By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trendi më i madh i bukurisë i sezonit: Kjo ngjyrë e manikyrit është më e dëshirueshme dhe duket shumë elegante
November 18, 2025
Kryeministri polak tha se sabotimi në hekurudhën pranë Varshavës u krye nga dy ukrainas që bashkëpunuan me shërbimet e inteligjencës ruse.
November 18, 2025
Nënë e bijë gjenden të vdekura në frigorifer në një shtëpi në Innsbruck
November 18, 2025
Faqet Ndërkombëtare Kyçu ose Regjistrohu Abonohu Menu Çfarë po kërkon? Tema të nxehta Finalet e ATP-së mot i keq bonus për pajisje shtëpiake Gaza Binjakët Kessler Seksionet Lajme të fundit Lajme Politikë Ekonomi Bota Kulturë Sport Kanalet ANSA 2030 ANSA e verifikuar Shkolla, Universiteti dhe Rinia Gratë Stili i jetesës Motorë Observatori i Inteligjencës Artificiale Me përgjegjësi Shëndet dhe Mirëqenie Shkencë Teknologji Tokë dhe Shije Jubileu 2025 Udhëtime Rajonet Abruco Bazilikata Kalabria Kampania Emilia-Romanja Friuli VG Lacio Liguria Lombardia Marche Molise Piemonte Puglia Sardenjë Siçili Toskanë Trentino Alto Adige/Tiroli Jugor Umbria Lugina e Aostës Veneto Foto Video Podkast ANSAMag Oferta speciale ADV vendas Faqet ndërkombëtare ANSA.it ANSA Anglisht ANSA Evropë-BE ANSAMed Ansamad ANSA Evropa e Re ANSA Brazil ANSA Amerika Latine ANSA Kinë 中国 Parashikimi i motit Buletini i Teleborsës Pyetje të shpeshta Buletin RSS Speciale e së Premtes së Zezë ANSA Corporate Hyr Abonohu Menu Seksionet Kanalet Rajonet Foto Video Podkast Nënë e bijë gjenden të vdekura në frigorifer në një shtëpi në Innsbruck Lidhja u kopjua Të paraqitura Gauchos e Stefano Ricci-t për vjeshtë/dimër 2026/2027 Teatrot e Hapura: Një udhëtim nëpër skenat historike të Emilisë Piadina Romagnola PGI: Një proces gjyqësor francez fiton Alibaba rinovon Chatbot-in e saj Qwen dhe sfidon Silicon Valley Alibaba rinovon Chatbot-in e saj Qwen dhe sfidon Silicon Valley Andrea Riccardi në darkën nderi për prezantimin e konferencës së parë të Italofonisë ANSA.com​ Konferenca e Parë Ndërkombëtare e Gjuhëve Italiane është duke u zhvilluar Tema të nxehta Finalet e ATP-së mot i keq bonus për pajisje shtëpiake Gaza Binjakët Kessler Tokë dhe Shije Vatikani Observatori i Inteligjencës Artificiale Bota Naviga Nënë e bijë gjenden të vdekura në frigorifer në një shtëpi në Innsbruck
November 18, 2025
FFK: Gjithçka gati për ndeshjen Kosovë–Zvicër
November 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Serbët, 15 vjet pas pavarësisë: Kemi dalë nga izolimi, por kemi mbetur pa rini
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Serbët, 15 vjet pas pavarësisë: Kemi dalë nga izolimi, por kemi mbetur pa rini
Ballina 1Lajme

Serbët, 15 vjet pas pavarësisë: Kemi dalë nga izolimi, por kemi mbetur pa rini

Kosova Times
Last updated: 2023/02/16 at 8:30 PM
Kosova Times Published February 16, 2023
Share
SHARE

Stefan Stojanoviq (26 vjeç) nga Pasjani, një komunë me shumicë serbe në rajonin e Gjilanit, e kalon çdo ditë në Prishtinë ku punon dhe, siç thotë ai, krijon miq të rinj.

