By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bërnabiqi para ambasadorëve të QUINT-it: Jemi të përkushtuar për dialog me Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Bërnabiqi para ambasadorëve të QUINT-it: Jemi të përkushtuar për dialog me Kosovën
Ballina 2Rajon / Botë

Bërnabiqi para ambasadorëve të QUINT-it: Jemi të përkushtuar për dialog me Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2023/02/10 at 2:36 PM
Kosova Times Published February 10, 2023
Share
SHARE

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka biseduar në Beograd me ambasadorët e QUINT-it pranë Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Vjenë, për reformat, sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave dhe “përkushtimin” e Serbisë për dialog me Kosovën.

Sipas kumtesës së qeverisë serbe, kryeministrja serbe ka pretenduar se Serbia “do të mbetet e përkushtuar për vazhdimin e reformave dhe për bashkëpunimin rajonal”, si dhe për “dialogun me Kosovën”. Ajo, si zakonisht, edhe kësaj here i ka përsëritur frazat e shefit të tij, “se konflikti i ngrirë nuk është zgjidhje dhe se për formimin e Asociacionit është dakorduar me Marrëveshjen e Brukselit”.

“Përkundër të gjitha sfidave, ne vazhdojmë të udhëheqim një politikë “të përgjegjshme” që ruan stabilitetin, paqen dhe interesat kombëtare të vendit tonë, dhe çështja e mbrojtjes së pakushtëzuar dhe garantimit të sigurisë së pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë është po aq e rëndësishme për Serbinë”, ka pretenduar ajo.

Kryeministrja serbe ka thënë se Serbia i “kushton shumë rëndësi promovimit të tolerancës dhe mos diskriminimit, çështjeve të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve”.

Sipas saj, “Serbia e vlerëson dhe e mbështet punën e misionit të OSBE-së në vendin me të cilin ka bashkëpunim të partneritetit të bazuar në mirëkuptim të ndërsjellë dhe shprehu pritjen e saj për vazhdimin e marrëdhënieve të tilla”.

Ambasadorët e QUINT-it kanë thënë se Ballkani Perëndimor është një rajon jashtëzakonisht i rëndësishëm për OSBE-në, si dhe për qeveritë e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së dhe e kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të arritjes së progresit konkret në dialogun me Kosovën me mbështetjen e BE-së dhe mbështetjen e të pesë vendeve.

Gjatë ditës, ambasadorët kanë biseduar edhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiq. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së

Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih

Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

Më shumë se 150 besimtarë rrëmbehen në Nigeri. Ata kërkojnë 17 motoçikleta për të filluar negociatat

Musk në Davos: Robotët do t’i tejkalojnë njerëzit dhe inteligjenca artificiale do ta tejkalojë inteligjencën njerëzore

Kosova Times February 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
11 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Katër palestinezë të vrarë gjatë përleshjeve në Bregun Perëndimor

Kosova Times Kosova Times October 30, 2023
Të paktën 13 persona humbën jetën në Kenia gjatë protestave antiqeveritare
Bregu: Rajoni nuk guxon të qëndrojë i palëvizshëm kur situata kërkon vrapim – rreziku është i madh
PriFest gati për edicionin kushtuar Vjosa Berishës
35 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?