By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 nëntor 2025
November 14, 2025
Vajza u sëmur në koncertin e Lady Gaga-s: këngëtarja ndaloi menjëherë performancën
November 13, 2025
Jakshiq: Nga katër karriget diplomatike të Serbisë, tre janë tronditur rëndë
November 13, 2025
“Nuk jemi Gjermania, fiksojeni këtë”, Sylvinho entuziast: Festojmë dhe mendojnë për Play Off, mund të shkojmë në Botëror
November 13, 2025
Sergej Lavrov dhe miti i turpit të tij
November 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vuçiq: Bisedë e hapur me Lajçakun
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Vuçiq: Bisedë e hapur me Lajçakun
Ballina 2Rajon / Botë

Vuçiq: Bisedë e hapur me Lajçakun

Kosova Times
Last updated: 2023/02/06 at 10:18 PM
Kosova Times Published February 6, 2023
Share
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ka pasur një “bisedë të hapur dhe miqësore” me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Kështu shkroi ai në rrjetin social Instagram, pas takimit që pati më 6 shkurt në Beograd me emisarin evropian.

“Një bisedë e hapur dhe miqësore me Miroslav Lajcak. Kur them e hapur, me të vërtetë e mendoj këtë”, tha ai.

Para takimit, Vuçiq postoi një video-mesazh në Instagram, në të cilin tha se do të “vazhdojë të mbrojë Serbinë” dhe se Perëndimi “mund të ëndërrojë për njohjen reciproke” të Beogradit ndaj Prishtinës.

Paraprakisht mediat në Beograd kanë njoftuar se Vuçiqi në mbledhjen e sotme të Partisë Progresive serbe ka thënë se është i gatshëm të shkojë në zgjedhje të parakohshme si kandidat për kryeministër dhe se “nuk do t’i dorëzohet shantazheve të Perëndimit, Partisë Socialiste të Serbisë (të Ivica Daçiqit) dhe djathtistëve të rrejshëm”.

Lajçak shkoi në Beograd, pasi takoi në Prishtinë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin tha se ka diskutuar “gjithçka” që lidhet me dialogun, por se diskutimi ka qenë i përqendruar te propozimi evropian.

Kurti tha pas takimit se e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “duke e konsideruar atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”.

Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi u është dorëzuar dy vendeve në fund të verës së vitit të kaluar, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike.

Ky propozim, në të cilin ka pasur qasje REL-i, parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Në dokument nuk përmendet njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara – për të cilat gjëra insistojnë publikisht zyrtarët kosovarë – por theksohet mbështetja që palët duhet t’i japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane.

Propozimi i Bashkimit Evropian, që më herët njihej si plani franko-gjerman, ka marrë mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Javëne e kaluar, gjatë seancës në Kuvendin e Serbisë ku u diskutua për Kosovë, Presidenti i Serbisë përsëriti atë që i thanë diplomatët evropianë dhe amerikanë gjatë takimit në Beograd më 20 janar, se do të ketë pasoja nëse Serbia nuk e pranon planin evropian për Kosovën.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e BE-së – që ka mbështetjen edhe të ShBA-së – që nga viti 2011. Procesi synon të normalizojë raportet mes shteteve. Por, Kosova dhe Serbia kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket përfundimit të procesit.

Përderisa Prishtina kërkon që një marrëveshje finale të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Beogradi insiston në një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

You Might Also Like

Jakshiq: Nga katër karriget diplomatike të Serbisë, tre janë tronditur rëndë

Fondi amerikan i investimeve Carlyle mund të blejë asetet e huaja të Lukoil

Rusia heq dorë nga planet për të krijuar një bazë detare në Sudan

Rusia “joshi” afrikano-jugorët në Ukrainë për të luftuar, paralajmëron ambasadori

Amerikanët godasin një anije në Karaibe. “Katër narko-terroristë të vrarë”

Kosova Times February 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pamjet që sapo kanë dalë nga Los Angeles

Kosova Times Kosova Times June 8, 2025
LDK: Instaluesit e dhunës në Kuvend s’kanë të drejtë moralizuese sot
Putin u takua me nënat e të mobilizuarve. Disa prej tyre ishin zyrtarë
Shkoi në territoret e pushtuara për të kërkuar nënën e tij, dënohet me 11 vjet për “spiunazh”.
Kurti: Draft-Statuti që e propozoi pala serbe është në kundërshtim me Kushtetutën dhe vlerat evropiane
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?