By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mehaj në Bruksel flet për mundësitë e bashkëpunimit të Kosovës me NATO-n
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mehaj në Bruksel flet për mundësitë e bashkëpunimit të Kosovës me NATO-n
Lajme

Mehaj në Bruksel flet për mundësitë e bashkëpunimit të Kosovës me NATO-n

Kosova Times
Last updated: 2023/02/08 at 1:31 PM
Kosova Times Published February 8, 2023
Share
SHARE

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në NATO ka realizuar disa takime në selinë e NATO-s në Bruksel.

Përmes një komunikate për për media, bëhet e ditur se aktivitetet në selinë e NATO-s filluan me takimin me zv.Ndihmës Sekretaren e Përgjithshme për Operacionet të NATO-s, Burcu San, ku u diskutua për tema të shumta që ndërlidhen me sigurinë, sfidat, arritjet dhe mundësitë e bashkëpunimit të Kosovës me NATO-n.

“Takimi i dytë u realizua me ambasadorët e vendeve të Quint-it në NATO, ndërsa takimi qendror u realizua në sallën e konferencave të NATO-s, ku fillimisht, Ministri Mehaj prezantoi dhe informoi ambasadorët e vendeve të NATO-s, për situatën e sigurisë në botë dhe impaktin në Ballkanin Perëndimor, pastaj për objektivat e tij për zhvillimin e Forcës, bashkëpunimin ndërkombëtar bilateral dhe multilateral, bashkëpunimin me NALT dhe KFOR, si dhe rrugën përpara në aspektin e bashkëpunimit me NATO-n”, thuhet në njoftim.

Më pas, sipas njoftimit, ambasadorë nga vende të ndryshme në adresimet e tyre vlerësuan shumë lart procesin e zhvillimit të FSK-së, angazhimin e saj në operacione ndërkombëtare, përkushtimin e Ministrisë së Mbrojtjes për bashkëpunimin rreth menaxhimit të situatës me refugjatët afganë, si dhe dedikimin e Kosovës për përpjekjen e përbashkët të aleatëve dhe partnerëve pas agresionit rus në Ukrainë.

“Tutje thuhet se Ministri Mehaj dhe delegacioni nga Kosova, zhvilloi një takim të frytshëm me zv. Kryesuesin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjenerallejtënant Lance Landrum, me të cilin ndanë vizionin për zhvillimin e FSK-së në përputhje me standardet e NATO-s, angazhimin e përbashkët për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe rritjen e bashkëpunimit me NALT dhe KFOR”, thuhet një njoftim.

Në mes tjerash, me Gjeneral Landrum thuhet se u diskutua për rëndësinë që ka pjesëmarrja e FSK-së në stërvitjen “Defender Europe ‘23” si dhe statusit të Republikës së Kosovës, ndër vendet pritëse të kësaj stërvitjeje.

“Nikoqir i delegacionit të Kosovës në selinë e NATO-s ishte ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në NATO, David Quarrey, i cili vlerësoi shumë lartë progresin e FSK-së në të gjitha fushat. Ambasadori Quarrey dhe stafi i tij shoqëruan dhe mbështeten delegacionin e Kosovës në të gjitha aktivitetet e zhvilluara në selinë e NATO-s”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në të gjitha takimet, nga të gjithë pjesëmarrësit, u theksua nevoja e shpeshtimit të takimeve të tilla me qëllim të mbështetjes së Kosovës në rrugën e integrimit në strukturat euro-atlantike.

You Might Also Like

Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj

Kurti: KEK-u në moment historik transformimi

Nesër Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin e Kosovës

Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare

AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”

Kosova Times February 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Khodorkovsky u ftua në një konferencë në Mynih në vend të autoriteteve ruse

Kosova Times Kosova Times February 1, 2023
Konjufca: Ushtria është e shtetit e shteti është i popullit
Sot i jepet lamtumira kryepeshkopit Anastas
Peja mposht Borën për fitoren e parë në ProCredit Superligë
Rama kërkon nga Murati të transferohen mjetet për Komunën e Prishtinës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?