Ai, gjithashtu, ka diplomuar në një fakultet privat në gjuhën angleze në kryeqytetin e Kosovës dhe beson se të drejtat e komunitetit serb janë përmirësuar në pesëmbëdhjetë vjetët e fundit, që kur Kosova shpalli pavarësinë.

“Kam pasur përvoja ekskluzivisht pozitive, si në vetë universitetin, ashtu edhe në qytet”, thotë Stefani për Radion Evropa e Lirë.

Shoqëria kosovare u nda pas luftës dhe integrimi më intensiv i komunitetit serb filloi pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Stefani beson se të rinjve serbë sot, pas “izolimit dhe kufizimeve të ndryshme”, u është dhënë mundësia të largohen nga vendet e tyre dhe të ushtrojnë të drejtat e tyre.

Ai është edhe kryetar i organizatës joqeveritare “Sokrati”, e cila merret me të rinjtë dhe tregon se ka ende një numër të madh të bashkatdhetarëve të tij që nuk duan të integrohen në shoqërinë kosovare, por se ka edhe shumë nga ata që “nuk munden të gjenden”.

“Unë do ta veçoja gjuhën si pengesën më të madhe në procesin e integrimit. Është e vërtetë që gjuha (serbe) është e barabartë me gjuhën shqipe me ligj, por jemi dëshmitarë që të drejtat e serbëve p՗r gjuhën, nuk respektohen në institucione”, thotë ai.

Gjuha serbe, përveç shqipes, është gjuhë zyrtare në Kosovë, e cila garantohet me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Mirëpo, institucionet përgjithësisht nuk e respektojnë, duke përmendur si arsyetim mungesën e përkthyesve.

Stefani mendon se është komuniteti shumicë shqiptare që duhet t’u afrohet serbëve në Kosovë, t’u tregojë se janë të “pranuar” dhe t’u ofrojë “dorën e integrimit të vërtetë”.

Largimi i të rinjve

Rreth 20 kilometra nga Prishtina ndodhet fshati multietnik Rabovcë, i cili i përket komunës së Lipjanit me shumicë shqiptare.

Në qendër të fshatit ndodhet një kishë ortodokse pranë së cilës jeton Zoran Spasiqi. Ai thotë se asnjëherë nuk ka pasur probleme me fqinjët shqiptarë dhe se asnjëri prej tyre nuk është shpërngulur në periudhën e paraluftës dhe as në vitet e para të pasluftës.

Megjithatë, siç shton ai, një situatë e tillë ka ndryshuar, ndaj të rinjtë po largohen gjithnjë e më shumë për shkak të problemeve me papunësinë.

“Vetëm ju gazetarët na mbani mend, nuk jemi interesantë, duke qenë se këtu është qetë, nuk ka incidente. Pas luftës, ishte i vetmi fshat i përzier që mbijetoi. Delegacionet e huaja erdhën për të na vizituar, ata u mahnitën se si mund të vazhdonim të jetonim së bashku dhe e përmendën atë si shembull. Mirëpo, nuk kanë ndihmuar financiarisht në zhvillimin e fshatit”, thotë Zorani.

Liri më e mirë e lëvizjes por pa kthim të qëndrueshëm

Për arsye të ngjashme, pothuajse nuk ka të rinj serbë në vendet ku janë kthyer serbët në territorin e komunës së Klinës në rajonin e Pejës.

Këtë e konfirmon për Radion Evropa e Lirë, Silvija Rashkoviq, nga Zyra komunale për komunitete dhe kthim.

Teksa ndihmon bashkatdhetarët e moshuar që t’i plotësojnë formularët për ndihmë të dhëna nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, ajo tregon se si ajo dhe djali i saj u kthyen në vitin 2010.

Ajo arriti të punësohej shpejt në komunën e Kosovës, por në të njëjtën kohë filloi të merrej me bujqësi.

Duke tërhequr një paralele me atë kohë, Silvia thotë se shumëçka ka ndryshuar për mirë.

