By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini: Asnjë negociatë me Amerikën, plani i paqes duhet të eliminojë shkaqet e luftës
November 20, 2025
Kurti merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes të BE-së në Tiranë
November 20, 2025
IKD: Vendimi për shkarkimin e Kelmendit, arbitrar dhe i paligjshëm
November 20, 2025
Limaj: Koha është që Kosova ta ketë një alternativë të fuqishme
November 20, 2025
Hamza: Ne kemi propozuar 21 dhjetorin si datë të zgjedhjeve
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një pjesë e rrugës Ibrahim Rugova në Tiranë ndryshon emërtimin, asnjë reagim nga LDK!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Një pjesë e rrugës Ibrahim Rugova në Tiranë ndryshon emërtimin, asnjë reagim nga LDK!
Ballina 2Rajon / Botë

Një pjesë e rrugës Ibrahim Rugova në Tiranë ndryshon emërtimin, asnjë reagim nga LDK!

Kosova Times
Last updated: 2023/02/06 at 9:27 PM
Kosova Times Published February 6, 2023
Share
SHARE

Ndryshimi i emrit të një segmenti rrugor “Ibrahim Rugova nga Banka e Shqipërisë deri tek Ura e Lanës në Tiranë me riemërtimin “Dëshmorët e 4 shkurtit”, në nder të 84 viktimave të masakrës është komentuar në mënyra të ndryshme. Reagimi i parë për këtë ndryshim ka ardhur nga Deputetja e PD, Jorida Tabaku e cila ka kritikuar vendimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Velia.

Tabaku shkruan se rruga “Ibrahim Rugova” në aksin Banka e Shqipërisë deri në hyrje të Liqenit Artificial u inaugurua në vitin 2012, por sipas saj “lufta e klasave rikthyer në 2023 e copëtoi këtë rrugë duke sajuar një tjetër gjysma rrugë me emërtim të një date që nuk është se personifikon apo bashkon dhe aq shqiptarët e aq më pak qytetarët e Tiranë”.

Ndërsa analisti nga Kosova Nexhmedin Spahiu e quajti mjaft të çuditshëm faktin se nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga Kosova, madje edhe nga as vetë LDK.

“është për tu vajtuar fakti që nuk ka reagim zyrtar nga Kosova. Po LDK?!!!”, shkruan Spahiu në një koment të tij.

Në reagimin e saj deputetja Tabaku tha se qe nder dhe privilegj për Tiranën dhe tiransit që një figurë e çmuar dhe me rëndësi për kombin tonë të kishte atë emër në atë vend. Vendimi u mor pas një kërkese që familja e Ibrahim Rugovës na drejtoi ne si bashki dhe Këshilli Bashkiak e nderoi qytetin e Tiranës me një patriot, arkitektin e Kosovës së Lirë.

“Fatkeqësisht, lufta e klasave rikthyer në 2023 e copëtoi këtë rrugë duke sajuar një tjetër gjysma rrugë me emërtim të një date që nuk është se personifikon apo bashkon dhe aq shqiptarët e aq më pak qytetarët e Tiranës. Se si mund të ulësh përbri rrugës Ibrahim Rugova hallin elektoral të Erion Veliaj, që do të prodhojë dëshmorë, vështirë se mund të kuptohet. Lë pastaj të përziesh historinë dhe ta retushosh. Nëse kryebashkiaku Veliaj, që Tiranën e ka shpërfytyruar më shumë se sa kushdo, do të dëshironte realisht të emërtonte një rrugë me dëshmorë: le të vendosë emrat e atyre që u vranë nga komunistët nga 16 tetori 1944 deri në 16 nëntor 1944. Shumica e tyre ishin nacionalistë që u vranë pa gjyq sepse e donin Kosovën. Kjo po do qe realisht një emërtim përfaqësues dhe simbolik me Tiranën që në vend të xhamisë së Sulejman pashës përfundoi me Partizanin e Panjohur. Ky qytet i përket qytetarëve dhe po aq historisë së tyre jo nevojave elektorale të një kryebashkiaku që po ndyen edhe historinë e qytetit!”, shkruan Tabaku.

Ka pasur shumë komente interesante nga reagimi i znj. Tabaku.

Një nga komentuesit i identifikuar si Rexh Alidemaj pyet “ku është LDK, Lumiri, Kujtimi e shumë eksponent të ldk se kur po vjen puna te votat Dr.Rugoven nuk po e hjekin prej gojes tani janë struc si minjtë asnji reagim kta sahan lepirsa a per ju Nexh respekt shum të madh qe po jav qet poshtersit Edi rames dhe Erion velisë prej tyre nuk është prit diqka e mirë se kta janë të bit e komunistave”. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kremlini: Asnjë negociatë me Amerikën, plani i paqes duhet të eliminojë shkaqet e luftës

Njeriu i Trumpit për Ukrainën, i padëshiruar i Moskës , jep dorëheqjen

Trenat e pasagjerëve përplasen në Republikën Çeke. Më shumë se 40 të plagosur

Ndërprerje e pjesshme e energjisë në Paris – Linjat e metrosë jashtë funksionit

Plani i Trump dhe roli i Witkov – Shqetësim midis evropianëve

Kosova Times February 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Konfirmohet rasti i parë i sëmundjes ‘Murtaja e Ruminantëve të Vegjël’

Kosova Times Kosova Times July 3, 2025
Rusia nuk e dëshiron të dërguarin e Trump në bisedimet për Ukrainën
Senatorët amerikanë kërcënojnë të vendosin tarifa 500% për vendet që blejnë naftë dhe gaz rus nëse Putin refuzon paqen në Ukrainë
Partizanët informojnë forcat ukrainase për vendndodhjet e anijeve ushtarake ruse në Krime
Gërvalla: E treta ishte me fat, Festivali foli me gjuhën e muzikës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?