By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
SHBA-të dhe Ukraina nuk arritën të bien dakord për një “zonë të demilitarizuar” në Donbas
December 15, 2025
BE-ja vendosi sanksione kundër anëtarëve të Klubit të Diskutimit Valdai dhe “lëvizjes Rusofile”
December 15, 2025
Familja e heroit që shpëtoi hebrenjtë flet hapur
December 15, 2025
Kurti sot në Prizren, prezanton kandidatët për deputetë
December 15, 2025
35 vende do të marrin pjesë në Eurovision 2026
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Varhelyi shpreh keqardhje pasi i quajti disa eurodeputetë “idiotë”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Varhelyi shpreh keqardhje pasi i quajti disa eurodeputetë “idiotë”
Rajon / Botë

Varhelyi shpreh keqardhje pasi i quajti disa eurodeputetë “idiotë”

Kosova Times
Last updated: 2023/02/15 at 3:11 PM
Kosova Times Published February 15, 2023
Share
SHARE

Komisionari Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, ka shprehur keqardhje për komentet e tij, një ditë pasi u dëgjua në sallën e Parlamentit Evropian (PE) teksa i quajti disa eurodeputetë “idiotë”.

Gjatë debatit për zgjerimin, që u mbajt më 14 shkurt në PE, derisa mikrofoni i tij ishte ende i ndezur, Varhelyi iu drejtua shefit të kabinetit të tij në gjuhën e tij amtare hungareze me pyetjen: “edhe sa idiotë kanë mbetur?”. Kjo pyetje i referohej numrit të përfaqësuesve që do t’i bënin pyetje lidhur me ndikimin e Rusisë në Ballkan.

“Unë sinqerisht shpreh keqardhje për keqkuptimin rreth një komenti që kam bërë gjatë debatit në seancë plenare të Parlamentit Evropian. Ky ka qenë një diskutim privat në hungarisht mes meje dhe shefit të kabinetit tim për një çështje krejt tjetër. Kjo është nxjerrë jashtë kontekstit dhe unë kërkoj falje për çfarëdo keqkuptimi”, ka thënë Varhelyi.

After Commissioner @OliverVarhelyi replies to questions by MEPs, he takes his seat, you can clearly hear him saying: “How many other idiots are still there?” pic.twitter.com/TR8xwwc4V0

— Sándor Rónai (@sandor_ronai) February 14, 2023

Deputeti nga Hungaria në parlamentin Evropian, Sandor Ronal ka shkruar menjëherë në rrjetet sociale se komisionari ka fyer deputetët dhe tërë Parlamentin Evropian dhe se ai duhet të japë dorëheqje.

Deputeti nga Kroacia, Tomislav Sokol, i cili ka bërë pyetjen pas së cilës Varhelyi ka bërë këto komente, tha se ai pret “së paku kërkim falje publike ndaj tij dhe Parlamentit Evropian”. Sipas Sokol, edhe më e rëndësishme se kërkimfalja është që “komisionari Varhelyi të jetë i paanshëm në raportet me Serbinë dhe presidentin Vuçiq”.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, i pyetur nga gazetarët se çfarë ka ndërmarrë presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pas këtij incidenti, tha se “ajo pret nga të gjithë anëtarët e Komisionit Evropian që të tregojnë respekt ndaj të gjitha institucioneve të BE-së dhe të evitojnë sjelljet të cilat mund të shihen si mungesë respekti”.

Për një kohë të gjatë, Parlamenti Evropian e ka në shënjestër komisionarin për Zgjerim dhe Fqinjësi Varhelyi, të cilin e ka kritikuar me dyshime se është “tepër i afërt” me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe me liderin e serbëve në Bosnjë e Hercegovinë, Milorad Dodik.

Madje, përmes një Rezolute, Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Komisioni që të kryejë hetime të brendshme për sjelljen e tij.

Anëtarë të PE-së dyshojnë se Varhelyi ka ndërhyrë për të anashkaluar shkeljen e vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit në disa vende që aspirojnë anëtarësimin në BE, sidomos Serbinë.

“Parlamenti Evropian mbetet thellësisht i shqetësuar për raportet se komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim me qëllim bën përpjekje që të anashkalohet dhe ulet rëndësia qendrore e reformave demokratike dhe sundimi i ligjit në vendet që janë në proces të anëtarësimit“, thuhet në atë tekst.

Por Komisioni Evropian është shprehur se “nuk sheh arsye për masa të tilla”.

You Might Also Like

SHBA-të dhe Ukraina nuk arritën të bien dakord për një “zonë të demilitarizuar” në Donbas

BE-ja vendosi sanksione kundër anëtarëve të Klubit të Diskutimit Valdai dhe “lëvizjes Rusofile”

Familja e heroit që shpëtoi hebrenjtë flet hapur

Dokumentari për korrupsionin në sistemin gjyqësor qe solli mijëra rumunë në protestë

Djali vret regjisorin e “A Fund Burra të Mirë”. Policia: Po marrim në pyetje një anëtar të familjes

Kosova Times February 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba trafiku për 24 orë

Kosova Times Kosova Times October 14, 2024
Emery shpërblehet nga Aston Villa me kontratë të re
Rama dhe qeverisja e katert e tij,ne raport me Kosoven ?!
ASK: Në Kosovë, 490 mijë tonë mbeturina u grumbulluan gjatë vitit 2023
Krasniqi: Ishte vit i krizave dhe keqqeverisjes, PDK po rritet dhe fuqizohet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?