By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona
January 29, 2026
Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm
January 29, 2026
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë
January 29, 2026
Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit
January 29, 2026
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja dhe Britania sanksionojnë 7 rusë për krime kibernetike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja dhe Britania sanksionojnë 7 rusë për krime kibernetike
Rajon / Botë

ShBA-ja dhe Britania sanksionojnë 7 rusë për krime kibernetike

Kosova Times
Last updated: 2023/02/09 at 11:32 PM
Kosova Times Published February 9, 2023
Share
SHARE

Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë shpallur sanksione kundër shtatë rusëve, të akuzuar për drejtimin e një bande famëkeqe hakerimi, e cila kreu sulme kibernetike ndaj bizneseve, shkollave, spitaleve në të dy vendet, dhe vendeve tjera në botë.

Departamenti amerikan i Thesarit tha se shtatë rusët ishin udhëheqësit e një bande të njohur si Trickbot, e cila kishte synim spitalet dhe qendrat e kujdesit shëndetësor gjatë kulmit të pandemisë COVID-19 në vitin 2020.

Departamenti tha se Rusia është “një strehë për kriminelët kibernetikë, ku grupe të tilla si Trickbot kryejnë lirisht aktivitete keqdashëse kibernetike kundër ShBA-së, Britanisë së Madhe dhe aleatëve e partnerëve”.

Britania tha se kriminelët kibernetikë kishin përdorur sulmet për të fituar rreth 27 milionë paund (32.85 milionë dollarë) nga ata që ishin në shënjestër vetëm në territorin britanik.

Të dy vendet thanë se bashkëpunimi i tyre ishte i rëndësishëm në përpjekjet për të penguar kriminelët ndërkombëtarë kibernetikë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se ShBA-ja dhe Britania do të vazhdojnë të punojnë me partnerë të tjerë ndërkombëtarë për të ekspozuar dhe penguar “krimin kibernetik që buron nga Rusia”.

Trickbot u identifikua për herë të parë në vitin 2016 nga studiues të sigurisë. Ai evoluoi nga një trojan bankar i njohur si Dyre, për të cilin Departamenti amerikan i Thesarit tha se operohej nga individë me bazë në Moskë për të vjedhur të dhëna financiare.

Departamenti tha se Vitaly Kovalev është figurë qendrore në këtë grup.

Gjashtë individët e tjerë: Maksim Mikhailov, Valentin Karyagin, Mikhail Iskritskiy, Dmitry Pleshevskiy, Ivan Vakhromeyev dhe Valery Sedletski, punuan në kapacitete të ndryshme, duke përfshirë zhvillimin e ransomware dhe pastrimin e parave.

Sanksionet ngrijnë çdo pronë të mbajtur nën juridiksionin amerikan nga këta shtatë persona, dhe ndalojnë të gjitha marrëdhëniet me individët në Shtetet e Bashkuara dhe Britani.

Shërbimit Shëndetësor i Irlandës dhe Qeveria e Kosta Rikës ishin ndër institucionet jashtë ShBA-së dhe Britanisë që ishin në shënjestër të grupit.

You Might Also Like

Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX

Vuçiç në panik: Ish-drejtori i Dominion pranon bashkëpunimin me Serbinë në vjedhjen e zgjedhjeve

Aleksandër Lukashenko është bërë një problem i madh për tenisin e femrave

BE miratoi një strategji për vizat: Shoferët e kamionëve njihen si një kategori e veçantë për herë të parë

Komandanti kryesor ukrainas: Ata që duan të luftojnë ose luftojnë ose vdesin

Kosova Times February 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

A është Putini car i kohës moderne?

Kosova Times Kosova Times August 5, 2023
Dhoma e Tregtisë: Bojkotoni produktet e Serbisë
OBSh: Vaksinat kundër COVID-it shpëtuan 1.4 milionë jetë në Evropë
Të dehur aksidentohen me veturë në Pejë, e më pas sulmojnë fizikisht policët
Hamza takon profesionistët shëndetësorë, premton 1.5 miliardë euro investime në shëndetësi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?