By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Analiste serbe: Një qeveri pa Vetëvendosje mund të pritet të ketë një qëndrim më të shëndetshëm ndaj serbëve
November 19, 2025
Makina më e mirë për vitin 2026? Gjermanët zgjodhën të preferuarën e tyre
November 19, 2025
Si të negociohet me Rusinë
November 19, 2025
VIDEO: Ushtarët izraelitë rrahen në bazë, pamjet bëhen virale
November 19, 2025
Putin për zgjatjen e jetës deri në 150 vjet dhe vlerat ruse: “Gjëja kryesore nuk është sa gjatë jetojmë, por pse”
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PE u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në procesin e dialogut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PE u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në procesin e dialogut
Ballina 1Lajme

PE u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në procesin e dialogut

Kosova Times
Last updated: 2023/02/09 at 3:20 PM
Kosova Times Published February 9, 2023
Share
SHARE

Komisioni i Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të avancojnë në procesin e dialogut që ndërmjetëson Brukseli.

Këto komente janë bërë në një debat që është zhvilluar në këtë komision lidhur me raportet për Kosovën dhe Serbinë.

Këto dy raporte janë hartuar nga raportuesit për këto dy vende: Viola Von Cramon për Kosovën dhe Vladimir Bilçik për Serbinë.

Raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se “Kosova ka bërë një rrugë të madhe drejt demokracisë” dhe ka shtuar se “përkundër polarizimit politik që ekziston kohëve të fundit në Kosovë, ky vend ka ecur para disa vendeve të rajonit në arritjen e standardeve të demokracisë”.

Megjithatë, ajo ka thënë se duhet arritur më shumë përparim në fushën e gjyqësorit, në mënyrë që të zhduket ndikimi i panevojshëm politik.

Sa i përket aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, von Cramon ka deklaruar se kjo çështje varet nga reformat e brendshme, por edhe nga dialogu me Serbinë.

“Ky dialog kërkon udhëheqësi dhe përkushtim të qartë, dhe nuk duam që Kosova të shihet si palë që është më pak konstruktive në dialog”, ka thënë Von Cramon.

Ajo ka tërhequr vërejtjen se situata e sigurisë në veri të Kosovës është edhe përgjegjësi e BE-së.

“Ndoshta duhet të forcojmë edhe praninë e EULEX-it në veri. Po ashtu duhet të shohim se cilin rol duhet të luajmë në dialog”, ka thënë mes tjerash ajo.

Deputeti austriak nga radhët e grupit të Partisë Popullore Evropiane, Lukas Mandle, ka thënë në fjalimin e tij se, sa u përket vlerave dhe orientimit evropian, “Kosova është para tjerëve, si me vlera, me demokraci, po ashtu me shoqërinë civile”.

Propozimin e BE-së për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ky deputet e ka quajtur si “një njohje de faco, dhe diçka që është vonuar”.

Në debatin për Serbinë shumë deputetë kanë përsëritur kritikat për mungesën e përparimit në përshtatjen e politikave të këtij shteti me ato të BE-së, për sanksionimin e Rusisë, pas nisjes së luftës në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar.

Temat tjera të përmendura në raporte

Mes tjerash, në draftin e raportit të hartuar nga Viola von Cramon, “mirëpritet marrëveshja e shumëpritur për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”.

Sipas planit, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të nisë më 1 nëntor të këtij viti, nëse deri atëherë hyn në funksion sistemi elektronik i BE-së për autorizimin e udhëtimeve, i njohur me shkurtesën ETIAS, ose jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024.

Parlamenti Evropian përsërit edhe kësaj radhe thirrjen për njohjen e Kosovës si shtet sovran nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që akoma nuk e kanë bërë një hap të tillë.

Në tekst bëhet thirrje edhe për një angazhim të sinqertë të Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës për një dialog, i cili “do të forconte besimin e ndërsjellë”.

Po ashtu, bëhet thirrje edhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tash në dialog, përfshirë edhe atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Parlamenti Evropian përshëndet përshtatjen e Kosovës me qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme dhe të sigurisë, sidomos dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.

Serbisë i bëhet thirrje që të mbështesë këto qëndrime për të dëshmuar se është e orientuar drejt integrimeve në BE. Në veçanti, raporti përmend edhe hapësirën që Serbia u jep disa mediave nga Rusia, për të funksionuar dhe për të shtrirë propagandën ruse.

Në Parlamentin Evropian ka propozime edhe për kushtëzimin e vazhdimit të negociatave të anëtarësimit të Serbisë me BE-në, me mbështetjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Deputetët e Parlamentit Evropian do të kenë mundësi deri me 15 shkurt të dorëzojnë amendamentet e tyre për këto raporte dhe më pas do të votohet për to dhe për raportin në tërësi.

You Might Also Like

Analiste serbe: Një qeveri pa Vetëvendosje mund të pritet të ketë një qëndrim më të shëndetshëm ndaj serbëve

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për dështimin e formimit të qeverisë

Mbi 150 ushtarë kroatë do t’i bashkohen KFOR-it në Kosovë

Bislimi: Kosova meriton marrjen e statusit të vendit kandidat për BE

Situatë e rëndë nga vërshimet në Ferizaj, evakuohen disa banorë|

Kosova Times February 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Mot sot me diell, maksimalja 31 gradë celsius

Kosova Times Kosova Times August 20, 2023
Çfarë tha Macron për vizat?
Hargreaves takohet me Tërnaven, diskutojnë për adresimin e dhunës seksuale
Danilo largohet nga Juventus
Giorgio Armani në intervistën e tij të fundit zbulon se cila ishte keqardhja e tij më të madhe në jetë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?