By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shikoni pamjet e sulmit të Iranit ndaj Izraelit
June 13, 2025
Ai erdhi në Indi për të përmbushur dëshirën e fundit të gruas së tij. Ai vdiq gjatë rrugës për te vajzat e tij
June 13, 2025
(Video)Alarm në të gjithë Izraelin, shpërthime në Tel Aviv. Iran: Hakmarrja ka filluar
June 13, 2025
Putin dënon sulmin izraelit ndaj Iranit: Kjo mund të zgjidhet diplomatikisht
June 13, 2025
Sulmi me precizion i aeroplanit ukrainas MiG-29 godet objektet ruse
June 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Wagner po e ndihmon Serbinë të përgatisë një sulm të mundshëm ndaj Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Wagner po e ndihmon Serbinë të përgatisë një sulm të mundshëm ndaj Kosovës
Ballina 1Lajme

Osmani: Wagner po e ndihmon Serbinë të përgatisë një sulm të mundshëm ndaj Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2023/02/11 at 1:24 PM
Kosova Times Published February 11, 2023
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se mercenarët e grupit rus, Wagner, po punojnë me paramilitarët serbë për të kontrabanduar armë dhe uniforma ushtarake pa stema në Kosovë.

Në një intervistë për The Telegraph, Osmani tha se ky operacion ka për synim të krijojë terrenin për një sulm të mundshëm hibrid të Serbisë për të marrë nën kontroll territor të Kosovës.

Këto përgatitje të pretenduara nga Serbia ngrenë paralele me aneksimin e Krimesë nga Rusia më 2014, kur ushtarët rusë, të veshur me uniforma pa stema, përgatitën rrugën për marrjen e gadishullit ukrainas nga Moska.

“Ata po sjellin armë dhe uniforma, por nuk janë pjesë e ushtrisë serbe. Serbia dëshiron të arrijë qëllimet e saj, pa e quajtur operacion ushtarak”, tha Osmani.

Sipas saj, objektivi i Serbisë është “të përgatisë situatën për një aneksim të mundshëm – jo përmes një operacioni tradicional ushtarak, por përmes një lloj sulmi hibrid”.

Vitin e kaluar, tensionet u rritën midis Kosovës dhe Serbisë për shkak të targave të makinave, duke nxitur disa serbë lokalë që për 20 ditë të bllokonin rrugët e veriut të banuar me shumicë serbe.

Situata u përkeqësua në dhjetorin e kaluar, kur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kërkoi nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, që të lejonte dërgimin e trupave serbe brenda Kosovës.

Sipas Osmanit, Beogradi po vazhdon të rrisë tensionet në rajon në bashkëpunim me Wagner-in, që kohët e fundit ka nisur fushatën për rekrutimin e serbëve për luftën në Ukrainë.

Presidentja e Kosovës tha se strategjia e fshehur për kontrabandimin e armëve dhe municioneve është duke u zhvilluar në të paktën gjashtë muajt e fundit. Sipas Osmanit, kjo strategji ka synimin “e njëjtë” me atë që përdori presidenti rus, Vladimir Putin, kur aneksoi paligjshëm Krimenë.

 

“Nëse shikoni se çfarë bëri Putini më 2014, është krejtësisht e njëjta. Fillimisht, ai instrumentalizoi rusët që jetonin atje, mandej ai krijoi operacione të rreme dhe më pas ai dërgoi këto grupe paramilitare. Ka të dhëna të qarta se grupet paramilitare serbe po planifikojnë dhe organizojnë këtë [së bashku me Wagner-in]. Sa ka qenë numri i tyre që ishin në kufi apo brenda [territorit të Kosovës], është diçka që ende po hetohet”, tha presidentja Osmani.

Sipas të parës së shtetit të Kosovës, synimet janë krejtësisht agresive.

“Ata hapin llogore dhe barrikada të stilit ushtarak, të llojeve që mund të përdoren për të luftuar”, tha ajo.

Osmani tha se pavarësisht pranisë ushtarake të NATO-s në Kosovë – përmes misionit të KFOR-it – nuk do të thotë se Serbia nuk do të tentojë të veprojë sikurse Rusia, që nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022.

“Nuk po them se ai [presidenti serb, Aleksandar Vuçiq]do ta bëjë, por po them se duhet të jemi të gatshëm që ta parandalojmë një skenarë të tillë”.

Zyrtarët e Kosovës edhe më herët kanë thënë se në veri të Kosovës mund të ketë përfshirje të personave që kanë lidhje direkte apo indirekte me mercenarët e Wagner-it. Kosova po ashtu ka akuzuar Rusinë se po e nxit Serbinë që të rrisë tensionet me Kosovën. Moska ka mohuar këto akuza të Prishtinës.

You Might Also Like

PDK: ZRRE në shërbim të monopolëve, jo të qytetarëve

Gërvalla në Luksemburg për 40-vjetorin e Marrëveshjes së Shengenit

Aktakuzë ndaj deputetit Sllavko Simiq për sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq

KQZ-ja planifikon mbi 16 milionë euro për zgjedhjet lokale

Konsullata në Dusseldorf shënon Ditën e Çlirimit me ceremoni solemne

Kosova Times February 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Putini ia jep Urdhrin e Miqësisë Vulinit

Kosova Times Kosova Times January 30, 2024
Bashkëluftëtarët e Blerim Ramadanit protestuan kundër arrestimit të tij
Kërkohet përfshirja e lëndës së edukatës seksuale në kurikulën shkollore
Berisha: Internacionalja Demokrate e Qendrës ka mbështetur kërkesat e PD-së
Pjesëmarrja në Kongresin e EPP-së, emocionues për Alush Gashin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?