By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Stuhitë politike që po shkatërrojnë gjithçka
July 7, 2025
Siguria e Kosovës në rrezik, kërkohet veprim ndërkombëtar
July 7, 2025
Një certifikatë për politikanët
July 6, 2025
Liderët e fuqishëm kosovar proamerikan në krye të shtetit
July 6, 2025
Kuvendarë jepni trurit tuaj të mykur një mundësi
July 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kelmendi me ekspertë amerikan të FMCS-së flasin për ndërmjetësim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kelmendi me ekspertë amerikan të FMCS-së flasin për ndërmjetësim
Lajme

Kelmendi me ekspertë amerikan të FMCS-së flasin për ndërmjetësim

Kosova Times
Last updated: 2023/02/09 at 12:09 PM
Kosova Times Published February 9, 2023
Share
SHARE

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi së bashku me kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe kryeprokurorët e prokurorive themelore të vendit kanë mbajtur takim të përbashkët me ekspertë amerikan për ndërmjetësim të FMCS-së, të kryesuar nga Peter Sëanson.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se gjatë këtij takimi është diskutuar për ndërmjetësimin në Kosovë, konkretisht për sfidat e këtij instituti.

U.d. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi njoftoi ekspertët amerikan të ndërmjetësimit se në të gjitha prokuroritë e vendit është rritur numri i rasteve të zgjidhura përmes referimit të tyre në ndërmjetësim.

“Në secilën prokurori themelore është caktuar nga një zyrtar që është ngarkuar me punë shtesë për ndërmjetësimin. Pasiqë referimi i rasteve penale në procedurë të ndërmjetësimit nga ana e prokurorëve do të ndikoj në uljen e numrit të rasteve në prokurori, në uljen e numrit të rasteve në gjykata, kursimin e kohës për pjesëmarrësit në procedurë, si dhe uljen e numrit të personave të ndjekur penalisht, u.d. Kryeprokurori i Shtetit, z. Besim Kelmendi informoi të pranishmit se do të hartoj një udhëzues të detyrueshëm për prokurorë, për referimin e rasteve në ndërmjetësim”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, ky takim u organizua me kërkesë të programit të financuar nga International Narcotics and Laë Enforcement Affairs (INL), Programi i Ndërmjetësimit për Sundimin e Ligjit në Kosovë, implementuar nga Shërbimi Federal i Ndërmjetësimit dhe Pajtimit (FMCS) i SHBA-së, të cilët shprehën gatishmërinë e tyre për organizimin e trajnimeve dhe diskutimeve të përbashkëta për prokurorë dhe zyrtarë të ndërmjetësimit nëpër prokuroritë themelore, për aplikimin e ndërmjetësimit.

Ndryshe, ndërmjetësimi u siguron qytetarëve, një alternativë të re për zgjidhjen e konflikteve dhe mosmarrëveshjeve të tyre, pa iu drejtuar procesit gjyqësor, me kosto shumë më të ulët dhe për një kohë shumë më të shkurtër, transparente, ku janë vetë palët që vendosin në marrjen e vendimit, zgjidhjen e çështjes dhe përmirësimin e raporteve.

You Might Also Like

Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën

Kurti pret deputetët britanikë, diskutohet bashkëpunimi ekonomik e siguria

Osmani takon Arifin, bisedon për konstituimin e Kuvendit

Edhe LDK i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për seancën e konstituive

Durmishi: Filloi betonimi i dy urave të reja në veri të Mitrovicës

Kosova Times February 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Konjufca nderon Adem Demaçin: I pathyeshëm në burg dhe frymëzues brezash në luftën për liri

Kosova Times Kosova Times July 26, 2024
Hovenier e Ulutas, flasin për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë
Krasniqi pjesë e takimit regjional europian të Partneritetit për Qeverisje të Hapur – OGP
Horoskopi ditor për datën 20 korrik
“Oppenheimer”, filmi më i mirë në “Bafta Awards 2024”, kryeson në shtatë kategori
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?