By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 maj
May 15, 2025
Kategorizimi i intelektualëve dhe margjinalizimi i tyre
May 14, 2025
Njerezit lëshojnë dritë të dukshme derisa të vdesin
May 14, 2025
Trump nënshkruan një marrëveshje me Katarin me vlerë mbi 1 trilion dollarë
May 14, 2025
Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kuvendi diskuton për dialogun Kosovë-Serbi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kuvendi diskuton për dialogun Kosovë-Serbi
Ballina 1Lajme

Kuvendi diskuton për dialogun Kosovë-Serbi

Kosova Times
Last updated: 2023/02/13 at 4:41 PM
Kosova Times Published February 13, 2023
Share
SHARE

Kuvendi i Kosovës po mban debat parlamentar për zhvillimet në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në seancën e sotme të Kuvendit u tha që Kurti duhet të jetë “i sinqertë dhe transparent” për këtë proces.

Debati parlamentar lidhur me dialogun është iniciuar nga subjekti opozitar, Partia Demokratike e Kosovës, që në kërkesën e shkruar ka thënë se në dy vitet e fundit, dialogu ka hyrë në rrugën që nuk çon drejt marrëveshjes finale.

“Çka është qëllimi i propozimit evropian? A ofron ky propozim mundësinë e marrëveshjes finale? A është ky vazhdim i dialogut apo pikënisje e re? A ka kornizë kohore ky dialog?”, këto ishin disa nga pyetjet e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Krasniqi shtroi dhe pyetje tjera, që kryesisht lidheshin me propozimin evropian.

“Cili është teksti i fundit dhe përmbajtja zyrtare e këtij propozimi dhe a e parasheh njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve i njëjti? Si dhe, a parashihet vazhdimi i dialogut edhe pas marrëveshjes?”, pyeti ai.

Kurti tha se Qeveria e Kosovës e ka ndërtuar qasjen e saj strategjike përballë dialogut me Serbinë, mbi bazën e dy qëllimeve fillestare.

Qëllimi i parë, siç tha ai, është ndërprerja e praktikës së përfshirjes së çdo çështjeje potencialisht kontestuese ndërmjet palëve, në fushëveprimin e dialogut. Ndërkaq, qëllimi i dytë, sipas tij, është hapja e kapitullit të një procesi të bisedimeve për ndërtimin e raporteve të jashtme të fqinjësisë së mirë dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare si dy shtete të pavarura që e bazojnë marrëdhënien e tyre mbi premisën e njohjes së dyanshme të shtetësisë.

Kurti tha se më 9 shtator ka marrë propozimin e njohur si franko-gjerman nga i dërguari i Francës, Emmanuel Bonne, dhe nga i dërguari i Gjermanisë, Jens Plotner, në praninë e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Ata prezantuan para meje një propozim për normalizimin e ndërmjetëm të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të bazuar në parimin e njohjes de facto dhe mbështetjen e saj në parimet e kartës së Kombeve të Bashkuara dhe parimet e qarta të së drejtës ndërkombëtare”, tha Kurti.

Ai shtoi, pavarësisht se i ishte kërkuar nga emisarët që konfidencialiteti i dokumentit të respektohet, ai i kishte ftuar kryetarët e tri partive opozitare, për t’i njoftuar ata me përmbajtjen e propozimit.

Kryeministri Kurti më tej shpjegoi se mbi çfarë bazash ishte dokumenti i propozuar nga dy emisarët, gjerman dhe francez.

“Propozimi bazohet në modelin e marrëveshjes gjermano-gjermane të vitit 1972 dhe të shumë modeleve të tjera të ngjashme të njohjeve de facto të shtetësisë në historinë e marrëdhënieve ndërshtetërore, si për shembull: marrëveshja Japoni-Kore Jugore”, tha Kurti

Ai theksoi se propozimi ngërthente në vete pranimin nga palët të parimit të barazimit në sistemin ndërkombëtar, i cili është parimi kyç i kartës së Kombeve të Bashkuara, për sa i përket marrëdhënieve ndërmjet shteteve të pavarura.

Siç tha Kurti, Qeveria e Kosovës e komentoi versionin e parë të propozimit dhe kërkoi “avancimin të tij drejt një marrëveshjeje finale me njohjen de jure në qendër të saj”.

Kryeministri Kurti tha se në parim pikat e propozimit janë bazë e mirë për diskutim. Por, sipas tij, “e vetmja pikë shumë kontestuese është ajo që lidhet me pranimin e zbatimit të marrëveshjeve të kaluara të Brukselit, shumica nga të cilat, fatkeqësisht janë marrëveshje që kanë në përmbajtje elementin monoetnik, atë territorial dhe atë të monopolizimit të përfaqësimit të komunitetit serb në duart e Listës Serbe që kontrollohet nga Beogradi”.

