Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora ka uruar shqiptarët e Kosovës për 15 vjetorin e pavarësisë,.
Ajo përmes një video-mesazhi ka falënderuar bashkatdhetarët e saj “të cilët e kanë mbështetur gjithmonë”.
“Përshëndetje RTK, unë jam Rita Ora. Mund të flisja pafund për rrugëtimin tim me njerëzit e mi në Kosovë. Përgëzoj pavarësinë e Kosovës dhe ju falënderoj për gjithë këto vite krenarie dhe mbështetje”, tha ndër të tjera Rita.Kujtojmë se më 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës miratoi në mënyrë të njëanshme me aklamacion Deklaratën për Pavarësinë e Kosovës. Të 109 deputetët shqiptarë votuan pro deklaratës.