By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Afati i fundit i Trumpit shkakton përshkallëzim në Ukrainë, paralajmëron ish-analist i CIA-s
July 19, 2025
Horoskopi ditor për 19 korrik 2025
July 19, 2025
Amerika konfirmon: Siria dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim, ju bëjmë thirrje të dorëzoni armët
July 19, 2025
Sulm masiv me dron në Odesa: Një person i vrarë, një ndërtesë shumëkatëshe në flakë
July 19, 2025
Axhenda ndërkombëtare
July 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vitia: Listat e pritjes pasojë e numrit të vogël të anesteziologëve, po punojmë në reduktimin e tyre
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vitia: Listat e pritjes pasojë e numrit të vogël të anesteziologëve, po punojmë në reduktimin e tyre
Ballina 1Lajme

Vitia: Listat e pritjes pasojë e numrit të vogël të anesteziologëve, po punojmë në reduktimin e tyre

Kosova Times
Last updated: 2023/02/14 at 3:43 PM
Kosova Times Published February 14, 2023
Share
SHARE

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur për listat e pritjes së pacientëve për të marrë shërbime në klinikat e QKUK-së.

Gjatë raportimit të tij në Komisionin për Shëndetësi, Vitia ka thënë se gjatë vitit 2022 është arritur që në disa klinika të caktuara të reduktohen listat e pritjes, siç është rasti në Klinikën e Oftalmologjisë dhe në Klinikën e Gastroenterologjisë.

“Për sëmundje të caktuara kryesisht të natyrës kirurgjike prej vitesh janë caktuar lista të gjata pritjes ku pacientët presin me muaj e në raste të caktuara edhe me vite në kryerjen e shërbimeve mjekësore siç është rasti me sëmundjen e venave varikoze në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare apo protezat e gjurit dhe kërdhokullës në Klinikën e Ortopedisë. Në këto klinika lista e pritjes daton prej vitesh dhe padyshim se pandemia e COVID-19 ka rënduar edhe më shumë këtë gjendje”, ka thënë Vitia.

Ministri ka shtuar se synimet janë që listat e pritjes të reduktohen deri në 50%.

“Në Klinikën e Kardiologjisë ka filluar evidentimi dhe prioritizimi i rasteve dhe është duke u analizuar edhe ofrimi shërbimi i kardiologjie në dy ndërrime për të reduktuar listën e pritjes. Në këtë klinikë është funksionalizuar edhe shërbimi i elektrofiziologjisë dhe nuk ka referime më jashtë vendit për këto shërbime”, u shpreh Vitia.

Vitia ka theksuar se në Klinikën e Radiologjisë nuk ka listë të pritjes për këto shërbime: biopsi, mamografi dhe CT apo tomografi të kompjuterizuar.

“Kemi listë të pritjes për rezonancë afërsisht 10 muaj për rastet elektive dhe joonkologjike. Listë që është trashëguar dhe është përkeqësuar edhe nga pandemia dhe vërshimet që ndodhen në këtë klinikë e cila afërsisht 6 muaj ka qenë jashtë funksionit”, tha Vitia.

Ministri foli edhe për funksionalizimin e rezonancës magnetike edhe në Spitalin e Pejës dhe Prizrenit.

“Në fund të muajit janar është funksionalizuar rezonanca magnetike në Onkologji, në Spitalin Pediatrik në QKUK dhe është në përfundim të funksionalizimit edhe rezonanca në Spitalin e Pejës dhe sipas bordit po punohet intensivisht që të vihet në funksion në fund të këtij muaji. Gjithashtu për këtë vit është në planifikim edhe funksionalizimi i rezonancës magnetike edhe në Spitalin e Prizrenit”, u shpreh ai.

Ministri gjithashtu bëri të ditur se në Klinikën e Gastroenterologjisë lista e pritjes ka qenë deri në 8 muaj për gastroskopi dhe kolonoskopi, por aktualisht krahas furnizimit me pajisje mjekësore koha e pritjes tani është rreth 2 javë.

“Në Klinikën e Oftalmologjisë lista e pritjes është vetëm për trajtimin e katëraktës afërsisht 5 muaj, ndërkaq për shërbime tjera nuk ka listë të pritjes. Në këtë klinikë në dy vitet e fundit është reduktuar edhe referimi i pacienteve për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore për disa shërbime që kanë ndikuar në kursim të buxhetit të shtetit për rreth 1.5 milion euro në vit”, deklaroi Vitia.

Gjatë raportimit të tij në Komisionin për Shëndetësi, Vitia shtoi se listat e pritjes janë zakonisht si pasojë e numrit të vogël të anesteziologëve, problematikë kjo që nuk mund të zgjidhet për një kohë deri në stabilizim e resurseve njerëzore.

“Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare ka filluar reduktimi i listës së pritjes pas funksionalizimit të pajisjes për trajnimin e venave me radiofrekuencë, për të cilin shërbim nuk ka nevojë për anesteziolog. Bordi drejtues ka raportuar së fundmi se aktualisht janë mbi 100 vende të lira në QKUK që do të plotësohen së shpejti me rekrutimin e stafit të ri ,kryesisht infermierë për të cilët kanë nevojë më shumë klinikat”, tha Vitia.

Objekti i Emergjencës në QKUK funksional së shpejti, në plan edhe një depo e re barnash

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se prioritet i tij gjatë këtij mandati do të jetë funksionalizimi i objektit të Emergjencës në QKUK, me ç’rast tha se janë buxhetuar mjetet shtesë.

Këtë e ka bërë të ditur gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Krahas funksionalizimit të këtij objekti, Vitia, mes të tjerash, si prioritete përmendi edhe sigurimin e barnave esenciale dhe uljen e listës së pritjes.

“Urgjencat prioritare janë sigurimi i profesionistëve mjekësorë në fushat deficitare, zvogëlimi i listës së pritjes në nivelin terciar, ndërhyrjet infrastrukturore spitalore, vendosja e standardeve për pranimin e pacientëve. Kontrolli i barnave, përfshirë edhe kontrollin e tregut, mbikëqyrja e institucioneve private dhe të sigurisë, reformimi i referimit të pacientëve jashtë shtetit, hapja e konkurseve me standarde të reja e kështu më radhë”, vazhdoi Vitia.

“Me qëllim funksionalizimit të ndërtesës së Emergjencës është bërë buxhetimi i mjeteve shtesë, me qëllim përfundimin sa më të shpejtë. Kemi filluar përgatitjet për sigurimin e ndërtesës së depos së barnave, pasi kjo aktualja lë shumë për të dëshiruar”, tha Vitia, teksa përmendi edhe vaksinimin në Kosovë.

“Kosova ka pasur një vaksinim relativisht të mirë ndaj COVID-19, duke futur gjatë sezonit vjeshtë-dimër në funksion edhe përdorimin e dozave bivalente përforcuese të ‘Pfizer’-it te siguruara përmes COVAX-it, krahas dozave të mjaftueshme të siguruara më parë nga Qeveria dhe donatorët”, tha Vitia.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri: Diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së

Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet

Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë

Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së

Kosova Times February 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Interfax: Rosatom është gati t’i ofrojë Serbisë centrale bërthamore me fuqi të ulët dhe të lartë

Kosova Times Kosova Times May 15, 2025
Liga e Kampionëve, zbulohen vazot për sezonin e ardhshëm
Plani i Gjermanisë për zgjatjen e jetës së centraleve bërthamore
Gati konkursi për Memorialin “Adem Jashari”
Lideri i opozitës në Britaninë e Madhe kërkon zgjedhje të parakohshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?