By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vetëm me zgjedhje të jashtëzakonshme ndalohet regresi i thelluar
June 15, 2025
Irani përgjigjet me raketa, ka të vdekur. Konsulli kroat dhe gruaja e tij plagosen në Tel Aviv
June 14, 2025
Kosova dhe SHBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
June 14, 2025
Haradinaj uron 250-vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane
June 14, 2025
Osmani: Japonia, partner kyç në shtetndërtimin e Kosovës
June 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aleanca për Shqiptarët, pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Aleanca për Shqiptarët, pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut
Ballina 2Rajon / Botë

Aleanca për Shqiptarët, pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Kosova Times
Last updated: 2023/02/10 at 12:37 PM
Kosova Times Published February 10, 2023
Share
SHARE

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të zgjerohet edhe me një parti politike, Aleancën për Shqiptarët (ASha), e cila deri tani ishte në opozitë.

Vendimi u bë i ditur të enjten në mbrëmje nga kryetari i kësaj partie, Arben Taravari pas bisedimeve disa ditëshe me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski.

Kjo parti ka tetë deputetë dhe me përfshirjen në qeveri do t’i krijojë stabilitet qeverisë aktuale që përbëhet nga Lidhja Social Demokrate (LSDM), Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe disa parti më të vogla, por që kanë 64 deputetë, apo vetëm 3 më shumë se numri i nevojshëm për funksionimin e shumicës parlamentare.

Arben Taravari, kryetari i Alencës për Shqiptarët tha se pjesëmarrja e kësaj partie në qeveri ka të bëjë me “ruajtjen e kursit evropian të Maqedonisë së Veriut”.

“Me parimet e platformës për bashkëpunim me Aleancën e Shqiptarëve, të miratuara nga orannet partiake, sigurohen të gjitha kushtet për stabilitet politik dhe rritje të efikasitetit të Kuvendit dhe të institucioneve…Pjesëmarrja jonë në qeveri është në funksion të stabilitetit të vendit, miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimit të kursit evropian të Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Kjo parti në qeveri do të ketë një post të zëvendëkryeministrit për investimet kapitale, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Shëndetësisë, dy pozita të zëvendësministrave të Mbrojtjes dhe Bujqësisë, dy sekretarë shetërorë, si dhe disa drejtori.

Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski gjatë bisedimvee me liderin e Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari.
Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski gjatë bisedimvee me liderin e Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari.
Vendimi për pjesëmarrjen e ASh-së në qeveri vjen në kohën kur opozita maqedonase, që drejtohet nga partia VMRO-DPMNE, po përgatitej për mocionin e votëbesimit të qeverisë, duke llogaritur edhe në votat e deputetëve të opozitës shqiptare.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, vendimin e ASh-së për pjesëmarrje në qeveri e ka quajtuar “vendim për të shpëtuar qeverinë dhe jo për të ardhmen evropiane të vendit”.

Por nga Lidhja Social-Demokrate, thotë se me zgjerimin e qeverisë dhe të shumicës parlamentare është evtiuar rreziku për “ndryshimin e kursit evropian të Maqedonisë së Veriut”.

“Me këtë marrëveshje kemi evituar rrezikun është se vendi do të pushtohet nga elementë radikalë si ‘E Majta’ (parti me orientim prorus që ka dy deputetë në Kuvend) që duan të ndryshojnë kursin tonë drejt BE-së dhe të na dërgojnë në izolim dhe varfëri. Fatkeqësisht, ‘E Majta’ po e merr peng VMRO-DPMNE-në, ashtu si në kohën e Gruevskit kur u bllokua integrimi evropian. Sot një kërcënim për të ardhmen tonë vjen nga Apasiev (Dimitar Apasiev, kryetar i partisë ‘E Majta’) dhe Mickoski (Kryetar i VMRO DPMNE-së). Andaj vendosëm të bashkojmë forcat dhe të mos lejojmë që të na bllokojnë sërish”, ka deklaruar Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

Shumica parlamentare me zgjerimin e ri edhe me ASH-në, dhe me votat e disa deputetëve të VMRO-DPMNE-së shpreson në miratimin e ndryshimeve kushtetuese, për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, si popull shtetformues.

Ndryshimet kushtetuese janë kusht që parashihet me marrëveshjen mes Shkupit dhe Sofjes për zhbllokimin e integrimit evropian.

Nëse kjo ndodh, atëherë Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së nuk e përjashton mundësinë që sërish të bllokojë bisedimet e anëtarësimit evropian të Maqedonisë së Veriut, njejtë sikur në nëntor të vitit 2020.

You Might Also Like

Irani përgjigjet me raketa, ka të vdekur. Konsulli kroat dhe gruaja e tij plagosen në Tel Aviv

Kosova dhe SHBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Përmbyset autobusi me studentë ukrainas në Francë, 4 të vdekur

Katalonja ndalon plotësisht përdorimin e telefonave celularë në shkollat ​​fillore dhe të mesme

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times February 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Dardanet e reja bëjnë paraqitje të mirë, por munden nga Portugalia

Kosova Times Kosova Times February 25, 2024
Policia shqiptoi 2775 gjoba trafiku për 24 orë
Dafina Dauti emocionon me këngën e re “Çikat e mija”
Ambasadori rus refuzoi të vinte në Ministrinë e Jashtme polake. Ai u thirr pasi një raketë ruse kaloi kufirin ajror polak
Zelensky për ndihmën ushtarake: Një dhuratë e mrekullueshme për Krishtlindje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?