Karakteristikat e propozimit evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 13 shkurt në Kuvend lexoi “disa karakteristika” të versionit të parë të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Këto karakteristika, sipas Kurtit, janë:

1. Propozimi bazohet në modelin e marrëveshjes gjermano-gjermane të vitit 1972 dhe të shumë modeleve të tjera të njohjeve de-facto të shtetësisë në historinë e marrëdhënieve ndërshtetërore p.sh. marrëveshja Japoni-Kore Jugore. Vetë Gjykata Kushtetuese e Republikës Federative të Gjermanisë e kishte konstatuar në vitin 1973 që marrëveshja gjermano-gjermane ngërthente më vete njohjen de-facto të shtetësisë së njëra-tjetrës dhe njohjen e integritetit territorial nga prizmi i së drejtës ndërkombëtare.

2. Propozimi ngërthente në vete pranimin nga palët të parimit të barazisë në sistemin ndërkombëtar, i cili është parimi kyç i Kartës së Kombeve të Bashkuara sa i përket marrëdhënieve ndërmjet shteteve të pavarura.

3. Propozimi, gjithashtu, përcaktonte njohjen nga palët, të parimeve të barazisë së sovranëve, integritetit territorial, zgjidhjen paqësore të konflikteve në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

4. Propozimi përfshinte heqjen dorë të Serbisë nga pengimi i anëtarësimit të Kosovës në çdo organizatë ndërkombëtare që përfshin jo vetëm organizatat në kontinentin evropian, por edhe ato me shtrirje universale si OKB, UNESCO apo NATO.

5. Propozimi përfshinte njohjen e palëve ndaj njëra-tjetrës të së drejtës së përfaqësimit shtetëror në terrenin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

6. Propozimi përfshinte shkëmbimin e zyrave të përhershme diplomatike në formën e legatëve që janë ambasada faktike e që përbënin formën normale të marrëdhënieve ndërshtetërore para Luftës së Dytë Botërore.

7. Propozimi përmbante njohjen e dokumenteve shtetërore që kanë efekt ndërkombëtar të shtetësisë për shtetasit, përfshirë të pasaportave të njëra-tjetrës nga njëra-tjetra.

8. Propozimi, megjithatë, përmbante edhe dy norma që lidheshin me të drejtat e komunitetit serb në Kosovë: E para, normën që e përcaktonte komuniteti serb, do të ketë një të drejtë të vetëmenaxhimit në përputhje me instrumentet, konventat e Këshillit të Evropës, ashtu siç ka çdo komunitet minoritar në shtetet anëtare në Këshillin Evropës.

Dhe, e dyta, formalizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe, gjë që ne veçse e kemi bërë përmes njohjes së ekzistencës së kishës në Ligjin tonë për komunitetet fetare në Kosovë.

9. Pika 10, e fundit, parashihte rregullën që të gjitha marrëveshjet e Brukselit do të duhej të zbatoheshin nga palët.

Kurti tha se më 6 dhjetor, Lajçak i kishte ofruar një version të dytë të propozimit, në të cilin ishin përfshirë vërejtjet e palës së Kosovës, por pa lëvizur prapa nga parimet që ngërthente propozimi i parë.

“Dokumenti shoqërohej me një plan zbatimi, që kishte referencë të qartë te një statut që do ta hartonte ekipi menaxhues, obligim që rrjedh nga marrëveshja [e Brukselit] e vitit 2013, gjë që është një tregues i një hapi të një Asociacioni të komunave me shumicë serbe”, tha ai.

Kurti tha se më 20 janar të vitit 2023, emisarët e Gjermanisë,Francës, Italisë, SHBA-së dhe BE-së i dorëzuan planin përfundimtar të propozimit evropian.

“Ata ma bënë të qartë që propozimi kryesor, këtë herë është fare pranë formatit’merre ose lëre. Nuk do të lejohet, praktikisht, hapja apo negocimi i tij… Ata gjithashtu ma bënë të qartë që çfarëdo refuzimi i propozimit, do të shoqërohet me hapa kundërshtues dhe ndëshkues diplomatik për Kosovën”, tha Kurti.

Ai shtoi se megjithatë, kishte shtruar vërejtjet dhe kërkesat e tij se “propozimi duhet të përfshijë më shumë elementë garantues dhe siguresa të efektivitetit, sa i përket anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, shtimit të numrit të njohjeve dhe një sekuencim të ngjarjeve, në formë të tillë që të ketë kuptim normalizimi ndërmjet dy shteteve”.

Sipas Kurtit, këto kërkesa ishin sqaruar më 6 shkurt, në takimin me Lajçakun, në Prishtinë dhe më pas atij ia kishte konfirmuar që propozimi i BE-së “është bazë e mirë për bisedime të mëtejme dhe platformë solide për të ecur përpara”.

