By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu
November 23, 2025
Horoskopi ditor për 23 nëntor 2025
November 23, 2025
Konsultimet e Gjenevës dhe shqetësimet e evropianëve
November 22, 2025
Dokumentar video i grupit që vidhte rroba nga dyqanet në Atikë dhe i shiste në Shqipëri
November 22, 2025
Më shumë se 50,000 francezë protestuan kundër dhunës ndaj grave: Numri i rasteve të femicideve u rrit me 11 përqind
November 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Çështja e kufirit Kosovë – Mali i Zi, politikisht është e mbyllur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Çështja e kufirit Kosovë – Mali i Zi, politikisht është e mbyllur
Ballina 1Lajme

Osmani: Çështja e kufirit Kosovë – Mali i Zi, politikisht është e mbyllur

Kosova Times
Last updated: 2023/02/08 at 10:29 PM
Kosova Times Published February 8, 2023
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se çështja e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është e mbyllur.

Në një intervistë për televizionin malazez, Vijesti, Osmani gjithashtu tha se për të është i pranueshëm plani franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si një platformë e mirë për vazhdimin e negociatave dhe se tani mbetet të shihet nëse do ta pranojë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

E pyetur rreth deklaratës së mëhershme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se duhet rishikuar marrëveshja e vitit 2015 për kufirin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, duke pretenduar se Kosova ka humbur 8200 hektarë territor me atë marrëveshje, e para e shtetit deklaroi se për të kjo çështje është e mbyllur.


“Unë jam këtu para së gjithash për të parë se si mund të hapim një kapitull të ri bashkëpunimi. Konkretisht, sa i përket kufijve, për mua ajo çështje ka përfunduar në parlament para disa vitesh, kur ajo marrëveshje është ratifikuar mes Malit të Zi dhe Kosovës. Pastaj është marrëveshja bilaterale e arritur mes presidentëve të atëhershëm të Kosovës dhe Malit të Zi, një lloj deklarate në të cilën theksohen hapat e ardhshëm”, pohoi ajo.

Presidentja kosovare deklaroi më tutje se deklarata e nënshkruar mes dy presidentëve parashikon ndër të tjera formimin e një komisioni të ri teknik me ekspertë nga të dyja palët, të cilët do të ulen dhe do të trajtojnë çdo çështje të hapur.

“Pra, unë personalisht nuk jam kundër që një komision teknik të ulet dhe ta shikojë këtë nga pikëpamja e ekspertëve, por jo nga pikëpamja politike. Si përfundim, unë nuk shoh se ka ndonjë çështje të hapur politike ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi dhe nuk e shoh këtë si një çështje të hapur që do të dëmtonte disi marrëdhëniet tona”, deklaroi Osmani.

“Unë e shoh këtë para së gjithash si një çështje ekspertize dhe një çështje që duhet të zgjidhet midis ekspertëve në komisionin teknik siç parashikohet në deklaratën e dy presidentëve, e cila është nënshkruar në vitin 2015, dhe e cila, natyrisht, mund të zbatohet pa dëmtuar marrëdhëniet mes dyja vendeve tona. Pra, sigurisht që ka shumë njerëz që dëshirojnë ta shohin këtë si shkak të marrëdhënieve të këqija mes Malit të Zi dhe Kosovës, por ne nuk duhet t’ua plotësojmë këtë dëshirë”, përfundoi ajo.

Presidentja e Kosovës sot ka vazhduar vizitën dyditore në shtetin malazez duke vizituar Tuzin dhe Ulqinin ndërsa gjatë ditës së djeshme ka takuar presidentin malazez, Milo Gjukanoviq si dhe kryeministin Dritan Abazoviq.

You Might Also Like

Sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu

Eurodeputeti Reuten kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Berisha, zv/president i Unionit ndërkombëtar të partive të djathta në botë

Pesë shoferë ndëshkohen për kundërvajtje në trafik në rajonin e Ferizajt

Dy milionë euro paga për një Kuvend pa asnjë vendim

Kosova Times February 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Eurosporti e shkarkon komentatorin për shkak të komenteve seksiste për gratë në Paris 2024

Kosova Times Kosova Times July 29, 2024
Hoxhaj: Kurti përmbysi partneritetin me ShBA-në e BE-në dhe e zëvendësoi me përkrahjen e një kryetari komune evropiane
Ukrainasit pretendojnë: SBU hodhi në erë një makinë me oficerët rusë të FSB
Kërkohet paraburgim ndaj një personi për rastin “Brezovica”
Izraeli sulmon një kamp afër një spitali në Gazë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?