By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si po u merret prona ukrainasve në Krime
May 17, 2025
Dy helikopterë u përplasën në Finlandë, biznesmenë nga Estonia humbën jetën
May 17, 2025
Presidentja Osmani bën thirrje të votohet ‘Zjerm’ e Shkodrës Elektronike
May 17, 2025
Çelësa fikës u gjetën në panelet diellore kineze të shitura në SHBA
May 17, 2025
Faleminderit Aurela!
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kontestohet linja e vetme e trageteve në Mal të Zi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kontestohet linja e vetme e trageteve në Mal të Zi
Ballina 2Rajon / Botë

Kontestohet linja e vetme e trageteve në Mal të Zi

Kosova Times
Last updated: 2023/02/14 at 1:55 PM
Kosova Times Published February 14, 2023
Share
SHARE

Qeveria e Malit të Zi vendosi të marrë nga kompania private, Trafiku Detar, linjën e tragetit Kamenare-Lepetane, në ngushticën Verige që lidh dy brigjet e Gjirit të Kotorrit (që njihet edhe si Boka e Kotorrit), pa një përgjigje të qartë se si, me çka dhe me çfarë çmimi do ta mbajnë atë linjë.

Tragetet në këtë linjë transportojnë miliona automjete dhe pasagjerë, veçanërisht në verë.

Ato e shkurtojnë për 30 kilometra udhëtimin midis qyteteve bregdetare të Herceg Novit, nga njëra anë, dhe Kotorrit dhe Tivatit, nga ana tjetër, që është rreth 40 minuta me makinë në dimër dhe shumë herë më e gjatë në verë për shkak të tollovive të mëdha.

Vendimi i Qeverisë

Më 9 shkurt, Qeveria e Malit të Zi, nën mandatin teknik të kryeministrit Dritan Abazoviq, njoftoi se po merr përsipër menaxhimin e linjës së tragetit Kamenara – Lepetana, të cilën, në 19 vjetët e fundit e mirëmbante kompania Trafiku Detar.

“Ka mundësi që të vijmë në një situatë transporti të vështirësuar, por pres që të vijnë nga jashtë tragetet që ndoshta mund t’i blejmë. Nuk mundet porti për 200 mijë euro të sjellë të ardhura disa milionë euro”, tha Abazoviq dhe shtoi se pret që ky të jetë “fillimi i parandalimit të ngadalësisë”.

Ai theksoi se biznesi me operatorin e mëparshëm ka qenë “jashtë ligjit”, gjë që është hedhur poshtë nga Trafiku Detar, i cili ka vlerësuar se Abazoviqi “po udhëheq një fushatë me të pavërteta” kundër kësaj kompanie, me qëllim të diskreditimit të saj.

Kur dhe si u ble Trafiku Detar?

Pronarët e kompanisë, Dejan dhe Dushan Ban, në opinion ndërlidhen me Partinë Demokratike të Socialistëve të Millo Gjukanoviqit, e cila ishte në pushtet në vitin 2004 kur kompania e tyre mori përsipër atë biznes fitimprurës.

Në atë vit, Transporti Detar, që deri atëherë ishte pronësi shtetërore, u privatizua pa tender publik, duke blerë aksione shtetërore në bursë. Kompania Prohouse e vëllezërve Ban dhe partnerët e tyre, ia paguan shtetit 1.2 milion euro për blerjen kompanisë, nga të cilat 680 mijë euro para të gatshme, ndërkaq pjesën tjetër në bono të kursimeve të vjetra në valutë.

Që atëherë, kjo kompani ka pasur monopolin e linjës së trageteve. Në emër të qiradhënies për pjesën e portit bregdetar në Lepetani dhe Kamenari, ata i paguanin kompanisë “Të mirat detare” një tarifë mujore prej katër për qind të të ardhurave.

Në dimër, tri tragete operojnë në linjën Kamenara-Lepetane, në verë janë gjashtë. Ky është numri minimal i anijeve të kërkuara për transport detar nëpërmjet Verigos me tarifën aktuale për orë.
Në dimër, tri tragete operojnë në linjën Kamenara-Lepetane, në verë janë gjashtë. Ky është numri minimal i anijeve të kërkuara për transport detar nëpërmjet Verigos me tarifën aktuale për orë.

Qeveria e Abazoviqit e paralajmëroi shpalljen e procedurës për dhënien e koncesionit dhe ngarkoi kompaninë publike “Të mirat detare”, e cila menaxhon bregdetin malazez, që në 45 ditët e ardhshme – deri në përfundimin e procedurës së tenderit për dhënien e koncesionit – të marrë përsipër linjën e tragetit.

Por, kjo mund të zgjasë me muaj, gjë që mund të rrezikojë rrjedhat e trafikut ndërmjet tri komunave bregdetare, të cilat gjatë sezonit turistik janë në itinerarin e shpeshtë të Autostradës së Adriatikut drejt Kroacisë dhe Shqipërisë.

Si do të kalohet përmes Verigos?

Kryetari i bordit të drejtorëve të kompanisë “Të mirat detare”, Blazho Ragjenoviq, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se kompania është e gatshme të blejë tragete të reja.

Deri atëherë, nëse Trafiku Detar nuk është i interesuar t’ua japë me qira anijet e tyre, ka një zgjidhje alternative, thotë Radjenoviq, por nuk specifikon se për çfarë zgjidhje bëhet fjalë.

Ai konfirmon se janë duke shqyrtuar mundësinë e marrjes me qira të trageteve vendore, por edhe të trageteve nga kompanitë greke apo nga kompania kroate, Jadrolinija.

