By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Azerbajxhanasit publikuan videon e supozuar të urdhrit rus për të rrëzuar aeroplanin e pasagjerëve pranë Grozny-t.
July 2, 2025
Fillon ofensiva e dyfishtë ruse, ata kanë grumbulluar 60,000 ushtarë. “Ata janë shumë afër qëllimit”
July 2, 2025
CIA nuk e konteston që Putini u përpoq ta ndihmonte Trumpin në zgjedhjet e vitit 2016
July 2, 2025
Në Gjakovë është shënuar përvjetori i deklaratës së 2 Korrikut
July 2, 2025
Nacionalizmi si mjet pushteti: Reflektime mbi strategjinë politike serbe, 1987–1999
July 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sot ditë zie për viktimat në Turqi e Siri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sot ditë zie për viktimat në Turqi e Siri
Lajme

Sot ditë zie për viktimat në Turqi e Siri

Kosova Times
Last updated: 2023/02/08 at 8:59 AM
Kosova Times Published February 8, 2023
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka shpallur të mërkurën me datë 8 shkurt ditë zie në Kosovë, në shenjë nderimi për mijëra viktimat e tërmetit në Turqi e Siri.

E para e vendit, Vjosa Osmani përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se mendimet dhe lutjet e Kosovës janë për viktimat, të lënduarit dhe të gjithë të prekurit nga tërmeti.

“Përballë tragjedive të tilla duhet të qëndrojmë pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje. Dhimbja e popullit turk dhe atij të Sirisë është edhe e jona. Prandaj, bazuar në kompetencat kushtetuese e ligjore, në shenjë respekti shtetëror e qytetar, ditën e mërkurë, 8 shkurt 2023 e kam shpallur Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi, i cili la mijëra të vdekur e të lënduar”, ka shkruar  Osmani, duke shtuar se më shumë se 5 mijë viktima janë konfirmuar të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri, ndërkaq mijëra të tjerë janë akoma nën rrënoja.

Një tragjedi, sipas saj, e përmasave shkatërrimtare që ka shkaktuar trishtim e dhimbje kudo në botë, përfshirë në Kosovë.

“Dhimbje pafund për viktimat e për ata që përjetuan tmerrin e humbën më të dashurit por  edhe shpresë për ata që ende ndodhen nën rrënoja. Mendimet dhe lutjet tona sot, sikurse edhe dje janë për viktimat, të lënduarit dhe të gjithë të prekurit nga ky tërmet e solidarizimi ynë është i plotë. Ushtarakët tanë tashmë gjinden në Turqi ndërkaq Kosova është në dispozicion të plotë të vazhdojë mbështetjen”, ka shkruar e para e vendit Vjosa Osmani.

Tutje, ka shkruar ajo, se teksa kujtojmë viktimat, nderojmë trimërinë dhe qëndresën e atyre që po  bëjnë të pamundurën për shpëtimin e çdo jete nën rrënoja.

“Fuqia shkatërruese e këtij tërmeti ka tronditur zemrat e gjithsecilit, porse mbështetja ndaj njëri- tjetrit në këto ditë tmerri ngjallë shpresën dhe besimin se jeta do të triumfojë”, ka shkruar presidentja e vendit Vjosa Osmani.

 

You Might Also Like

Në Gjakovë është shënuar përvjetori i deklaratës së 2 Korrikut

Hoxha: Nuk mund të ketë dy lloj votimesh në një proces

Janar-maj 2025, 28 aksidente me fatalitet, ku humbën jetën 32 persona

Takohen Osmani–Prattipati, në fokus ngërçi dhe bashkëpunimi Kosovë–ShBA

Refuzohet shtyrja e gjyqit e veçimi i aktakuzës për administrim drejtësie

Kosova Times February 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Avokatja Amit Soussana flet se si u keqtrajtua nga Hamasi

Kosova Times Kosova Times March 29, 2024
Shkon në 153 numri i të vdekurve në Korenë e Jugut
Putin e dekoron mashtruesin me gradën gjeneral
Horoskopi ditor për 19 dhjetor
Ajo udhëtoi nëpër botë, dhe vleresoi fqiun tonë : ‘Perlë e fshehur’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?