By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO: Publikohen pamjet e sulmit me zjarrvënie në metronë e Seulit
June 27, 2025
Rama ndan pamjet fantastike nga malësitë e Tepelenës
June 27, 2025
Horoskopi ditor për 27 qershor
June 27, 2025
Ngjarjet e ditës 27 qershor
June 27, 2025
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kina shpreh mbështetje për Iranin mes presionit perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kina shpreh mbështetje për Iranin mes presionit perëndimor
Rajon / Botë

Kina shpreh mbështetje për Iranin mes presionit perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2023/02/15 at 11:48 AM
Kosova Times Published February 15, 2023
Share
SHARE

Udhëheqësi kinez Xi Jinping shprehu mbështetjen e vendit për Iranin gjatë një vizite të presidentit iranian Ebrahim Raisi në Pekin të martën, në një kohë kur Teherani po përpiqet të zgjerojë marrëdhëniet me Pekinin dhe Moskën, për të kompensuar sanksionet perëndimore për aktivitetet e tij bërthamore.

Faqja zyrtare kineze e takimit të Xi me Raisin nuk sinjalizoi nëse ata kanë diskutuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Teherani ka furnizuar qeverinë e presidentit rus Vladimir Putin me dronë luftarakë, por thotë se ata ishin dorëzuar përpara fillimit të luftës.

Xi shprehu mbështetjen për qeverinë e Raisit, duke kritikuar dominimin e Uashingtonit në çështjet globale – një gjuhë e përdorur shpesh nga Pekini zyrtar. Kina dhe Irani e portretizojnë veten, krahas Moskës, si kundërpesha ndaj fuqisë amerikane.

“Kina mbështet Iranin në mbrojtjen e sovranitetit kombëtar” dhe “për t’i rezistuar unilateralizmit dhe bullizmit”, tha Xi në një deklaratë të transmetuar nga televizioni shtetëror kinez në faqen e saj të internetit.

Xi dhe Raisi morën pjesë në nënshkrimin e 20 marrëveshjeve të bashkëpunimit, duke përfshirë tregtinë dhe turizmin, njoftoi qeveria kineze. Këto i shtohen një marrëveshjeje strategjike 25-vjeçare të nënshkruar në vitin 2021 për bashkëpunim në zhvillimin e industrisë së naftës dhe fushave të tjera.

Kina është një nga blerësit më të mëdhenj të naftës iraniane dhe një burim i rëndësishëm investimesh për vendin.

Irani ka qëndruar për vite nën sanksionet tregtare dhe financiare të vendosura nga Uashingtoni dhe qeveritë e tjera perëndimore, për shkak të përpjekjeve të Teheranit për të zhvilluar armë bërthamore, një akuzë që qeveria iraniane e mohon.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ndërprenë Iranit aksesin në rrjetin që lidh bankat globale në vitin 2018.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të ShBA, Ned Price, i kërkoi Kinës të ndikojë në Iran dhe të ulë kërcënimet e mundshme në rajon, duke thënë se një gjë e tillë “do të ishte në interesat tona të përbashkëta”.

“Republika Popullore e Kinës ka një rol për të luajtur në sinjalizimin shumë të qartë të Iranit se aktivitetet e tij destabilizuese – se skicimi i tyre – nuk do të shpërblehet, nuk do të mbështetet. Nuk është diçka që komuniteti ndërkombëtar është i përgatitur të rrijë duarkryq dhe ta shikojë”, tha Price të martën para gazetarëve në Uashington.

Xi tha se Pekini “kundërshton forcat e jashtme që ndërhyjnë në punët e brendshme të Iranit dhe minojnë sigurinë dhe stabilitetin e Iranit”, sipas deklaratës së qeverisë.

Qeveria e Raisit nuk dha detaje të takimit, por presidenti i quajti të dy qeveritë “mike në situata të vështira”.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze, i pyetur nëse Pekini ishte i shqetësuar se afrimi me Iranin mund të komplikonte lidhjet ShBA-Kinë, tha se “marrëdhëniet e tyre miqësore” kontribuojnë në “promovimin e paqes dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme”.

“Marrëdhëniet tona nuk synojnë asnjë palë të tretë,” tha zëdhënësi, Wang Wenbin.

You Might Also Like

VIDEO: Publikohen pamjet e sulmit me zjarrvënie në metronë e Seulit

Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video

Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë

Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë

Autobusi plot me studentë del nga rruga dhe bie në lumë në Angli

Kosova Times February 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia interviston shtatë të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘falsifikim i parasë’

Kosova Times Kosova Times December 16, 2022
Prokuroria jep detaje për burrin që u gjet i vdekur nën ashensor në Gjilan
Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet, viktima 22-vjeçare ra 32m poshtë rrugës
Talibanët: Tetë persona janë vrarë prej dy sulmeve ajrore të Pakistanit në Afganistan
Krejt çfarë duhet të dini për rritjen e vlerave të manganit në liqenin e Badocit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?