By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trumpi tronditi pjesëmarrësit: Gazetari bëri një pyetje në lidhje me Putinin, e ndjekur nga një përgjigje e pabesueshme…
May 20, 2025
Aksident mes kamionit dhe autobusit shkollor në Komo: mësuesi vdes, dy fëmijë dhe shoferët e dy automjeteve të plagosur
May 20, 2025
IOM: 160 vdekje në Mesdheun Qendror që nga fillimi i vitit
May 20, 2025
Kurti mori pjesë në hapjen e festivalit të teatrit `Burbuqe Berisha;
May 20, 2025
Rafet Rudi sjell para lexuesve librin e tij të kujtimeve
May 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Turp të kesh”, Erdogan përballet me zemërimin publik lidhur me reagimin e Qeverisë ndaj tërmetit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > “Turp të kesh”, Erdogan përballet me zemërimin publik lidhur me reagimin e Qeverisë ndaj tërmetit
Ballina 2Rajon / Botë

“Turp të kesh”, Erdogan përballet me zemërimin publik lidhur me reagimin e Qeverisë ndaj tërmetit

Kosova Times
Last updated: 2023/02/10 at 1:48 PM
Kosova Times Published February 10, 2023
Share
SHARE

Hakan Tanriverdi ka një mesazh për presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe për reagimin e Qeverisë pas tërmetit të fundit që Turqia përjetoi:

“Mos kërko më vota nga ne!”.

Tërmeti me magnitudë 7.5 ballësh, nga i cili kanë vdekur më shumë se 21 mijë persona në Turqi dhe Siri, ka bërë të cilësohet si tragjedia më e ndjeshme në pushtetin që prej dy dekadash të Erdoganit.

Presidenti turk ka propozuar mbajtjen e zgjedhjeve vendimtare më 14 maj që mund të zgjasin pushtetin e administratës së tij me bazë islamike deri në vitin 2028.

Opozita e tij e ndarë do të ketë pak kohë për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre dhe për të rënë dakord për një kandidat të përbashkët presidencial deri në afatin përfundimtar. Mbetet për t’u parë nëse votimi tani mund të vazhdojë siç është planifikuar.

Erdogan ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj në dhjetë provinca të prekura nga tërmeti. Në zonat e goditura nga tërmeti ende po vazhdon nxjerrja e trupave të vdekur ndërsa shumë njerëz janë duke jetuar në rrugë ose në makinat e tyre.

Zhvillimi i një kampanje në këto rrethana duket i pamundur. Por, si duket ka edhe një anë tjetër politike që është shumë personale për presidentin Erdogan.

Ky tërmet ndodhi pikërisht në kohën kur Erdogani vetëm se filloi të “pëlqehej” nga qytetarët në Turqi, pas një situate krize të krijuar si pasojë e gjendjes të rëndë ekonomike që kaploi popullatën në vitin e kaluar.

Hidhërimi i Tanriverdit është një shenjë e keqe për Erdoganin, në një krahinë ku ai mundi rivalin e tij laik të opozitës në zgjedhjet e fundit më 2018.

“Ne jemi jashtëzakonisht të lënduar, sepse askush nuk u mundua të na ndihmojë”, u shpreh Tanriverdi lidhur me reagimin e Qeverisë për tërmetin.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, takohet me banorët që u strehuan në tendat e ngritura nga Qeveria gjatë vizitës së tij në qytetin juglindor turk, Kahramanmaras, dy ditë pas tërmetit të fortë që goditi rajonin. 8 shkurt 2023.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, takohet me banorët që u strehuan në tendat e ngritura nga Qeveria gjatë vizitës së tij në qytetin juglindor turk, Kahramanmaras, dy ditë pas tërmetit të fortë që goditi rajonin. 8 shkurt 2023.

“Lufta” e Erdoganit

Ankesat e Tanriverdi janë të zakonshme në krahinën Adiyaman, e cila u godit rëndë nga tërmeti.

Vendasit ankohen se ekipet e shpëtimit nuk kanë mbërritur me kohë për të nxjerrë të mbijetuarit e orëve të para kritike. Disa përmendën mungesën e pajisjeve për shpimin e pllakave të betonit.

