për të punuar dhe për t’u arsimuar.

Vetëm vajzat nën klasën e gjashtë lejohen të ndjekin shkollën. Shkollat e mesme për vajza janë mbyllur, pavarësisht premtimeve të vazhdueshme për rihapjen e tyre. Ndërsa në dhjetor, talibanët ua ndaluan grave që të ndiqnin universitetin.

Grupi militant tha se ndalimi i fundit ishte i nevojshëm për ta parandaluar përzierjen e gjinive në universitete.

Talibanët pretenduan gjithashtu se gratë nuk po i përmbaheshin kodit islamik të veshjes.

“Të plotësohet boshllëku arsimor”

Universiteti Online i Afganistanit u themelua nga akademikë afganë që jetojnë në Evropë. Ky lloj universiteti ofron diploma në të gjitha fushat, nga psikologjia dhe ekonomia deri te shkenca kompjuterike, dhe ka mbi 400 anëtarë.

Faqja e internetit e universitetit tha se ofron mundësi arsimimi dhe kërkimi “nga dhe për afganët dhe këdo që është i interesuar në studime të rëndësishme për Afganistanin”.

“Qëllimi është të plotësohet boshllëku arsimor në Afganistan”, tha për Radio Azadi akademiku afgan Farhad Arianfar, një nga themeluesit e universitetit online.

Rreth 6.000 studente janë aktualisht të regjistruara në universitet, të cilat u zgjodhën nga rreth 15.000 gra që aplikuan për studime online.

Megjithatë, universiteti nuk është pa sfida. Ndërprerjet e përhapura të energjisë elektrike dhe lidhja e dobët e internetit në Afganistan, kanë dëmtuar shtrirjen dhe ndikimin e saj.

Talibanët, gjithashtu, kanë refuzuar ta akreditojnë këtë universitet. Grupi militant nuk iu përgjigj kërkesave të përsëritura nga Radio Azadi për ta komentuar këtë zhvillim.

Ndërkohë, ky universitet po kërkon akreditim në Bashkimin Evropian.

Faqja e saj në internet tha se synon të krijojë një kampus në Evropë dhe ka nevojë për më shumë se 33 milionë dollarë në vit për të financuar aktivitetet e saj.

Arianfar tha se universiteti do të vazhdojë të ofrojë kurse falas. Për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike dhe internetit, ai tha se universiteti po i xhiron dhe më pas publikon ligjëratat.

Farida Mohmand, një ish-ministre e arsimit të lartë në Afganistan, tha se përpjekjet e universitetit online janë për t’u lavdëruar. Por ajo tha se mësimi virtual nuk do të zgjidhë krizën arsimore të vendit.

“Zgjidhja themelore është rihapja e universiteteve për gratë afgane sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ajo për Radio Azadi.

Përpjekjet ndërkombëtare për t’i bindur talibanët që ta shfuqizojnë ndalimin e arsimit, gjë që shkaktoi dënime të përhapura, kanë dështuar.

Shala, një studente e Universitetit të Kabulit, e cila u regjistrua për një kurs në këtë universitet online, tha se është mirënjohëse që është në gjendje të rifillojë studimet e saj.

“Dashtë Zoti të marrë një diplomë bachelor në këtë universitet”, tha Shala, e cila nga frika e hakmarrjes nuk e zbuloi emrin e saj të plotë për Radion Azadi.

Universiteti Online i Afganistanit është përpjekja më e fundit për të ofruar arsimim falas për vajzat dhe gratë afgane.

Shkolla Online Herat, e cila ofron klasa online për vajzat e shkollave të, u hap gjithashtu vetëm disa javë pasi talibanët morën pushtetin. Kurset ofrohen pa pagesë për vajzat kudo në Afganistan ose jashtë vendit të cilat kanë qasje në internet, duke përfshirë refugjatët afganë në Iran të cilëve u është mohuar arsimimi.

Universiteti amerikan i Afganistanit, i financuar nga ShBA-ja, ofron gjithashtu kurse online për qindra studente që mbeten në vend. Shumë nga studentët e këtij universiteti, si dhe stafi i tij, u larguan jashtë vendit pasi talibanët erdhën në pushtet në verën e vitit 2021.

You Might Also Like

Spiuni brenda ushtrisë së Ukrainës dyshohet se ka ndihmuar bombardimet ruse

Burri që goditi me thikë Salman Rushdie dënohet me 25 vjet bur

Kisha Ruse deri më tani ka dërguar 2,000 priftërinj në vijën e frontit. Ata planifikojnë të dërgojnë më shumë

Zelensky, Macron, Merz, Starmer dhe Tusk, telefonatë me Trump për Ukrainën

Osmani me Kallas: Koha që BE t’i përgjigjet Kosovës për hapin e radhës

Kosova Times February 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukrainasit pretendojnë: SBU hodhi në erë një makinë me oficerët rusë të FSB

Kosova Times Kosova Times September 8, 2023
Raportohet se hetimet penale ndaj Prigozhinit po vazhdojnë
Dronë misterioz mbi Nju Xhersi? Reagime në Kongres
Osmani kërkon mbështetje për anëtarësim e Kosovës në organizatat ndërkombëtare
Kompania ruse ofron shpërblime për ushtarët që shkatërrojnë tanket Leopard
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?