By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli nën trysni për të dërguar ndihma ushtarake në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Izraeli nën trysni për të dërguar ndihma ushtarake në Ukrainë
Ballina 2Rajon / Botë

Izraeli nën trysni për të dërguar ndihma ushtarake në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2023/02/11 at 10:08 PM
Kosova Times Published February 11, 2023
Share
SHARE

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka marrëdhënie të ngushta personale me Presidentin Vladimir Putin. Por në të njëjtën kohë, Izraeli ka ofruar vetëm ndihma humanitare në shkallë të gjerë për Ukrainën, ndërsa ky vend vazhdon të mbrohet nga agresioni rus. Balancimi i marrëdhënieve me të dy palët përbën një sfidë për qeverinë e re izraelite.

Izraeli do të dërgojë në Ukrainë 17 gjeneratorë me fuqi të lartë, dërgesa e fundit e një programi të gjerë ndihmash humanitare ku përfshihen një spital i madh fushor, qendra refugjatësh në Moldavinë fqinje, dhe rehabilitimi i ushtarëve të plagosur në spitalet izraelite.

Simona Halperin, zëvendësdrejtoreshë në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, i tha Zërit të Amerikës se vendi i saj po jep ndihma të mëdha humanitare për Ukrainën:

“Izraeli e ka përqendruar të gjithë ndihmën e vet ndërkombëtare, që është në 140 vende të botës, drejt Ukrainës. Është e rëndësishme të thuhet se që nga ajo kohë, është tre herë më shumë se buxheti i përgjithshëm i Izraelit për zhvillimin, bashkëpunimin dhe ndihmat ndërkombëtare”.

Por udhëheqësit ukrainas po ushtrojnë trysni ndaj komunitetit ndërkombëtar, përfshirë qeverinë e re izraelite, që të dërgojnë më shumë ndihma ushtarake.

Yevgen Korniychuk, ambasador i Ukrainës në Izrael, thotë për Zërin e Amerikës se Kievi është i zhgënjyer nga qëndrimi aktual i Izraelit:

“Nuk mund ta fitojmë luftën me fasha dhe antibiotikë. Kemi nevojë për armë që të mbrojmë jetët e ukrainasve. Jemi të zhgënjyer nga qëndrimi aktual i Izraelit. Po përpiqem të jem optimist kur flitet për ndryshimin e këtij qëndrimi nën trysninë e udhëheqjes ukrainase, evropiane dhe amerikane. Është e domosdoshme që Izraeli të jetë në anën e duhur të historisë”.

Për të shmangur konfliktin me Rusinë, Izraeli ka refuzuar të dërgojë pajisje ushtarake në Ukrainë.

Izraeli shprehu shqetësime se Rusia, e cila kontrollon hapësirën ajrore mbi Sirinë fqinje, mund të bllokojë sulmet ajrore izraelite ndaj autokolonave me armë iraniane, që kalojnë nëpër Siri për të furnizuar grupin Hamas.

Disa analistë mendojnë se përfshirja e Izraelit në përpjekjet ndërkombëtare për të ndihmuar ushtarakisht Ukrainën, do t’u shërbente më mirë interesave strategjike të Izraelit.

“Kryeministri Netanyahu ka marrëdhënie shumë të mira me Putinin, dhe në thelb ishte ideatori i politikës për zbutjen e konfliktit në Siri. Por ai duhet ta kuptojë se nëse dëshiron që administrata e Presidentit Biden ta ndihmojë në dy objektivat e tij, Iranin dhe Arabinë Saudite, ai duhet ta ndihmojë ushtarakisht Ukrainën”, thotë Amos Yadlin me Universitetin e Harvardit.

Populli izraelit e mbështet Ukrainën përballë agresionit rus. Izraeli e ka ftuar për vizitë zonjën e parë ukrainase Olena Zelenska për të mësuar dhe përshtatur programet izraelite të shëndetit mendor për viktimat e traumës.

You Might Also Like

Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së

Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih

Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

Më shumë se 150 besimtarë rrëmbehen në Nigeri. Ata kërkojnë 17 motoçikleta për të filluar negociatat

Musk në Davos: Robotët do t’i tejkalojnë njerëzit dhe inteligjenca artificiale do ta tejkalojë inteligjencën njerëzore

Kosova Times February 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Bujqësi

Kosova mbulon tregun vendor me karota

Kosova Times Kosova Times September 11, 2022
Putin mbajti një takim urgjent me bashkëpunëtorët: Gati për të negociuar për Ukrainën, por dua dorëzim total
Hidhet një mjet shpërthyes në Zubin Potok, nuk ka të lënduar
DHTIK: Ligji për Pronën Publike po shkakton bllokadë për bizneset
Rusia e fut në listën e “terroristëve” kritikun e Kremlinit, Garry Kasparov
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?