“Unë nuk kam parë asnjë ekip shpëtimi deri në orën 14:00 të ditës së dytë të tërmetit… Pa qeveri, pa shtet, pa polici, pa ushtarë. Turp të keni! Na latë vetë”, tha Mehmet Yildirim, banor i Adiyamanit.

Të mërkurën, Erdogan pranoi “mangësitë” në trajtimin e katastrofës nga Qeveria.

Megjithatë, ai vazhdon të luftojë. Të martën, 68-vjeçari udhëhoqi një aksion shpëtimi në Ankara dhe më pas kaloi dy ditët e ardhshme duke vizituar një sërë qytetesh të shkatërruara.

Mirëpo, ai ende nuk e ka vizituar Adiyamanin.

Kjo irriton Hediye Kalkanin, një vullnetare që udhëtoi afër 150 kilometra për të ndihmuar në përpjekjet për shpëtim dhe rikuperimin e Adiyamanit.

“Pse shteti nuk shfaqet të ndihmojë në një ditë të tillë? Njerëzit me pajisjet e tyre po nxjerrin kufomat e të afërmve të tyre”, tha ajo.

A është ky mëkat?

Çdo operacion shpëtimi do të ishte sfidues për shkak të përmasave të fatkeqësisë, e cila përfshiu një territor të gjerë dhe të izoluar mu në mes të një stuhie dimri.

Vendasit, në përgjithësi, e kanë pritur mirë Erdoganin gjatë vizitave të tij të orkestruara me kujdes, të cilat janë shfaqur në televizionin kombëtar.

Një grua e moshuar teksa iu afrua Erdoganit, filloi ta përqafonte dhe qau mbi supin e tij.

Presidenti Erdogan duke biseduar me banorët e mbijetuar nga tërmetet.
Presidenti Erdogan duke biseduar me banorët e mbijetuar nga tërmetet.

Por, reagimi i Veysel Gultekinit ka mundësi të mos jetë i njëjtë nëse do të kishte mundësi ta takonte liderin turk.

Gultekin tha se kishte parë këmbët e një prej të afërmve të tij të bllokuar nën rrënoja kur doli në rrugë pas dridhjeve të së hënës para agimit.

“Nëse do të kisha një pajisje të thjeshtë, do ta kisha nxjerrë të gjallë… Por, ai ishte plotësisht i bllokuar dhe pas një goditjeje tjetër të fortë, ai vdiq”, tha Gultekin.

Gazetarët e AFP-së, të enjten, kanë parë më shumë makina dhe ekipe shpëtimi, duke përfshirë ekipe ndërkombëtare afër ndërtesave të shembura.

Por, kjo nuk mjaftoi për të lehtësuar dhimbjen e Tanriverdit.

“Ata njerëzit që nuk vdiqën nga tërmeti, kanë vdekur nga të ftohtit pasi mungoi ndihma… A nuk është mëkat, që këta njerëz vdiqën në këtë mënyrë?”, tha ai. /rel/

You Might Also Like

Trumpi tronditi pjesëmarrësit: Gazetari bëri një pyetje në lidhje me Putinin, e ndjekur nga një përgjigje e pabesueshme…

Aksident mes kamionit dhe autobusit shkollor në Komo: mësuesi vdes, dy fëmijë dhe shoferët e dy automjeteve të plagosur

IOM: 160 vdekje në Mesdheun Qendror që nga fillimi i vitit

Tre persona përballen me gjyq në Gjermani për komplot sabotimi rus

Një ish-parlamentare ukrainase e dënuar për bashkëpunim me pushtuesit iku në Rusi

Kosova Times February 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

OKB kritikon Kinën për politikat “problematike” kundër ujgurëve

Kosova Times Kosova Times August 27, 2024
Anëtarët e Listës Serbe japin dorëheqje nga KKZ-të në veri
Rexhepi: Rezoluta për Srebrenicën mundëson që çdo popull ta dijë të vërteten
Kryeministri Kurti në Darkën e Lamës, në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë
Kievi ka pezulluar shërbimet konsullore për qytetarët e moshës ushtarake
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?