By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: MPJD: Shtetasit kosovarë me të cilët është vënë kontakt, jashtë rrezikut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > MPJD: Shtetasit kosovarë me të cilët është vënë kontakt, jashtë rrezikut
Ballina 1Lajme

MPJD: Shtetasit kosovarë me të cilët është vënë kontakt, jashtë rrezikut

Kosova Times
Last updated: 2023/02/09 at 1:45 PM
Kosova Times Published February 9, 2023
Share
SHARE

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës (MPJD) ka bërë të ditur se shtetasit e Kosovës, me të cilët janë në kontakt dhe që ndodheshin në jug të Turqisë, tashmë janë të sigurt nga tërmetet, ndërkohë numri i viktimave nga kjo fatkeqësi natyrore ka arritur në më shumë se 16 mijë.

Ministria, gjithashtu, bën të ditur se nuk ka studentë nga Kosova që studiojnë në zonën e prekur nga tërmeti.

Ambasada e Kosovës në Ankara thotë se një familje nga Kosova gjendet në Gaziantep, epiqendër e tërmetit, dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore. “Familja është evakuuar në një sallë sportive për shkak të dëmeve në shtëpinë ku banonin. Ata kanë blerë bileta të autobusit për t’u kthyer në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Një delegacion i Federatës së Mundjes së Kosovës që ishte në Kahramanmarash ka shpëtuar pa pasoja dhe është larguar nga zona e prekur nga tërmeti.

Po ashtu, një qytetare e Kosovës me shtetësi gjermane, që ndodhej në Kahramanmarash gjatë tërmetit, ka kontaktuar ambasadën dhe është kthyer në Gjermani.

Të martën, më 7 shkurt, një nënë me vajzën e saj 4-vjeçare kanë kontaktuar numrat emergjentë të ambasadës për të kërkuar ndihmë për t’u kthyer në Kosovë, por kanë njoftuar se kanë humbur dokumentet e udhëtimit.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara dhe Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll, mbesin në komunikim me shtetasen në fjalë, për të parë opsionet e udhëtimit të saj për Stamboll dhe më pastaj për në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Në mbrëmjen e datës 7 shkurt, Ambasada e Kosovës në Ankara është kontaktuar në numrin emergjent edhe nga një shtetas tjetër kosovar nga qyteti i Gaziantep. Sipas MPJD-së, ky qytetar është larguar nga ajo zonë për në Stamboll dhe më pas ka udhëtuar për Prishtinë me fluturim të rregullt.

Në mëngjesin e datës 8 shkurt, ambasada ka marrë njoftimin për një shtetas kosovar që jeton dhe punon në Gaziantep. “Ai dhe familja e tij kanë shpëtuar pa lëndime, dhe se me veturën e tyre janë nisur për në Ankara”, thotë ministria.

Edhe një shtetase e Kosovës ka arritur me aeroplan nga qyteti Gaziantep në Ankara, ku ekipi i ambasadës e ka pritur dhe i ka siguruar akomodim.

“Ambasada e Kosovës në Ankara dhe Konsullata e Përgjithshme në Stamboll do të vazhdojnë që edhe në ditët e ardhshme përmes kanaleve zyrtare dhe jozyrtare të hulumtojnë për shtetas të tjerë që eventualisht mund të jenë në zonat e prekura nga tërmeti”, thuhet në njoftim.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara: +90 542 711 80 99

Konsullata e Republikës së Kosovës në Stamboll: +90 531 105 63 91

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën ditë zie në Kosovë, në nderim të viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës tashmë është në Turqi duke ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit që nga 6 shkurti, kur u godit nga tërmete të fuqishme vdekjeprurëse.

You Might Also Like

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

QKMK: Normalizohet qarkullimi i kamionëve Valmira Saraçi|RTKlive

Rinumërimi, deri tani, ia mori mandatin vetëm një deputeti

Nga Strasburgu vjen sinjali për trajtimin e një sërë ankesash në Speciale

Mbeturinat tash e një kohë kanë kapluar liqenin artificial të Badocit

Kosova Times February 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kosova, temë diskutimi në samitin e Moldavisë

Kosova Times Kosova Times June 1, 2023
Riparimi i marrëdhënieve mes Britanisë dhe BE – Starmer viziton Gjermaninë dhe Francën
Gjenden pesë (5) emigrant ilegal në një kamion të mallrave
Anija “Katerina Velikaya” ka marrë flakë në Vladivostok. Një i vdekur
Doku Tech gërsheton artin me teknologjinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?