By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zgjedhjet janë hapi i fundit ligjor për tejkalimin e krizës parlamentare në Kosovë
July 16, 2025
Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
July 16, 2025
Supremja i reagon Qeverisë në detyrë: Ndërhyrje e papranueshme
July 16, 2025
Autori i Ligjit të ‘Sanksioneve Ferri’ paralajmëron Putinin për përsëritjen e fatit të Iranit nëse refuzon të ndalojë luftën
July 16, 2025
Rrëzohet helikopteri në Krainën e Khabarovskit, 5 të vdekur
July 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti diskuton me ambasadorët e QUINT-it në OSBE për dialogun Kosovë-Serbi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti diskuton me ambasadorët e QUINT-it në OSBE për dialogun Kosovë-Serbi
Ballina 1Lajme

Kurti diskuton me ambasadorët e QUINT-it në OSBE për dialogun Kosovë-Serbi

Kosova Times
Last updated: 2023/02/07 at 7:32 PM
Kosova Times Published February 7, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përfaqësuesit e përhershëm të shteteve të QUINT-it në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ku u diskutua edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës së 7 shkurtit, thuhet se në takim u diskutua edhe për propozimin evropian, të cilin Kurti tha dje se e ka pranuar “duke e konsideruar atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”.

Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi u është dorëzuar dy vendeve në fund të verës së vitit të kaluar, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike.

Ky propozim, në të cilin ka pasur qasje REL-i, parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Në dokument nuk përmendet njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara – për të cilat gjëra insistojnë publikisht zyrtarët kosovarë – por theksohet mbështetja që palët duhet t’i japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane.

Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur vendimin e Kosovës për pranimin në parim të këtij propozimi, teksa ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të martën se “marrëveshja e përkohshme do të sjellë përfitime të konsiderueshme si për Kosovën, ashtu edhe Serbinë”.

Në takim thuhet se u diskutua edhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe shteteve të QUINT-it në kuadër të fushëveprimit të OSBE-së, “dhe se si ky bashkëpunim mund të thellohet gjatë gjysmës së dytë të mandatit qeverisës”.

Ambasadorët e QUINT-it në OSBE janë: Michael Carpenter, përfaqësuesi i përhershëm i ShBA-së, Christine Fages e Francës, Gesa Braeutigam e Gjermanisë, Stefano Baldi i Italisë dhe Neil Bush, përfaqësuesi i përhershëm i Mbretërisë së Bashkuar.

Më herët gjatë ditës, kryeministri ka takuar veçmas përfaqësuesin e përhershëm të SHBA-së dhe ambasadorin amerikan, ku ka diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi. Kurti ka theksuar se Prishtina është e “angazhuar për dialog parimor, nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve”.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e BE-së – që ka mbështetjen edhe të ShBA-së – që nga viti 2011. Procesi synon të normalizojë raportet mes shteteve. Por, Kosova dhe Serbia kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket përfundimit të procesit.

Përderisa Prishtina kërkon që një marrëveshje finale të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Beogradi insiston në një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

You Might Also Like

Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Supremja i reagon Qeverisë në detyrë: Ndërhyrje e papranueshme

Rasti `Veteranët`, Blakaj: Ligji është i qartë, manipulimi po e mjegullon

Osmani: Kosova mbetet aleate e besueshme në mbrojtje të vlerave demokratike

Gjykimin e krerëve të UÇK-së në Hagë, reagon Lidhja e Shkrimtarëve

Kosova Times February 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vuçiq mirëpriti presidenten Siljanovska në manastirin “Shën Prohor Pçinjski”

Kosova Times Kosova Times August 2, 2024
Anëtarët e “politbyrosë” së Putinit ia kaluan Komitetit Qendror të CPSU në moshë
Elitat ruse e perceptuan pushtimin e Forcave të Armatosura të Ukrainës si një goditje për reputacionin e Putinit
Gjenerali gjerman shkarkohet nga puna për akuzat për përdhunim
56 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?