By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tensione në protestën e opozitës në Shqipëri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Tensione në protestën e opozitës në Shqipëri
Ballina 2Rajon / Botë

Tensione në protestën e opozitës në Shqipëri

Kosova Times
Last updated: 2023/02/13 at 7:52 PM
Kosova Times Published February 13, 2023
Share
SHARE

Protesta e partive opozitare para ndërtesës së Kuvendit të Shqipërisë ka nisur me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Protestuesit u përplasën me zyrtarët policorë, në tentativë për të kaluar kordonin e forcave të sigurisë, ndërsa hodhën flakadanë, kapsolla, por edhe koktej molotovi.

Kjo është protesta e dytë që Partia Demokratike e Sali Berishës dhe Partia Liria e Ilir Metës organizojnë lidhur me rastin e njohur si McConigal. Ky ish-pjesëtar i Byrosë Federale amerikane të Hetimit (FBI), po akuzohet edhe për fshehje të takimeve me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, por edhe për marrje ryshfeti në vlerë prej 255 mijë dollarësh nga një shqiptaro-amerikan, i cili ka qenë i pranishëm në takimet me kryeministrin Rama.

Përleshjet midis Policisë shqiptare dhe protestuesve. Tiranë, 13 shkurt 2023.
Përleshjet midis Policisë shqiptare dhe protestuesve. Tiranë, 13 shkurt 2023.

Opozita të shtunën organizoi protestën e parë, ndërkaq edhe më 13 shkurt po kërkon dorëheqjen e Ramës.

Tensione pati edhe në derën ku deputetët hyjnë në sallën plenare, pasi 11 deputetët të PD-së, që janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit, kërkuan të hyjnë me forcë në seancë, por nuk u lejuan nga Garda e Republikës.

Njëmbëdhjetë deputetë janë përjashtuar lidhur me bllokimin e foltores dhe për gjuhën joetike të përdorur në seancë. Por, këtë vendim opozita po e kundërshton, duke e cilësuar si të padrejtë.

Protestuesit në Tiranë po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit në Tiranë po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Teksa opozita po mban protestë, në Kuvend deputetët po debatonin për rastin McConigal. Në seancën plenare nuk është i pranishëm kryeministri Rama.

Më pas seanca u ndërpre për disa minuta, por edhe pas rifillimit ishte e pamundur të vijonte normalisht. Disa deputetë të opozitës tentuan disa herë të bllokonin foltoren, ndërsa deputeti Flamur Noka i binte gjatë gjithë kohës bilbilit, duke bërë të pamundur që deputetët e Partisë Socialiste të mbanin fjalimet e tyre. Për këtë arsye, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, mbylli seancën dhe tha se deputetët do të njoftohen kur do të rinisë.

Prani e shtuar e Policisë gjatë protestës opozitare.
Prani e shtuar e Policisë gjatë protestës opozitare.

Gjatë seancës, deputetët socialistë kërkuan masa të ashpra disiplinore ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, për shkak të deklaratave të tij, të bëra javën e kaluar, kur deklaroi se dispononte video erotike të ish-zyrtarit të FBI dhe zyrtarëve vendas gjatë vizitave të tij në Tiranë.Berisha tha se ato materiale do t’i dorëzojë në institucionet përkatëse.

Berisha tha se protestat do të vijojnë, pasi sipas tij, “me çdo kusht” do të largohet nga pushteti Edi Rama.

Lideri i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar më herët se protesta do të shndërrohet “në revolucion” për largimin nga pushteti të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Pak ditë më herët, Komisionit i Votimit dhe Etikës përjashtoi për dhjetë ditë nga punimet e Kuvendit dhe seancat plenare tetë deputetë të opozitës: Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Ervin Salianji, Gazment Bardhi, Luan Baçi, Ina Zhupa, Tritan Shehu dhe Bledion Nallbati.

You Might Also Like

Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç

Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj

Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve

Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Kosova Times February 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Hill: Serbët ta kuptojnë se fati i tyre është në duart e tyre, jo në Uashington, Bruksel dhe Pekin

Kosova Times Kosova Times December 13, 2023
Hyrja në Kosovë nga Dheu i Bardhë me pritje deri në 45 minuta
VIDEO: Shefi i gjigantit farmaceutik bie të fikët në takim me Trump, i ndihmuar nga Dr. Oz
Doktor Gani Bajraktari bëhet pjesë e NISMA-s
Haradinaj përkujton ish-presidentin Rugova
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?