By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krasniqi: Zgjedhjet e reja janë tashmë të imponuara
October 31, 2025
Gashi: Diaspora akademike, potencial i fuqishëm për zhvillimin e arsimit
October 31, 2025
U publikuan letrat e diplomatit francez Anton Vas nga viti 1812
October 31, 2025
Abdixhiku: Nuk ka shumicë parlamentare, zgjedhjet e reja të pashmangshme
October 31, 2025
Haradinaj: Zgjedhjet parlamentare të mbahen sa më shpejt
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Heusgen për Kosovën dhe Serbinë: Më urgjente se kurrë që të gjejmë zgjidhje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Heusgen për Kosovën dhe Serbinë: Më urgjente se kurrë që të gjejmë zgjidhje
Ballina 1Lajme

Heusgen për Kosovën dhe Serbinë: Më urgjente se kurrë që të gjejmë zgjidhje

Kosova Times
Last updated: 2023/02/15 at 2:39 PM
Kosova Times Published February 15, 2023
Share
SHARE

Në prag të Konferencës së Sigurisë në Mynih, kryetari i saj, Christoph Heusgen, ka thënë se shpreson për një zgjidhje sa më të shpejtë të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë. Arritja e një kompromisi mes Kosovës dhe Serbisë është imediate dhe e nevojshme, ka thënë Heusgen, në një intervistë për DW në Berlin. Heusgen ka deklaruar se tani duhen zbatuar Marrëveshjet e Brukselit dhe sidomos marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Është më urgjent se kurrë që të gjejmë një zgjidhje”, ka thënë ai. “Ne shpresojmë tani në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku kemi përfaqësues të Kosovës, ku kemi përfaqësues të Serbisë, ku kemi përfaqësues edhe të vendeve që po ndihmojnë për këtë konflikt, që të bëjmë progres. Unë besoj se çfarë ka rëndësi tani është që të zbatojmë me kujdes marrëveshjet e Brukselit, që janë bërë në të kaluarën. Sipas mendimit tim, është veçanërisht i rëndësishëm realizimi i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë”.

Ai ka kujtuar më tej se në këtë konferencë më herët në panel kanë qenë presidentët e të dy shteteve, ndërsa ka shprehur dëshirën që kjo të ndodhë sërish.

“Dhe që të pajtohemi për pyetje që, sipas mendimit tim, nuk janë pyetje themelore, dhe që të bëjmë progres në Ballkanin Perëndimor, progres i cili është shumë i nevojshëm në këtë kohë, kur kemi përpara rreziqe të tjera”, ka thënë tutje Heusgen.

Konferenca e sivjetshme e Sigurisë në Mynih, që i fillon punimet të premten, më 17 shkurt, ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, do të jetë e para që bëhet nën kryesimin e ish-ambasadorit gjerman pranë OKB-së dhe ish-këshilltarit për politikë të jashtme të Angela Merkelit, Christoph Heusgen. Heusgen e mori kështu stafetën nga një tjetër njohës i rajonit të Ballkanit, Wolfgang Ischinger.

Konferenca është platformë për këmbimin e mendimeve mes krerëve të vendeve të ndryshme të botës, për çështje aktuale të politikës globale. Këtë vit priten të vijnë në kryeqytetin e Bavarisë në jug të Gjermanisë rreth 40 krerë shtetesh dhe qeverish si edhe rreth 100 ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga vende të ndryshme të botës. Por në konferencë ka edhe shumë përfaqësues të parlamenteve, ekspertë, organizata joqeveritare e diplomatë.

Programi i konferencës nuk është bërë ende publik, por sipas listës së publikuar në faqen e Konferencës, Serbia përfaqësohet nga ministrja e Evropës, Tanja Mishçeviq, ndërsa Kosova nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz. Ballkani Perëndimor është ndër dhjetë detyrat kryesore të të ashtuquajturës Listë të detyrave Transatlantike, që përcaktuan krerët e 40 shteteve të ndryshme, në samitin e liderëve të konferencës, që u mbajt në maj 2022, në Uashington. Por fokusi kryesor është padyshim Ukraina dhe ndihma ushtarake për mbrojtjen e saj nga agresori rus. /DW/

You Might Also Like

Krasniqi: Zgjedhjet e reja janë tashmë të imponuara

Gashi: Diaspora akademike, potencial i fuqishëm për zhvillimin e arsimit

U publikuan letrat e diplomatit francez Anton Vas nga viti 1812

Abdixhiku: Nuk ka shumicë parlamentare, zgjedhjet e reja të pashmangshme

Haradinaj: Zgjedhjet parlamentare të mbahen sa më shpejt

Kosova Times February 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pakistani shton pikëkalimet për dëbimin e vazhdueshëm të afganëve

Kosova Times Kosova Times November 13, 2023
Shtëpia e Bardhë i kërkon Putinit të mos përzihet në zgjedhjet amerikane
UNESCO kërkon mbrojtje urgjente për Ohrin
Rusia zgjeron përkufizimin e tradhtisë së lartë
Aktakuzë për mashtrim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?