Mirëpo, Radjenoviq nuk u përgjigj se si mund të zbatohet kjo, përderisa parashikohet që transporti me traget, në trafikun e brendshëm detar, mund të kryhet vetëm nga anije të regjistruara në Mal të Zi.

Në periudhën e dimrit transportohen automjete dhe pasagjerë me tri tragete të operatorit aktual në linjën Kamenare-Lepetani, ndërsa në verë as gjashtë prej tyre nuk mjaftojnë për të shmangur tollovitë në kulmin e sezonit turistik.

Çfarë thonë në Trafikun Detar?

“Ajo që po ndodh është një sipërmarrje aventureske e një grupi të papjekur”, thotë për Radion Evropa e Lirë drejtori ekzekutiv i Trafikut Detar, Dejan Ban, duke shtuar se vendimin e Qeverisë e ka marrë vesh nga mediat.

Ai shprehet se kompania ka një kontratë, sipas së cilës statusi i tyre si operator i linjës detare është i vlefshëm deri në përfundim të procesit të koncesionit dhe duke hedhur poshtë akuzat se po operojnë jashtë ligjit.

“Ai (kryeministri Abazoviq) po ushtron dhunë ndaj një personi juridik dhe po i dërgon mesazh çdo investitori se gjithçka që ka të nënshkruar, nuk vlen, nëse ai vendos”, thotë Ban.

Nga Trafiku Detar thonë, gjithashtu, se tingëllon jobindëse që paligjshmëria e pretenduar të eliminohet, duke kryer dikush tjetër veprimtarinë në të njëjtën mënyrë, pa koncesion.

“Sjellja e tillë tregon qartë një veprim, që padyshim ka një prapavijë spekulative”, njoftuan nga kompania.

Punë fitimprurëse

Radjenoviq vlerëson se të ardhurat vjetore nga linja e trageteve janë tetë deri në nëntë milionë euro.

“Prej kësaj shume, për shembull, vitin e kaluar ‘Të mirat detare’ kanë marrë rreth 202 mijë euro, duke përjashtuar tatimin mbi vlerën e shtuar”, thotë Radjenoviq.

Çmimi tragetit më shkurt 2023. Në linjën Kamenarë-Lepetane transportohen çdo vit deri në një milion e gjysmë automjete, sipas të dhënave të Morski Dobr.
Çmimi tragetit më shkurt 2023. Në linjën Kamenarë-Lepetane transportohen çdo vit deri në një milion e gjysmë automjete, sipas të dhënave të Morski Dobr.

Nga ana tjetër, nga Trafiku Detar, thonë se shteti ka edhe përfitime të tjera nga puna e tyre dhe se vetëm në bazë të TVSh-së, tatimit mbi fitimin dhe kontributeve, vitin e kaluar shteti ka arkëtuar mbi dy milionë euro.

E pyetur nga Radio Evropa e Lirë nëse ka një analizë se sa do t’i kushtojë kompanisë “Të mirat detare” marrja e linjës së tragetit, Radjenoviq nuk është përgjigjur drejtpërdrejt.

“Unë jam i sigurt se ajo do t’i rrisë të hyrat tona, do të guxoja të them se do t’i dyfishojë të hyrat e ndërmarrjes publike”, thotë Radjenoviq.

Ai bën të ditur se kompania “Të mirat detare” do të marrë përsipër punonjësit e Trafikut Detar. Të punësuar të përhershëm janë 95 persona, ndërsa gjatë sezonit, nga prilli deri në tetor, janë 130 punëtorë.

Çfarë thonë udhëtarët?

“Catara (trageti) ka rëndësi të madhe, ne e përdorim atë çdo ditë, ndërkaq rruga që i bie përqark, kërkon shpenzim të kohës dhe parasë, sepse transporti prej tridhjetë kilometrash shtesë, ka kosto. Unë jam skeptik për të gjitha vendimet që janë marrë”, thotë Boshko, auto-transportues.

Jovani, taksist, kujton se linja e tragetit është veçanërisht e rëndësishme në verë, jo vetëm për shkak të turistëve që vijnë me vetura, por edhe për shkak të atyre që lidhen me aeroportet e Tivatit dhe Dubrovnikut.

“Nëse trageti nuk funksionon, turistët presin me orë të tëra në kolonë dhe shpesh vonohen për në aeroplan. Nuk mendoj se çdo gjë do të zgjidhet (për sa i përket marrjes) deri në verë dhe mendoj se për një kohë sigurisht që do t’më duhet të ngas përqark gjirit”, thotë Jovani.

Rëndësia e linjës detare Kamenare-Lepetane tregohet nga fakti se flota e Jadrolinisë kroate, me 54 tragete, në atë vend transporton rreth tre milionë automjete në vit. Sipas të dhënave të kompanisë “Të mirat detare”, gjashtë tragetet e Trafikut Detar transportojnë rreth një milion e gjysmë automjete në vit.

You Might Also Like

Si po u merret prona ukrainasve në Krime

Dy helikopterë u përplasën në Finlandë, biznesmenë nga Estonia humbën jetën

Çelësa fikës u gjetën në panelet diellore kineze të shitura në SHBA

FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump

Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi

Kosova Times February 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nesër përpjekja e pesëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit

Kosova Times Kosova Times May 12, 2025
Rrrah gruan, arrestohet e më pas lirohet
“Mërzi e papërshkrueshme”: Varrosen të vrarët në Gazë, Breg Perëndimor e Izrael
110 vjet ndarje e shqiptarëve!
Zihet duke vjedhur thëngjill, arrestohet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?