“Kur u kthyem, liria e lëvizjes nuk ishte në të njëjtin nivel si sot. Na lejuan të hynim në disa dyqane dhe kafene. Ne e kemi tejkaluar këtë, duke e krahasuar tash me vitin 2010 është një ndryshim i madh. Tani edhe njerëzit tanë udhëtojnë me autobus”, thotë Silvija Rashkoviq.

Megjithatë, ajo shton se shumë të kthyer e kanë pasur të vështirë të gjenden, se nuk kanë pasur mbështetje ekonomike dhe se në rastin e parë kanë shitur pronën e tyre dhe janë kthyer në Serbi.

Mihajlo dhe Radomir Mikiq, megjithatë, janë të vendosur të qëndrojnë në vendlindjen e tyre.

Ata jetojnë në qendër të Klinës, ndërsa familjet e tyre janë në qytete të Serbisë. Ata marrin pension nga Kosova dhe merren me bujqësi, aq sa i lejon mosha e tyre.

Për Mihajlon, vitet e para të pasluftës kanë qenë të “rrezikshme”, pasi, siç thotë ai, komuniteti shqiptar që është shumicë, nuk i ka pranuar. Sot nuk i kanë ato probleme.

“Me sa mbaj mend, kam 75 vjet që jetojmë me ta. Më vijnë shqiptarët, nuk kemi asnjë problem”, thotë ai.

Kushëriri i tij, Radomiri, tregon të njëjtën histori për Radion Evropa e Lirë. Ai nënvizon se kthimi për brezat e rinj nuk ka qenë i suksesshëm, sepse nuk kanë mundur të gjejnë punë.

“Aty është edhe shkolla, të gjitha ndikojnë”, thotë ai.

Serbët në Kosovë shkollohen në institucionet arsimore që punojnë sipas sistemit serb. Në shkollat sipas sistemit të Kosovës, mësimi në gjuhën serbe nuk ekziston.

Nga 1.500 të kthyerit e regjistruar zyrtarisht, rreth 200 prej tyre sot jetojnë në territorin e komunës së Klinës.

Në mesin e tyre është edhe Slobodan Lopoqanin, të cilin ekipi i REL-it e gjeti në Zyrën për komunitete dhe kthim.

Ai thotë se ka ardhur për të aplikuar për ndihmën e ofruar nga Ministria për Komunitete dhe Kthim e Kosovës dhe shpreson të marrë disa makineri bujqësore për të kultivuar më lehtë katër hektarët tokë të tij.

Procesi i kthimit të serbëve në Kosovë ka më shumë se 20 vjet që vazhdon, kryesisht në zonat rurale. Të dhënat e autoriteteve lokale tregojnë se ata që jetonin në qytete kryesisht i kanë shitur banesat apo shtëpitë e tyre në vitet e para të pasluftës.

Njëra nga pengesat për të ashtuquajturin kthim urban është se në qytetet e Kosovës nuk ka institucione arsimore në gjuhën serbe.

Mirëpo, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në fund të dhjetorit të vitit 2022 tha se aktualisht janë rreth 200 kërkesa për kthim në qytetet e Kosovës dhe se për këtë do të punojnë në periudhën e ardhshme.

Ai tha se ka marrë mbështetjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për projektin “Kthimi urban”.

You Might Also Like

Rasti ‘Administrimi i drejtësisë’, konferencat përgatitore më 28 nëntor

Kryetari i Sindikatës së PK-së nderohet me medalje nderi në Poloni

Abdixhiku: Bajraktari një zë i fuqishëm i Kosovës në SHBA

Demiri nxit partneritete akademike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit

Kurti: Riafirmojmë angazhimin e palëkundur për barazi gjinore

Kosova Times February 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Prokurorët rusë kërkojnë 20 vjet burgim për Navalnyn

Kosova Times Kosova Times July 20, 2023
Gjykimi Thaçi e të tjerët, fillon dëshmia e dëshmitarit të 113-të të ZPS-së
‘Mediazona” dhe “BBC” konfirmuan vdekjen e 30 mijë ushtarëve rusë në Ukrainë
Nis shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë
Tiranë: Pesë të arrestuar, në mesin e tyre dy kosovarë – kapen me 10 mijë doza ekstazi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?