Tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi rajonin në orët e para të mëngjesit të së hënës dhe një pasgoditje e dytë e fortë disa orë më vonë, do të shtojë vuajtjet tashmë të padurueshme.
Ivica Puljiq ,gazetari i famshem i BeH dhe korrespondenti prej kohësh i Al Jazeera nga Uashingtoni është i tmerruar nga veprimet e presidentit të Sirisë Bashar al Assad .
-Informacion që bën që truri dhe zemra të ndalojnë për një moment: Avionët luftarakë të qeverisë siriane bombarduan qytetin Marea, pranë Alepos, disa orë pas një tërmeti të tmerrshëm me qëllim shkatërrimin e forcave të opozitës. Bashar al Assad definitivisht dëshmoi se është kriminel, tha Puljiq.
Ju kujtojmë se njerëzit që jetojnë në veriperëndim të Sirisë janë mësuar të zgjohen natën nga shembja e ndërtesave. Shkatërrimi shoqërohet shpesh me zhurmën e avionëve që fluturojnë sipër, ndërsa Bashar al-Assad dhe aleatët e tij rusë hedhin bomba në shkolla, spitale dhe infrastrukturë tjetër civile.
E kapur mes regjimit në Damask dhe grupeve militante që kontrollojnë zonën, jeta për rreth 4.5 milionë banorë është tashmë shumë e vështirë: përveç sulmeve ajrore, ka ende dridhje episodike tokësore në disa vende dhe 91% e njerëzve këtu janë të varur nga ndihmat për të mbijetuar. Tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi rajonin në orët e para të mëngjesit të së hënës dhe një pasgoditje e dytë e fortë disa orë më vonë, do të shtojë vuajtjet tashmë të padurueshme.
Deputetët britanikë dënuan bombardimin “të neveritshëm” të presidentit sirian Bashar Al Assad ndaj një qyteti të kontrolluar nga rebelët, menjëherë pas tërmetit shkatërrues.
Marea, një qytet 35 km në veri të Aleppos, u bombardua gjatë natës nga forcat qeveritare.
Alicia Kearns , një deputete konservatore dhe kryetare e komitetit me ndikim të punëve të jashtme në parlamentin britanik, u tha deputetëve se enklava e mbajtur nga opozita në veriperëndim të Sirisë është sulmuar ndërsa banorët lokalë përballen me pasojat e tërmetit.
Deklarata e saj erdhi pasi organizata e shpëtimit të Helmetave të Bardha u dërgoi një letër diplomatëve duke u kërkuar atyre që të bëjnë presion mbi Damaskun “për të siguruar që të mos ketë bombardime në zonat e prekura”.
“Dje ai bombardoi Marea, e cila ishte një zonë e prekur nga tërmeti, që ishte një sulm vërtet i pashpirt dhe i neveritshëm dhe një oportunizëm për të që të përpiqej të sulmonte dhe shkatërronte opozitën e moderuar,” u tha Kearns ligjvënësve të martën.
James Cleverly , sekretari i jashtëm britanik, kritikoi regjimin e Asadit për “bombardimin plotësisht të papranueshëm” të enklavës së kontrolluar nga opozita pas një fatkeqësie natyrore.