By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vetëm me zgjedhje të jashtëzakonshme ndalohet regresi i thelluar
June 15, 2025
Irani përgjigjet me raketa, ka të vdekur. Konsulli kroat dhe gruaja e tij plagosen në Tel Aviv
June 14, 2025
Kosova dhe SHBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
June 14, 2025
Haradinaj uron 250-vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane
June 14, 2025
Osmani: Japonia, partner kyç në shtetndërtimin e Kosovës
June 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prishtina kërkon që ndeshja ndaj Dukagjinit të ri-luhet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Prishtina kërkon që ndeshja ndaj Dukagjinit të ri-luhet
Sport

Prishtina kërkon që ndeshja ndaj Dukagjinit të ri-luhet

Kosova Times
Last updated: 2023/02/12 at 9:52 PM
Kosova Times Published February 12, 2023
Share
SHARE

Prishtina ka dalë me reagim për humbjen që ka pësuar ndaj Dukagjinit në kuadër të javës së 19-të me rezultat 1-0. 

Sipas klubit nga kryeqyteti, në atë ndeshje pati shkelje flagrante nga ana e gjyqtarëve dhe duan që kjo përballje të përsëritet.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë (pa ndërhyrje) të Prishtinës:

̈

Në ndeshjen e javës së 19-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, KF Dukagjini – FC Prishtina e zhvilluar të dielën më 12.02.2023 pati shkelje flagrante të rregullores së garave.

Në minutën e 40-të të ndeshjes, pas një rivënie nga këndi për vendasit, gjatë harkimit dhe derisa topi ishte në lartësinë e madhe, gjyqtari kryesor i takimit, Mentor Ajeti, sinjalizoi gjuajtje të lirë në favor të Prishtinës, futbollistët e së cilës ndalet dhe ndërkohë ky top përfundon në rrjetë.

Çuditërisht, pas intervenimit të sistemit VAR, konkretisht gjyqtarit, Ilir Mehmeti, arbitri kryesor i ndeshjes, Mentor Ajeti e pranon golin si të rregullt!.

Konstatojmë që kjo është shkelje flagrante e rregullave të lojës.

Andaj, kërkojmë që NDESHJA TË PËRSËRITET.

Po ashtu, duke e parë që si klub nuk jemi në një vijë me udhëheqjen aktuale të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ne nuk kemi qenë të kënaqur as me gjykimin e ndeshjes së para një jave për Kupë, po ashtu me Dukagjinin, e nuk kemi qenë të kënaqur as në shumë ndeshje tjera, duke konstatuar anime për kundërshtarët, por si klub kemi vendosur të heshtim dhe të marrim për bazë pozitën e klubit tonë karshi organizatës së futbollit.

Por, atë që ndodhi sot, thjesht nuk e kemi paramenduar që mund të ndodhë.

Duke mos menduar që ka qenë i caktuar paraprakisht, ne kërkojmë, që ndaj gjyqtarit kryesor, Mentor Ajeti, gjyqtarit kryesor të VAR-it, Ilir Mehmeti, të merren masat më drastike që i parasheh rregullorja e garave.

Duam të besojmë që kontrollori e ndeshjes, Besfort Kosumi, ka notuar sipas meritës, nëse jo, na shtyn të mendojmë që gjithçka ka qenë e aranzhuar që më parë.

Andaj, ne presim vendime meritore ndaj akterëve të ndeshjes së sotme, me besimin e plotë që e drejta është në anën tonë dhe ndeshja do të përsëritet dhe të gjejë epilogun real të saj.

Po ashtu, nuk duam as ta mendojmë paragjykimin që gjyqtari kryesor (Mentor Ajeti) është konflikt interesi, pasi që ai punon njëkohësisht edhe si administrator në Lidhjen Rajonale të Futbollit të Prishtinës (LRFP).

Krejt këto hamendësime tona mund të largohen, nëse organet gjegjëse në FFK marrin vendime meritore.

Ndryshe, nëse organet e FFK-së nuk marrin vendim konform akteve normative dhe rregullave esenciale të garave, atëherë FC Prishtina do të jetë e detyruar të bëjë Kallëzim Penal pranë organeve të drejtësisë në drejtim të dy gjyqtarëve të lartcekur.

FC Prishtina gjithashtu nesër (13.02.2023) do ta deponojë ankesën sipas të drejtës për ankesë për ndeshjen e zhvilluar në Klinë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Shikoni si u soll Ronaldo me një tifoz të paedukatë që i kërkoi një foto

Duka përkujton Vokrrin: Një mik i rrallë, një simbol i futbollit në Kosovë

Kosova – Komoret, formacionet

Shtatë vjet pa legjendën e futbollit

Kosova përmbyll përgatitjet për miqësoren ndaj Komoreve

Kosova Times February 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

NYT: FSB vlerësoi humbjet e Rusisë në luftën kundër Ukrainës në 110,000 njerëz

Kosova Times Kosova Times April 13, 2023
Rashiq mohon akuzat e Listës Serbe se e fitoi mandatin e deputetit me votat e shqiptarëve
Zelensky: Ftesa për NATO do të ishte ideale
“Fillimi i përpjekjeve për të frenuar ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në Ballkan”: Fox News për vizitën e Blinken në Shqipëri
Bislimi priti në takim ambasadorin Sprecher, e falënderon për mbështetjen e Zvicrës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?