By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
RTK-ja finaliste në garën prestigjioze ndërkombëtare “Japan Prize 2025”
August 7, 2025
Ora po ecën
August 7, 2025
Dronët ukrainas sulmuan një rafineri nafte në Krai Krasnodar dhe dy stacione hekurudhore pranë Volgogradit
August 7, 2025
142 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
August 7, 2025
Operacion policor pas incidentit me të shtëna
August 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dy vjet nga zgjedhjet e 14 shkurtit, analistët kritika qeverisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dy vjet nga zgjedhjet e 14 shkurtit, analistët kritika qeverisë
Ballina 1Lajme

Dy vjet nga zgjedhjet e 14 shkurtit, analistët kritika qeverisë

Kosova Times
Last updated: 2023/02/14 at 3:22 PM
Kosova Times Published February 14, 2023
Share
SHARE

Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot një aksion para ndërtesës së qeverisë me rastin e dyvjetorit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku Lëvizja Vetëvendosje doli fituese me mbi 50 për qind të votave. Ndërsa, sipas analistëve, dy vitet e qeverisjes Kurti, nuk kanë qenë të suksesshme.

Sot janë bërë dy vjet, që kur u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme, ku Lëvizja Vetëvendosje doli fituese me mbi 50 për qind të votave, duke iu mundësuar kështu ta krijonte e vetme qeverinë. Ndërkohë, sot, Partia Social Demokrate, organizoi një aksion para ndërtesës së Qeverisë, duke shprehur kritika ndaj qeverisjes Kurti. Nënkryetari i kësaj partie, Zgjim Hyseni, tha se ka pasur premtime të mëdha për ndryshime, por që nuk ka ndodhur asgjë.

“Para dy vjetësh na thanë se ndodhi diçka e madhe, e jashtëzakonshme. A e dini çfarë ndodhi para dy vjetësh? Bash asgjë! Edhe sikur ta zbatonte s’do të bëhej nami. Problemi është që këta as nuk kanë filluar. Nuk ia kanë bërë vijë. I kanë premtuar 160 çerdhe të reja, por nuk është ndërtuar asnjë. Nuk ia kanë ba vijë! I kanë premtuar 2000 banesa për çifte të reja. Nuk kemi as gurthemel. Nuk ia kanë ba vijë! Kanë premtuar pesëfishimin e numrit të inspektorëve të punës. Nuk ia kanë ba vijë! Kanë premtuar rregullim të shëndetësisë. Kanë thënë s’do të ketë mungesë barnash, dhe do të fillojnë sigurimet shëndetësore. Nuk ia kanë ba vijë! Gjendja është veç më e rëndë”, deklaroi Hyseni.

Ndërkohë, për dy vjetët e qeverisjes Kurti, analistët kanë vlerësuar se pritshmëritë kanë qenë më të mëdha. Analisti Artan Muhaxhiri tha për Radio Kosovën se Qeveria Kurti ka pasur mundësi të jetë më efikase, veçanërisht në fushat si: shëndetësia, arsimi, punësimi e politika e jashtme.

“Është pritur që Lëvizja Vetëvendosje në opozitë të ketë krijuar plane dhe strategji se si të intervenojë në institucionet e Kosovës dhe pastaj me ardhjen në pushtet t’i aplikonte ato ndryshime. Por, kjo nuk ka ndodhur në masën në të cilën është pritur, pasi ende kemi probleme shumë të mëdha, gjendja ka stagnuar në shumë fusha dhe nuk është e logjikshme nga një parti e cila ka më shumë se 50 për qind të votave ne Kuvend”, tha Muhaxheri.

Sipas Muhaxhirit, gjatë këtyre dy viteve politika e jashtme ka qenë jo efektive.

“Ka pasur edhe përzierje të kompetencave ndërmjet kryeministrit Kurti dhe ministres Gërvalla. Nuk kemi pasur ndonjë strategji për njohje të reja, për zhvillim të ambasadave, ndërsa në anën tjetër presionet kanë qenë shumë të mëdha. Ndonëse ai ka ardhur në pushtet, bllokada vazhdon dhe duket që ka elemente të tjera të harmonizimit të bashkëpunimit me aleatë të cilat janë substanciale për zhvillimin e politikave të jashtme të Kosovës”, tha ai.

Ndërsa analisti Blerim Burjani, mendon se qytetarët e Kosovës tani janë edhe më të zhgënjyer se para dy vitesh. Ai tha se e ka të vështirë të numërojë sukseset e Qeverisë Kurti, pasi sipas tij, ka shumë ngecje në shumë sektorë, derisa theksoi se Kuvendi aktualisht është më i dobëti që ka qenë ndonjëherë.

“Premtime ka pasur shumë, por realizime shumë pak. Kjo qeverisje ka shumë vendime, por nuk ka vendime të prekshme të cilat kanë arritur të ndryshojnë jetën e qytetarit. Kosova ka ngecje të mëdha ekonomike, ka pakënaqësi të mëdha në sektorin e punësimit, ka probleme në sektorin civil, sidomos në Ligjin për Pagat, ka pasur ngecje edhe në nxjerrjen e ligjeve. Ky Kuvend i Kosovës, është Kuvendi më i dobët që ka pasur shteti ynë që nga viti 2002”, deklaroi Burjani.

Ndërkohë, ditë më parë, kryeministri Albin Kurti ka thënë se në dy vjetët e qeverisjes së tij, në Kosovë nuk ka pasur korrupsion, ndërsa ka theksuar se është rritur edhe mirëqenia qytetare.

You Might Also Like

RTK-ja finaliste në garën prestigjioze ndërkombëtare “Japan Prize 2025”

142 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Arrestohet personi i dënuar për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Policia në Pejë ekzekuton 87 urdhërarrestime gjatë muajit korrik

Moti në Shqipëri, me kthjellime dhe erëra të forta në bregdet

Kosova Times February 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Gruaja më e bukur evropiane e martuar është bullgare

Kosova Times Kosova Times December 14, 2023
Koreja e Veriut thotë se Kushtetuta e saj e përcakton Jugun si “vend armik”
Ishte president i Shqipërisë!
Mustafi paralajmëron ta dërgojë padinë ndaj Vulinit edhe në Strasburg
Spence: UN ka gatishmëri t’i ndihmoj të prekurit nga vërshimet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?