By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Irani përgjigjet me raketa, ka të vdekur. Konsulli kroat dhe gruaja e tij plagosen në Tel Aviv
June 14, 2025
Kosova dhe SHBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
June 14, 2025
Haradinaj uron 250-vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane
June 14, 2025
Osmani: Japonia, partner kyç në shtetndërtimin e Kosovës
June 14, 2025
Hill: SHBA-ja nuk ndërhyn, Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet
June 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: LDK: Një ministre e drejtësisë e cila i kërkon drejtësisë dorëzim, duhet të dorëzohet vet, ose të shkarkohet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > LDK: Një ministre e drejtësisë e cila i kërkon drejtësisë dorëzim, duhet të dorëzohet vet, ose të shkarkohet
Ballina 1Lajme

LDK: Një ministre e drejtësisë e cila i kërkon drejtësisë dorëzim, duhet të dorëzohet vet, ose të shkarkohet

Kosova Times
Last updated: 2023/02/11 at 2:06 PM
Kosova Times Published February 11, 2023
Share
SHARE

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili tha se një ministre e drejtësisë e cila i kërkon drejtësisë dorëzim, duhet të dorëzohet vet, ose të shkarkohet.

Kica-Xhelili përmes një konference për media tha se edhe pse është premtuar nga partia në pushtet për ministra pa aktakuza, realiteti po e dëshmon të kundërtën, duke iu referuar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Sot, përveç që pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë ulur, po kërkohet dhe punohet për dorëzim të drejtësisë.  Një ministre e drejtësisë e cila i kërkon drejtësisë dorëzim, duhet të dorëzohet vet, ose të shkarkohet. Ajo nuk ka kredibilitet të udhëheq me sektorin e drejtësisë. Nga sot e tutje, dhe çdo ditë që ajo vazhdon ta ketë këtë pozitë, ndërhyrja në sistemin e drejtësisë do ta mbaj emrin e kryeministrit”, ka thënë Kica-Xhelili.

Ndryshe të premten, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kishte kërkuar nga prokurori Iliaz Beqiri që të dorëzohet dhe të tërhiqet nga aktakuza për gazin lotsjellës. Kjo pasi sipas saj, mungon ekspertiza dhe faktet. Bëhet fjalë për rastin ku ajo bashkë me deputetin Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi e Besa Baftiu, akuzohen se më 19 shkurt 2016 kanë poseduar jashtëligjshëm në Parlament nga një bombolë të gazit.

Ndërkaq, për këtë një ditë më parë kishte reaguar edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) i cili ka dënuar gjuhën e përdorur nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiut ndaj prokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Iliaz Beqiri, në seancën gjyqësore ndaj saj të premten.

Lexoni më poshtë deklaratën e deputetës së LDK-së:

“Dje, më datë 10 shkurt 2023, Ministrja e Drejtësisë, në seancën gjyqësore në rastin ku ka aktakuzë të ngritur kundër saj, personalisht, i kërkoi prokurorit të dorëzohej.

Dorëzohu, i tha. Nuk është kurrë vonë.

Dhe jo, nuk e tha këtë ndonjë përfaqësuesi i saj. E tha ajo, vet. Nuk tha “Kërkoj drejtësi”. Në vend të shumë mundësive që kishte për të shprehur e përmbyllur qëndrimin e saj nga banka e të akuzuarës, ajo zgjodhi t’i thotë prokurorit: Dorëzohu! Këtë e tha Ministrja e Drejtësisë, pasqyra e asaj që mëton të jetë fytyra e sundimit të ligjit në Kosovë.

Institucioni kyç në vend që krijon politikat e drejtësisë; që ka për obligim ta ruaj pavarësinë maksimale ndaj sistemit të drejtësisë; që synon t’i hartoj e zbatoj politikat e vetingut që ti vetojë pikërisht këta akterë. Nuk ka aspak rëndësi në çfarë cilësie foli, sepse ajo tashmë disa herë në këtë qeveri, ka dëshmuar që nuk ka aftësi ta zhvesh petkun personal, e as atë të akuzuarës, kur hyn në Ministri e Kuvend. Harron që është institucion. Fyen, kërcënon, intimidon – ajo e të tjerë rreth saj.

Është premtuar ndryshim; pavarësi e gjyqësorit e mbështetje financiare për sistemin e drejtësisë. Është premtuar për ministra pa aktakuza. Fatkeqësisht, realiteti po na dëshmon të kundërtën. Sot, përveç që pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë ulur, po kërkohet dhe punohet për dorëzim të drejtësisë. Një ministre e drejtësisë e cila i kërkon drejtësisë dorëzim, duhet të dorëzohet vet, ose të shkarkohet. Ajo nuk ka kredibilitet të udhëheq me sektorin e drejtësisë. Nga sot e tutje, dhe çdo ditë që ajo vazhdon ta ketë këtë pozitë, ndërhyrja në sistemin e drejtësisë do ta mbaj emrin e kryeministrit.

Kosova ka nevojë për prokurorë që nuk dorëzohen, posaçërisht kur kërcënohen nga njerëz të pushtetit. Qofshin Elez, e qofshin Lumez – Prokurorët kërcënimin nuk e kanë për herë të parë, e frikësohem që nuk do të jetë as hera e fundit. Por është misioni ynë i përbashkët, misioni më fisnik e i guximshëm që duhet t’ia caktojmë vetvetes, që të sigurohemi që të jetë hera e fundit.

E vërtetë, kemi shumë punë për të përmirësuar sistemin e drejtësisë! – është roli ynë si shoqëri, si masë e si politikë, që pareshtur të kërkojmë përgjegjësi e drejtësi nga gjyqtarët e prokurorët. që kurrë të mos ndalemi së ngritur zërin karshi çdo viktime që u bë e tillë, e çdo krimineli që endet rrugëve sepse drejtësia dështoj. por kurrë, asnjëherë, nuk duhet të lejojmë që pushteti ta ketë lirinë e kërcënimit, sepse pikërisht në emër të drejtësisë, pushtetet kanë abuzuar me të. pikërisht në emër të drejtësisë, sot drejtësinë e kemi të tillë. Asnjë shtet demokratik nuk do ta lejonte një individ kaq përçarës e të paaftë ta degradojë emrin e drejtësisë. Asnjë.

Duke qenë që thirrjet për shkarkime janë thirrje në vesh të shurdhër, kemi thirrje tjetër:

Për të gjithë akterët në sistemin e drejtësisë: Nuk jeni vetëm!

Për të mirën e qytetarëve të Republikës së Kosovës! MOS U DORËZONI!”. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kosova dhe SHBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Haradinaj uron 250-vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane

Osmani: Japonia, partner kyç në shtetndërtimin e Kosovës

Hill: SHBA-ja nuk ndërhyn, Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet

Policia shqiptoi për 24 orë, 1963 gjoba në trafik

Kosova Times February 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia dënon me 12 vjet burgim shtetasen amerikano-ruse

Kosova Times Kosova Times August 15, 2024
Abdixhiku: Prishtina po rikthehet në bastion të LDK-së
Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione `Made in Albania`
Raportohet se lideri i Hamasit do ta vizitojë sot Iranin
Kozmonautët rusë dhe amerikanë do të vazhdojnë të fluturojnë së bashku në ISS deri në vitin 2025
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?