By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca: Në propozimin evropian nuk përmendet kurrfarë asociacioni
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konjufca: Në propozimin evropian nuk përmendet kurrfarë asociacioni
Ballina 1Lajme

Konjufca: Në propozimin evropian nuk përmendet kurrfarë asociacioni

Kosova Times
Last updated: 2023/02/07 at 3:52 PM
Kosova Times Published February 7, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se në propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve me Serbinë, që Prishtina e ka pranuar, nuk përfshihet çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Gjatë një prononcimi për media më 7 shkurt, Konjufca tha se në propozimin evropian – që njihet edhe si propozimi franko-gjerman – referenca për Asociacionin është në kuadër të fjalisë ku kërkohet që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të Brukselit.

Kosova dhe Serbia më 2013 dhe 2015 kanë arritur marrëveshje për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që do të mblidhte rreth vetes dhjetë komunat në Kosovë, ku shumicë janë komuniteti serb.

Kryeparlamentari kosovar, që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, tha se Kosova e ka pranuar këtë plan para tre muajsh, e jo më 6 shkurt, kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas një takimi me të dërguarin e BE-së, Mirosllav Lajçak, tha se Kosova pranon propozimin evropian.

“Nuk po e di pse gjithë ky pluhur kur kryeministri para tre muajsh ka thënë që ky plan është i pranueshëm për Kosovën. Pra është bazë e mirë. Në çfarë kuptimi? Në kuptimin që aty nuk përmendet kurrfarë asociacioni. E tëra që mund të aludohet për nënkuptim të Asociacionit në atë plan është marrëveshjet e deritashme të arritura në dialog. Në një farë mënyre, Kosova e merr përsipër një obligim për marrëveshjet e deritashme që janë arritur në dialog. Nga ky kuptim mund të thoni se është i nënkuptueshëm, pra është implicit referenca në Asociacion”, tha Konjufca.

Megjithatë, ai shtoi se Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2015 hodhi poshtë Marrëveshjen mbi parimet për themelimin e Asociacionit, prandaj ai tha se duhet të gjendet një formë e re e Asociacionit, por “kjo është shumë e vështirë në këto kushte kur Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë 23 pika”.

Gjykata Kushtetuese më 2015 tha se marrëveshja për Asociacionin nuk ishte në harmoni të plotë me frymën e aktit më të lartë juridik të shtetit, por që këto pika mund të harmonizohen.

Ndërkaq, Kosovës dhe Serbisë vitin e kaluar u është prezantuar propozimi evropian. Ai nuk është publik. Por, Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në të dhe ai parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Në dokument nuk përmendet njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara – për të cilat gjëra insistojnë publikisht zyrtarët kosovarë – por theksohet mbështetja që palët duhet t’i japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane.

Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur vendimin e Kosovës për pranimin në parim të këtij propozimi, teksa ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha më 7 shkurt se “marrëveshja e përkohshme do të sjellë përfitime të konsiderueshme si për Kosovën, ashtu edhe Serbinë”.

Megjithatë, Konjufca tha se plani evropian ka “dy rreziqe” për Kosovë dhe është “kompromis”.

“Është kompromis sepse nuk e ka njohjen legale, por është njohje de fakto. Pra, shtetësia e Serbisë ndaj Kosovës nuk pranohet drejtpërdrejtë, por pranohet në mënyrë të tërthortë. Nuk i bie që pranohet përmes një akti shtetëror të Serbisë, por përmes një marrëveshjeje me Bashkimin Evropian”, tha ai.

“Kurse rreziku i dytë, po ashtu hiç i lehtë për Kosovën, është që duket sikur nuk e ka formën e marrëveshjes përfundimtare dhe ky është rrezik i madh. Pastaj, kjo do të jetë taktikë e Serbisë që ta sekuencojë në dy hapa. Hapi i parë marrëveshja bazike, ky që po quhet plani franko-gjerman, dhe hapi i dytë rrezikon që të na krijohet në momentin që ndoshta synohet që të jetë edhe njohje legale, por Kosovës i kërkohet diçka tjetër edhe më shumë seç po i kërkohet tani”, shtoi ai.

Konjufca tha se këto “rreziqe duhet të shmangen” në mënyrë që, sipas tij, të mos cenohet shtetësia e Kosovës.

Gjatë së martës, Kurti është takuar me përfaqësuesin e përhershëm të SHBA-së në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Ambasadorin Michael Carpenter.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe ambasadori Hovenier, ku është diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi, dhe Kurti ka theksuar se Prishtina është e “angazhuar për dialog parimor, nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve”.

“Kryeministri Kurti tha se propozimi evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i pranueshëm si bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe platformë solide për të ecur përpara”, u tha në njoftimin e Qeverisë.

Edhe Serbia e ka pranuar propozimin evropian dhe ka shprehur gatishmërinë që ta zbatojë atë.

Ndërkaq, së fundmi, përveç inkurajimit të palëve që të normalizojnë raportet, SHBA-ja dhe BE-ja kanë intensifikuar thirrjet e tyre drejtuar Kosovës që të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kosova e kundërshton një asociacion njëetnik, teksa Uashingtoni ka deklaruar se nuk do të mbështesë asnjë asociacion që do t’i ngjasonte një Republika Sërpska, siç është në Bosnjë e Hercegovinë.

You Might Also Like

Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj

Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri

Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`

Padi ndaj ‘Prishtina Parking’ për tejkalim të kompetencave

Ngërçi politik, presidentja Osmani e gatshme për një takim gjithëpërfshirës

Kosova Times February 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Fisnik Ismaili zbulon se si do të duket Newborn këtë 17 shkurt

Kosova Times Kosova Times February 16, 2025
FShF kundër Superligës Evropiane: Jemi me UEFA-n për zhvillimin e futbollit mbi parimet e konkurrencës së hapur
Gjendet burri që ishte zhdukur para dhjetë ditësh në Prizren
Ndeshja Shqipëri-Serbi do të luhet pa praninë e tifozëve serbë
Ndihmëssekretari i NATO-s dhe Vuçiq diskutojnë për situatën në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?