By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 29 qershor
June 29, 2025
Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim
June 28, 2025
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çfarë duhet të dini për tërmetin që goditi Turqinë dhe Sirinë?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Çfarë duhet të dini për tërmetin që goditi Turqinë dhe Sirinë?
Ballina 2Rajon / Botë

Çfarë duhet të dini për tërmetin që goditi Turqinë dhe Sirinë?

Kosova Times
Last updated: 2023/02/07 at 6:04 PM
Kosova Times Published February 7, 2023
Share
SHARE

AP

Një tërmet i madh, shkatërrues, me magnitudë 7.8 shkallësh të Rihterit i pasuar edhe nga një tjetër i fuqishëm, shkatërroi pjesë të gjera të Turqisë dhe Sirisë në orët e para të mëngjesit të së hënës, duke u marrë jetën mijëra njerëzve.

Më poshtë mund të lexoni krejt çfarë duhet të dini për këtë fatkeqësi natyrore.

Çfarë ndodhi?

Sipas Shërbimit Gjeologjik të ShBA-së (USGS), tërmeti goditi në një thellësi prej 18 kilometrash dhe kishte epiqendrën në jug të Turqisë, pranë kufirit verior me Sirinë.

Shumë goditje të mëpasshme tronditën të dyja vendet që nga tërmeti fillestar. Në 11 orët e para, rajoni kishte regjistruar edhe 13 goditje të fuqishme me një magnitudë prej të paktën 5 ballësh, tha Alex Hatem, një gjeolog kërkimor i USGS-së.

Një tjetër tërmet i fortë – me magnitudë 7.5 ballësh – goditi Turqinë nëntë orë pas goditjes kryesore. Edhe pse shkencëtarët po studionin nëse ky i dyti ishte një pasgoditje, ata ranë dakord se dy tërmetet janë të lidhura.

“Sigurisht që priten më shumë pasgoditje, duke pasur parasysh madhësinë e goditjes kryesore”, tha Hatem. “Ne presim që pasgoditjet të vazhdojnë në ditët, javët dhe muajt e ardhshëm”.

Çfarë lloj tërmeti ishte ky?

Studiuesit thonë se tërmeti ishte një tërmet goditës, ku dy pllaka tektonike rrëshqasin mbi njëra-tjetrën horizontalisht.

“Toka është e ndarë në pllaka të ndryshme”, tha Eric Sandvol, një sizmolog në Universitetin e Misurit.

Këto pjesë takohen në linjat e prishjes, ku pllakat zakonisht bluhen dhe takohen me njëra-tjetrën ngadalë. Por, sapo të krijohet tension i mjaftueshëm, mund të kalojnë shpejt njëra sipër tjetrës, duke çliruar një sasi të madhe energjie.

Në këtë rast, njëra pllakë u zhvendos në perëndim ndërsa tjetra u zhvendos në lindje – duke u përplasur me njëra-tjetrën për të krijuar tërmetin, tha Hatem.

Me kalimin e kohës, pasgoditjet do të fillojnë të shuhen dhe do të bëhen më të rralla, tha Sandvol.

A ka pasur tërmete të mëparshme në këtë zonë?

Tërmeti ndodhi në një zonë sizmikisht aktive të njohur të Anadollit Lindor, e cila ka prodhuar tërmete shkatërruese edhe në të kaluarën.

“Pothuajse e gjithë Turqia është vatër sizmike aktive”, tha Sandvol. “Kjo nuk është diçka e re për vendin”.

Turqia ishte goditur nga një tjetër tërmet i fuqishëm në janar të vitit 2020. Tërmeti me magnitudë prej 6.7 ballësh, shkaktoi dëme të konsiderueshme në pjesën lindore të vendit. Në vitin 1999, një tërmet me magnitudë 7.4 shkallësh të Rihterit goditi afër Stambollit dhe vrau rreth 18.000 njerëz.

Pse ishte kaq shkatërrues ky tërmet?

Tërmeti ishte i fuqishëm – veçanërisht për një tërmet që goditi në tokë. Në mënyrë tipike, tërmete shumë të forta ndodhin nën ujë, tha Margarita Segou, një sizmologe në Shërbimin Gjeologjik Britanik.

Për më tepër, tërmeti goditi pranë zonave shumë të populluara. Epiqendra ishte afër Gaziantepit, një qytet i madh dhe kryeqytet provincial në Turqi.

Rajonet e prekura janë, gjithashtu, me ndërtime të ndjeshme, tha Kishor Jaiswal, një inxhinier strukturor i USGS-së.

Teksa ndërtesat e reja në qytete si Stambolli u projektuan duke pasur parasysh standardet moderne të tërmeteve, kjo zonë e Turqisë jugore ka shumë ndërtesa të larta të vjetra, tha Jaiswal. Ndërtimi i shpejtë në Siri – shtoni këtu vitet e luftës – mund t’i ketë lënë strukturat të papërforcuara, thanë studiuesit.

Zyrtarët raportuan se mijëra ndërtesa u shembën si pasojë e tërmetit. Ato përfshinin shembje të njëpasnjëshme, ku katet e sipërme të një ndërtese bien drejt e poshtë në katet e poshtme – një shenjë se ndërtesat nuk mund t’u bëjnë ballë lëkundjeve, tha Jaiswal.

Përpjekjet për kërkim-shpëtim janë penguar nga temperaturat e ulëta dhe bllokimet e trafikut nga banorët që përpiqen të largohen nga zonat e goditura nga tërmeti.

“Ky është niveli më i tmerrshëm i shkatërrimit dhe rrënimit që ne mund ta parashikonim, kur një tërmet i fortë godet një rajon me ndërtesa që nuk janë të fortifikuara”, tha Ilan Kelman, një ekspert për fatkeqësitë dhe shëndetin në University College London.

You Might Also Like

Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme

Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”

Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow

Djathtisti zviceran poston video të rreme të të majtës, humb imunitetin

Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Beograd, protestuesit hedhin shishe, vezë… Vuçiç nxit

Kosova Times February 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-s

Kosova Times Kosova Times January 27, 2025
Është publikuar një video e shpërthimit u vritet gjenerali rus
Vuçiq do të ketë pasoja për parregullsitë zgjedhore: Deputeti i Bundestagut shpall lëvizjet e para të Gjermanisë dhe BE-së pas raportit të OSBE-së
Allen: Asociacioni, hap thelbësor në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës
A e shohin Putini dhe elita ruse fundin e luftës në Ukrainë në të njëjtën mënyrë?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?