By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një fermë peshku dhe karkalecash deti është bërë një hit turistik në Kinë, dhe ja pse
November 23, 2025
Këto kube çokollate janë shumë të shijshme dhe mund t’i hani para ose pas një stërvitjeje në vend të një kokteje proteinash
November 23, 2025
Pjekja e preferuar e së dielës për 4 persona
November 23, 2025
Ky lëng mund të ndihmojë me tensionin e lartë të gjakut dhe sheqerin në gjak, dhe pak njerëz e kanë provuar ndonjëherë
November 23, 2025
Kjo është paga dhe bakshishi i një kamariereje në Gjermani: “Ajo fiton më shumë se një programuese me diplomë universitare”
November 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Studenti kosovar përplaset me Vuk Jeremiqin në Vjenë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Studenti kosovar përplaset me Vuk Jeremiqin në Vjenë
Ballina 1Lajme

Studenti kosovar përplaset me Vuk Jeremiqin në Vjenë

Kosova Times
Last updated: 2023/02/10 at 2:41 PM
Kosova Times Published February 10, 2023
Share
SHARE

Flamur Lladrovci, student i shkencave politike në Universitetin e Vjenës, është përplasur të martën në një diskutim publik me politikanin dhe diplomatin serb, Vuk Jeremiq.

I ftuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës mbi temën “Roli Gjeopolitik i Ballkanit”, politikani serb, Vuk Jeremiq, më shumë kishte folur rreth rolit të Serbisë dhe pavarësisë, sipas tij, jolegjitime të Kosovës, sesa për temën për të cilën ishte i ftuar. Duke qenë se ishte një diskutim i hapur, në këtë takim kishte marrë pjesë edhe studenti Flamur Lladrovci nga Gllanasella e Drenasit. Në një prononcim për albinfo.at, Lladrovci tregon se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.

“Meqë ishte një diskutim i hapur edhe për publikun, dhe nga kureshtja se çfarë mund të flasë një politikan serb si Vuk Jeremiq, isha kureshtar të jem i pranishëm. Së bashku me një shok timin vendosëm të marrim pjesë në këtë diskutim të organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës”, thotë Flamuri për albinfo.at.

“Gjatë tërë fjalimit të tij, ai (Jeremiq) përdorte fakte të rrejshme dhe thoshte që Pavarësia e Kosovës, sipas tij, nuk ka qenë legjitime”.

I riu kosovar tregon se në temën e parë ku është ballafaquar me diplomatin serb, ka pasur të bëjë me numrin e shteteve që e kanë njohur mëvetësinë e shtetit më të ri në Evropë.

“Ka thënë se aktualisht janë më pak se 100 shtete që e njohin Kosovën, pasi që sipas tij, shumë prej tyre i kanë tërhequr njohjet”.

Sipas Lladrovcit, Jeremiqi ka thënë se Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës nuk tregojnë nëpër media se në çfarë kushtesh jeton minoriteti serb në Kosovë, gjë për të cilin e ka kundërshtuar studenti kosovar. “Unë e pyeta se ‘pse ju nuk flisni për minoritetin shqiptar që jeton në Serbi?’. Pastaj i mora si shembull përmendoret e dëshmorëve në Luginën e Preshevës dhe e pyeta se ‘pse janë hequr përmendoret e heronjve të shqiptarëve?”’, shpjegon Lladrovci për debatin me politikanin serb.

Studenti kosovar tregoi se si Jeremiqi, në ligjërimin e tij ka theksuar se Serbia e ka identitetin e saj kombëtar që përbëhet nga gjuha, feja dhe alfabeti.

“Këtu unë e pyeta se ‘çfarë përfiton Kosova nga të qenit pjesë e Serbisë, kur nuk e ka të njëjtë as gjuhën, as alfabetin dhe as fenë?’”.

“Jeremiqi në fakt nuk u përgjigj tamam në pyetjet e mia. Ai insistoi duke thënë se aktualisht janë më pak se 100 shtete që e kanë njohur Kosovën. Sa u përket minoriteteve, ai nuk u përgjigj për minoritetin shqiptar, por tha se komuniteti hungarez qëndron shumë mirë në Serbi, pasi që sipas tij, janë edhe në Qeveri. Ndërsa në pyetjen se çka përfiton Kosova nëse është pjesë e Serbisë, ai nuk u përgjigj fare”, potencoi Flamur Lladrovci.

Ndryshe, Vuk Jeremiq ka shërbyer si president i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nga viti 2012 deri më 2013 dhe si ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë nga 2007 deri më 2012.

You Might Also Like

Kërkohet drejtësi për Daorsa Spahija në Gjakovë

Abdixhiku: Xhemail Mustafa ishte zëri i së vërtetës për luftën në Kosovë

Rama thërret konferencë për media

Pse nuk duhet të lani kurrë rroba në 40 gradë

KQZ: Një javë afat për partitë politike për formim të koalicioneve

Kosova Times February 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Putin ia hedhe përgjegjësine për sigurinë e rajonit të Kurskut, agjencive të zbatimit të ligjit

Kosova Times Kosova Times August 22, 2024
Pesë të vdekur nga zjarri në një bujtinë në Rumani
Milani i etur për Sesko-n
“Putini mund të largohet nga pushteti vetëm nëse kryhet një grusht shteti”
Të gjithë e dimë si duhet të qeveriset mirë – por pse nuk veprojmë?!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?