“Plani kryesor nuk ka asnjë referencë të një asociacioni, megjithëse i referohet marrëveshjeve të Brukselit në tërësinë e tyre. Tash, hapi kryesor, ku do të lindin pyetjet më serioze në ndërlidhje me Asociacionin, do të jetë në procesin e negocimit të planit të zbatimit”, tha Kurti

Ai shtoi se qëndrimi i tij është që çështja e Asociacionit mund të merret në konsiderim “nëse plotësohen gjashtë kushtet, parimet”.

Kurti, rreth një javë më parë, kishte paraqitur gjashtë kushte për të shqyrtuar mundësinë e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kryetari i LDK-së: Kurti është kundërthënës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se Kurti është kundërthënës në ato që thotë.

“Në njërën anë thotë që ka një draft të dytë, që tha se është dokument merre ose leje, por njëkohësisht e ka pranuar si bazë të mirë. Tani, nuk mund të pranosh si bazë të mirë diçka që është merre ose leje. Ose është bazë përfundimtare, ose është bazë fillestare”, tha ai.

Ai tha se një tjetër kundërthënie është që Kurti, sipas tij, flet që ka rend dhe ligj në katër komunat në veri të Kosovës, por në anën tjetër kërkon “çarmatosjen e veriut dhe dorëzim të armëve”.

Më 2 shkurt, Kurti kishte vendosur gjashtë kushte për themelimin e Asociacionit. Mes tjerash q “strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale”.

Abdixhiku tha se shpërputhja më e madhe dhe logjike e Kurtit është “mes refuzimit që provon t’ia bëjë themelimit të Asociacionit dhe pranimit brenda draftit të marrëveshjeve paraprake”.

“Pra, respektimi i marrëveshjeve paraprake është pranim i Asociacionit”, tha ai.

Ai tha se Kurti ka dy rrugë përpara, zhbërjen e Marrëveshjes së Asociacionit, ose implementimin e saj sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese.

ShBA-ja dhe BE-ja kanë rritur presionin ndaj Kosovës që të zbatojë marrëveshjet e arritura për Asociacionin më 2013 dhe 2015.

Uashingtoni ka deklaruar se nuk do të mbështesë asnjë asociacion që do t’i ngjasonte një Republika Sërpska, siç është në Bosnjë e Hercegovinë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2015 tha se disa pika të marrëveshjes nuk ishin në harmoni me Kushtetutën, por që mund të harmonizohen.

Në këtë debat parlamentar për propozimin evropian, Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha se kanë premtim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që me nënshkrimin e marrëveshjes, Kosova do të ndihmohet në anëtarësim në NATO.

“Do të përkrahemi për partneritet për paqe dhe për rrugëtimin tonë drejt NATO-s”, tha ai, që sipas tij është arsyeja kryesore pse propozimi evropian, i njohur edhe si plani franko-gjerman, përkrahet nga partia e tij.

Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi u është dorëzuar dy vendeve në fund të verës së vitit të kaluar, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike.

Ky propozim, në të cilin ka pasur qasje REL-i, parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Në dokument nuk përmendet njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara – për të cilat gjëra insistojnë publikisht zyrtarët kosovarë – por theksohet mbështetja që palët duhet t’i japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur në vitin 2011, fillimisht për çështje teknike, për të evoluar një vit më pas në dialog politik.

Aktualisht, të dyja palët janë duke e shqyrtuar propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që më herët njihej si plani franko-gjerman.

Kryeministri Kurti ka deklaruar më herët se propozimi i Bashkimit Evropian nuk është marrëveshje finale, por një kornizë apo një marrëveshje bazike jo përfundimtare.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e BE-së – që ka mbështetjen edhe të ShBA-së – që nga viti 2011. Procesi synon të normalizojë raportet mes shteteve. Por, Kosova dhe Serbia kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket përfundimit të procesit.

Përderisa Prishtina kërkon që një marrëveshje finale të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Beogradi insiston në një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

You Might Also Like

Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike

Deputetja e LDK-së kërkon reflektim nga partitë për zhbllokimin e Kuvendit

Socialistët festojnë, Rama: Shqiptarët na besuan më shumë se kurrë

Costa: Masat ndaj Kosovës janë të lidhura me de-eskalimin në veri

Rama: Sabotazhi i `Pastrimit` nuk kalon, sonte fillon largimi i mbeturinave

Kosova Times February 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Lajçak sot në Prishtinë, nesër në Beograd

Kosova Times Kosova Times May 11, 2023
Agjencia e Kosovës për Akreditim nikoqire e konferencës për arsimin e lartë
BE pret që Mali i Zi të fokusohet në reformat drejt integrimit
Rritja e moshës për pensionim, reformë e dhimbshme
Qeveria paralajmëron ashpërsimin e ndëshkimeve për krimet seksuale dhe dhunën në familje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?